Është një nga veprat madhore të Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjeve të mëdha do të çonin në fitoren e pavarësisë. Për këtë, shqiptarët duhet të ishin të përgatitur, të kishin programin e luftës dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke përgjithësuar përvojën e gjeratëhershme të lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte më së miri këtë mision. Siç tregon titulli, vepra përbëhet nga tri pjesë.