Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
13 Gjërat që njerëzit mendërisht të fortë nuk i bëjnë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Libri
Merreni prapë fuqinë, përqafojeni ndryshimin, përballuni me frikat tuaja, dhe trajnojeni trurin tuaj për lumturi dhe sukses.
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Tejkalojeni atë që po ju mban pas dhe jetojeni jetën që ëndërroni.
Si psikoterapist i trajnuar, Amy Morin është mësuar t’i ndihmojë ata që kanë vështirësi-por në vitin 2013, ajo kishte vështirësi vetë.Ajo e kishte humbur nënën dhe burrin e saj, dhe pastaj, pasiqë ishte rimartuar, ajo mësoi se vjehrri i saj ishte diagnostifikuar me kancer. Ajo e quajti këtë pikën më të ulët të jetës së saj.
Afër pikës së thyerjes, ajo u ul dhe shkroi një letër drejtuar vetes. Në të, ajo bëri një listë të 13 gjërave që njerëzit e fortë mendërisht nuk i bëjnë.Më vonë, ajo e shpërndau atë në bllogun e saj. Artikulli u bë viral dhe përfundimisht i arriti 50 milion njerëz. Një vit më vonë, ajo ia doli të shkruajë një libër që u bë best seller dhe u përkthye në 40 gjuhë.
Në 13 pulsimet e ardhshme do të mësoni për 13 shembuj të përvojave jetësore reale për diku 13 shprehi të këqija dhe se si ato shprehi të këqija u zëvendësuan me shprehi tjera më të mira. Në proces, do të rezervoni kutinë tuaj personale të veglave për vështirësitë famëkeqe të jetës. Pra, le të fillojmë.
Poashtu do të mësoni:
- Si ta merrni një rrezik të llogaritur;
- Që bashkëpunimi është më i mirë sesa konkurimi; dhe
- Pse të fitosh është më mirë sesa të meritosh.
Ideja kyçe 1
Njerëzit e fortë mendërisht e zëvendësojnë keqardhjen për veten me mirënjohjen.
Një ditë, Amy Morin përjetoi një aksident të vogël: dy vetura në një parking supermarketi po parkoheshin dhe u ndeshën në njëra -tjetrën. Morini i pa dy ngasësit duke dalur nga vetura dhe nuk mundej ndryshe pos të vërente diçka. Edhepse ata ngasës sapo kishin përjetuar të njëjtin aksident, reagimet e tyre nuk mund të kishin qenë më ndryshe. Ngasësi i parë doli jashtë nga vetura dhe dukej pothuajse i çliruar. Sa me fat ishte ai që askush nuk ishte lënduar seriozisht!Sa mrekulli ishte që ajo ndeshje nuk kishte shpier në një lëndim serioz! Ngasësi i dytë, sidoqoftë, ndihej i pafat: Oh mrekullueshëm, rënkoi ai. Mu ajo që po më duhej!Pse kjo gjë i ndodh atij çdoherë?
Ku është qëllimi?Epo, ngasësi i dytë është shembull i përsosur i sjelljes së parë që njerëzit e fortë mendërisht nuk e bëjnë: ai po ndjen keqardhje për veten.Ai po mbytet në fatkeqësinë e tij, duke bërë një ndejë të sëmurë. Njerëzit që ndjejnë keqardhje për veten priren të mendojnë se problemet e tyre janë shumë më të këqija. Ata ankohen se jeta nuk është e drejtë dhe kur i pyesni ata se si ka shkuar dita e tyre, ata do t’iu japin një listë të gjërave që kanë shkuar keq.
Por po aq sa kjo gjë është e zakontë, është poashtu problem.Sepse të ndjeni keqardhje për veten mund të jetë diçka mjaft shkatërrimtare. Ju nuk jeni thjesht duke e humbur kohën tuaj; ju poashtu po e trajnoni mendjen tuaj të fokusohet në gjërat negative. Gjë që do t’ju bëjë më të mjerë, dhe kjo si rrjedhojë do t’iu bëjë të fokusoheni edhe më shumë në anët e këqija. Në ndërkohë, gjithë fati i mirë dhe përvojat pozitive kalojnë të pavërejtura.
Pra, po, keqardhja për veten është shkatërruese. Por si mund të ndaloni?Anekdota me efektive është mirënjohja. Nëse keni ngecur me mendësinë se ‘’Mua gjithnjë me ndodhin gjëra të këqija,’’ vetëm ndaloni për një sekondë. Uluni dhe shkruani të gjitha gjërat e mira që ju kanë ndodhur. Për ta bërë me të rregullt, ju mundeni poashtu ta mbani një ditar mirënjohjeje. Gjithë çfarë duhet të bëni është të shkruani së paku një gjë për të cilën jeni falenderues në ditë. Gjithashtu, ndihmon ta thoni me zë-tregonju njerëzve përreth jush se çfarë ju ka dhënë jeta.
Herët apo vonë mund ta gjeni veten në mendësinë e ngasësit të parë. Në vend se të ankoheni për një aksident të vogël, ju aktualisht do të ndiheni mirënjohës që nuk ka ndodhur asgjë më e keqe. Gjë që ju sjelll një hap më afër të bërit një person i fortë mendërisht.
Ideja kyçe 2
Njerëzit mendërisht të fortë qëndrojnë në forcën e tyre dhe i falin të tjerët.
Le të njoftohemi me Laurenën, nënë e dashur e dy fëmijëve. Ajo kishte pothuajse një portret perfekt të jetës familjare, sikur të mos ishte për një gjë: vjehrra e saj. Laurenës ajo i dukej autoritative. Ajo jo vetëm që vinte tek shtëpia e saj pa lajmëruar, por ajo vazhdimisht e kritikonte stilin e prindërimit të Laurenës, dhe madje bënte edhe komente të pahijshme për peshën e saj. Laurena gjithnjë mbante një buzëqeshje me mirësjellje nga jashtë, por nga brenda, po digjej. Dhe nuk ishte vetëm se vjehrra e saj e zinte kohën e çmuar të familjes; Lauren gjithashtu e gjeti veten duke përfolur dhe duke u ankuar për të, të paktën disa orë në javë. Ishte e qartë se diçka nuk shkonte.
Gjë që na shpie tek shprehia e dytë që njerëzit mendërisht të fortë nuk e bëjnë: ata nuk i lejojnë njerëzit e tjerë të kenë fuqi mbi ta.
Ky ishte boshti i problemit të Laurenës: për shkak se ajo kishte frikë ta ngriste zërin, ajo e linte vjehrrën e saj ta kontrollonte mënyrën se si ajo ndihej dhe sillej. Egzistojnë shumë mënyra përmes të cilave mund të manifestohet kjo shprehi. Nëse jeni i ndjeshëm ndaj kritikave të njerëzve të tjerë, nëse i lejoni njerëzit e tjere t’iu zemërojnë, nëse njerëzit e tjerë mund t’iu fajësojnë për diçka që nuk dëshironi ta bëni-kjo është shenjë se ju ju jepni njerëzve të tjerë fuqi mbi ju.
Pra si ta merrni kontrollin prapë mbi jetën tuaj? Le të hedhim edhe një tjetër shikim të Laurena. Pasi ajo e kuptoi se sa shumë kohë dhe energji kalonte duke u ankuar për vjehrrën e saj, ajo u ul për të biseduar me burrin e saj. Ata vendosën të caktojnë kufinjë të respektueshëm, por të qartë dhe të shëndetshëm. Kështuqë ata bënë një bisedë me të. Ata i thanë asaj se në vend që të vinte tek shtëpia pa njoftuar, ata do ta ftonin atë rregullisht për drekë.Ata poashtu kërkuan që ajo të ndalonte kritikën ndaj stilit të prindërimit të Laurenës. Në fillim, ishte e vështirë që vjehrra të përshtatej-por ja doli.Dhe Laurena e mori në dorë kontrollin mbi shtëpinë e familjes dhe jetën e saj.
Ideja kyçe 3
Njerëzit mendërisht të fortë janë gjithnjë gati ta përqafojnë ndryshimin.
Richardi ishte i frustruar.Ai sapo u diagnostifikua me diabet dhe mjeku i tij i tha që ishte 75 kg mbipeshë, prandaj ai ndihej se duhej të bënte një ndryshim-gjë që ishte më e lehtë të thuhej sesa të bëhej.Ai bëri një zotim të ndalonte nga çfarëdo lloji ushqimi të shpejtë; ai madje i pastroi raftet e tij nga ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer. Ai u regjistrua në palestër.E gjithë kjo tingëllonte si një plan i mirë-në letër. Në jetën reale, sidoqoftë, ai shumë shpejtë e gjeti veten duke ngrënë para TV-së në vend se të ushtronte. Përkundër qëllimeve më të mira, ai nuk humbi asnjë kg!
Le të ballafaqohemi me të: Ndryshimi është i vështirë.Por nëse ju mungon forca mendore, është e lehtë të tërhiqeni prej tij. Por kjo vie me çmim të lartë: Pa ndryshim, mund të ndiheni sikur keni ngecur derisa të tjerët po ju kalojnë.
Pra si i qasen ndryshimit njerëzit mendërisht të fortë?Para së gjithash, ata e shmangin grackën më të madhe të vetme: rëndimin e vetes me shumë ndryshim të menjëhershëm. Kjo është ajo që ndodhi me Richardin. Metodat e tij ishin shumë radikale, shumë jorealiste-ai e vuri veten në dështim.
Më mirë provoni këto tri këshilla.
Së pari, ndajeni ambicien në qëllime më të vogla dhe më të arritshme. Zëvendësojeni ndryshimin radikal me ndryshimin në rritje. Kjo është ajo që Richardi mësoi të bënte. Në vend se të dëshironte të humbte 75 kg menjëherë, ai tani përpiqej të humbte 5kg si hap i parë.
Dhe së dyti, bëni një plan. Kjo domethënë të merrni hapa veprues konkretë që janë të lehtë për tu ndjekur. Për shembull, Riqardi filloi një ditar ushqimi për ta llogaritur ngrënien e tij dhe përgaditi darkë në vend se të dilte për të ngrënë jashtë. Ai planifikoi tri vizita në palestër në javë paraprakisht dhe për ditët e tjera, ai bëri një zotim të shkonte për një ecje të shkurtër me familjen pas dreke.
Pra, tani ne e dimë se si njerëzit e fortë mendërisht e trajtojnë ndryshimin: Ata shmangin ndryshimin e frikshëm gjithçka ose asgjë, dhe në vend të kësaj ata krijojnë qëllime më të vogla dhe më realiste dhe i bashkangjitin veprimet konkrete që mund të bëjnë çdo ditë. Ju mund ta bëni ndryshimin aq jo të frikshëm saqë të largoheni prej tij thjesht nuk është më një opsion.
Ideja kyçe 4
Njerëzit e fortë mendërisht nuk shpërqendrohen nga gjërat që nuk mund t’i kontrollojnë.
Një ditë, James donte të kalonte një pasdite duke shikuar balena me vajzën e tij.Takime të tilla ishin bërë të rralla për të; pas ndarjes nga gruaja e tij, Karmen, asaj i ishte dhënë kujdestaria primare, ndërsa Jamesit i lejohej ta shihte atë të Mërkureve dhe në fundjava.Për t’i komplikuar gjërat edhe më shumë, prindërit e ndarë po garonin se kush t’i bënte mirë më parë vajzës së tyre, duke u përpjekur ta kalojnë njëri-tjetrin me dhurata dhe aktivitete argëtuese. Kështuqë, kur ai mësoi nga vajza e tij se nëna e saj e kishte marrë atë në një udhëtim për t’i parë balenat vetëm një javë më parë-për ta prishur udhëtimin e tyre-James ishte tërbuar.Në vend se të kënaqej me kohën cilësore të rrallë që kishte me vajzën e tij, ai i dërgoi ish gruas së tij mesazhe të zemëruara. Pasditja kështu, kishte shkuar dëm.
Pra çfarë po shohim këtu saksisht? Eshtë kjo:James u mërzit panevojë rreth diçkaje që ishte jashtë kontrollit të tij. Por sikur shumica e njerëzve, James i pëlqen të ketë kontroll të plotë mbi situatën. Kjo përfshin t’iu thoni njerëzve çfarë të bëjnë. Por vetëm për ta bërë situatën edhe më keq, duke e çuar dëm kohën cilësore me vajzën e tij.
Njerëzit mendërisht të fortë, në anën tjetër, zhvillojnë një ndjenjë kontrolli të balansuar. Ata kanë një kontroll të mirë të asaj që mund dhe nuk mund të kontrollojnë dhe për këtë arsye investojnë kohën dhe energjinë e tyre më me mençuri.
Hapi i parë është i qartë: Duhet ta dini se ka disa gjëra që ju nuk do të jeni në gjendje t’i ndryshoni.Psh nuk do të jeni në gjendje ta detyroni fëmijën tuaj të jetë student A+, nuk mund t’i detyroni njerëzit ta ndjekin këshillën tuaj, dhe nuk mund t’i kontrolloni sëmundjet apo motin.
Sapo ta kuptoni se disa gjëra janë jashtë kontrollit tuaj, atëherë mund të fokusoheni në atë që është aktualisht në sferën tuaj të ndikimit. Dhe pastaj mund ta bëni më të mirën e rrethanave.
Gjë që na kthen pas tek James.Së shpejti, ai e kuptoi se nuk do të mundej ta ndryshonte ish gruan e tij, dhe poashtu që nuk ka fuqi në mënyrën se si ajo e kalon kohën me vajzën e saj. Ajo që mund të bënte ai ishte ta bënte më të mirën e kohës së tij me vajzën. Prandaj, në vend se të ankohej, apo ta mbante zvarrë ish gruan e tij në gjyq për kujdestari, ai u mësua të jetë më i pranishëm dhe ta shijojë çdo minutë të kohës që ja del ta ketë me vajzën e tij.
Ideja kyçe 5
Kënaqja e të tjerëve gjithnjë nuk funksionon, dhe të qenit gati që ndonjëherë mos t’i kënaqni të tjerët ju bën më të fortë.
Këtë herë, le t’i themi përshëndetje Meganit. Megani kishte një problem të kuptueshëm: ajo ndihej vazhdimisht e stresuar. Obligimet dukeshin se vërshonin nga të gjitha anët-anëtarët e kishës i kërkonin asaj t’i gatuante shpejtë disa Muffins për Shërbimin e të Dielës, motra e saj kishte nevojë për një kujdestare fëmijë, dhe kushërira e saj o erdhi për vizitë në momentin e fundit për t’i kërkuar një nder. Së shpejti u bë e qartë se stresi i Meganit kishte një arsye të veqantë: ishte për shkak se ajo e kishte të vështirë të thonte jo.Apo me fjalë të tjera, ajo jua bënte qefin njerëzit.
Të jesh i/e mirë-epo, është mirë. Por kjo bëhet problem kur jeni shumë i mirë.Para së gjithash, njerëzit që kanë tendenca të jenë shumë të mirë, mund të shfrytëzohen shumë lehtë. Meqenëse ata e urrejnë të mos pajtohen, ata më parë thonë po sesa të rrezikojnë një konflikt.Ata jo vetëm që janë vazhdimisht të brengosur për atë se çfarë mendojnë njerëzit për ta, por ata poashtu shkojnë shumë larg për ta ndryshuar sjelljen e tyre, në mënyrë që të paraqiten më të pëlqyeshëm, shpesh në llogari të dëshirave të tyre.
Nuk është e vështirë ta gjejmë se çfarë është gabim me këtë lloj sjelljeje. Nëse gjithnjë fokusoheni në nevojat e njerëzve të tjerë, atëherë nuk do t’i plotësoni nevojat tuaja. Kjo jo vetëm që është jashtëzakonisht stresuese; kjo mundet poashtu t’i dëmtojë lidhjet tuaja. Kjo është ajo që ndodhi me Meganin. Për shkak se ajo gjithnjë u thoshte jo kërkesave afatshkurtra të kushërirës së saj, ajo u frustrua dhe sillej në mënyrë të irituar me familjen e saj. Ndonjëherë ajo madje e humbte darkën e saj apo nuk mund t’i dërgonte fëmijët e saj në shtrat.
Prandaj nëse e vëreni se jeni person jashtëzakonisht i dëgjueshëm, çfarë mund të bëni?Ja ku i keni dy këshilla:
Këshilla numër një është se duhet ta mbani mend një gjë: Nuk është puna juaj t’i bëni të gjithë të lumtur gjithë kohën. Është në rregull nëse dikush është i zemëruar apo i mërzitur. Nuk është fundi i botës. Ata janë të rritur, dhe kanë mësuar të përballen me emocionet negative ashtu siq keni bërë ju.
Këshilla numër dy është më praktike. Nëse dikush ju kërkon një nder, merrni pak kohë para se të thoni po ose jo.Kjo është aktualisht ajo që autori i thonte Meganit.Saherë dikush i kërkonte asaj diçka, ajo ndihej në presion që automatikisht të thoshte po, edhe nëse nuk donte ta thoshte atë. Prandaj Morini i dha asaj një skriptë, diçka me të cilën ajo mund të përgjigjej lehtë në atë situatë.Për shembull, kur dikush i kërkonte asaj një nder, ajo thoshte diçka sikur: ‘’Faleminderit për pyetjen. Më lejoni ta kontrolloj kalendarin dhe pastaj do të merrem me ju pas pak.’’Në këtë mënyrë, ajo i dha vetes pak kohë. Gjë që e bëri të lehtë për të ta thotë këtë fjalë të vogël por të fuqishme me dy shkronja:jo.
Ideja kyçe 6
Njerëzit mendërisht të fortë nuk kanë frikë të marrin rreziqe të kalkuluara.
Kur Dave i tha gruas së tij për një ëndërr të vjetër të tij-për hapjen e një dyqani të tij të mobileve-ai u prit me një lëvizje ironike të syve. Çfarë ëndërrimtari ishte ai!Dhe ai u pajtua-pse do ta linte punën e tij stabile si mësues në shkollë të mesme për një ndërmarrje të një hapi të tillë? Prandaj ai vazhdoi të punonte të njëjtën punë të vjetër.Problemi i vetëm: Sa më shumë që ai mundohej ta shtypte aspiratën e tij reale, aq më i frustruar bëhej. Edhe më keq, ai ndihej i mundur dhe i depresionuar. Dhe ngeci në një dilemë. Çfarë duhej të bënte?
Pra le të shikojmë më thellë në këtë gjë, dhe ta shohim se si i trajtojnë rreziqet njerëzit mendërisht të fortë. Sikurse Dale, shumica e njerëzve kanë natyrshëm një aversion ndaj marrjes së rrezikut. Ata kanë frikë të marrin vendime të caktuara, shpesh duke i sjellur skenarët më të këqinjë në kokën e tyre. Por në vend se t’i përmbushin dëshirat e tyre, ata përfundojnë në krevat duke menduar për jetën dhe çka do t’iu kishte dhënë ajo nëse do të guxonin ta bënin X apo Y gjënë.
Pra çfarë bëjnë ndryshe njerëzit mendërisht të fortë? Ja ku është përgjigja: ata marrin rreziqe të kalkuluara. Ata e bëjnë këtë në dy hapa.
Së pari, ata e kanë një fotografi të plotë dhe realiste të rreziqeve potenciale dhe dobive të përfshira. Ata e pyesin veten: Cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë? Poashtu, cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë?
Së dyti, ata e gjejnë një mënyre që t’i përshtatin si duhet rreziqet e përfshira.Shumë njerëz iu qasen vendimeve jetësore me një qëndrim gjithçka ose asgjë. ‘’Ose do të bëhem një njeri i famshëm, ose një humbës përgjithnjë!’’-klithin ata. Por mos u bëni shumë dramatik. Egziston rruga e mesme.
Dhe kjo është saktësisht ajo që bëri Dale. Ai e kuptoi se nuk ishte një vendim ose ose.Ai mund ta ketë sigurinë e punës së tij ditore dhe emocionin e udhëheqjes së biznesit të tij në të njëjtën kohë.Gjithë çfarë ai duhej të bënte ishte ta fillonte dyqanin e tij në baza gjysmë-orari, të punonte mbrëmejve dhe fundjavave. Dhe në vend se ta blente një dyqan të tërë, ai mund t’i shiste krijimet e tij online. Nëse kishte interes të mjaftueshëm, ai mund të hapte një vitrinë më vonë. Humori i tij u përmirësua menjëherë. Në fund të fundit, ai bëri atë që bëjnë natyrshëm njerëzit e fortë mendërisht: mori një rrezik të llogaritur.
Ideja kyçe 7
Të pajtohesh me të kaluarën të bën më të fortë, por duhen hapa konkretë për ta bërë këtë.
Raporti ë Glorias me vajzën e saj 28 vjeqare ishte më shumë se i vështirë. Për Glorian u bë e qartë se vajza e saj kishte ngecur në një shteg të sjelljeve vetë-shkatërruese-vazhdimisht duke i ndërruar të dashurit, duke mos mbajtur punën, dhe duke u kthyer tek e ëma. Por në vend se të thoshte ndonjë gjë, ajo madje ia mundësonte atë me sjelljen e saj qëllimmirë. Pse? Sepse ajo ndihej në faj dhe e turpëruar të mos ishte aty për vajzën e saj kur kishte qenë më e re, prandaj tani donte ta kompenzonte atë kohë. Me fjalë të tjera, ajo kishte ngecur aq shumë në të kaluarën, saqë nuk mund të shkonte përpara.
Nëse ka diçka që mund të mësojmë nga tregimi i Glorias, është kjo: nëse dëshironi të bëheni mendërisht të fortë, atëherë duhet të pushoni së jetuari në të kaluarën tuaj. Kjo shprehi vie në shumë forma.Kjo mund të nënkuptojë që jeni duke riluajtur disa skena të caktuara nga e kaluara juaj përsëri e përsëri; ju po pyesni veten se si do të ndryshonte jeta juaj sikur ta kishit marrë këtë punë; apo supozoni se të ktheheni prapë me ish të dashurin tuaj do t’i zgjidhë të gjitha problemet tuaja. Por një dozë e caktuar e reflektimit retrospektiv është e shëndetshme, por shumë nga ajo mund të jetë shkatërrimtare.
Si të ndaloni atëherë, mund ta pyesni veten. Truku është ky: Në vend se të ngeleni në të kaluarën tuaj, atëherë ju duhet të pajtoheni me të dhe të ecni përpara.
Hapi i parë këtu është pranimi.Duhet ta kuptoni se pa marrë parasysh çfarë bëni, nuk do të jeni në gjendje të ndryshoni çfarë ka ndodhur. Kjo mundet poashtu të nënkuptojë se po e falni dikë që ju ka shkaktuar dhimbje.
Dhe e dyta, vazhdoni përpara. Ndryshoni mendimet tuaja të vjetra në mendime të reja, dhe bëjeni këtë me qëllim.Kur e vëreni se mendimet tuaja po shkojnë spirale në ngjarje të kaluara, bëni një përpjekje t’i zëvendësoni ato mendime-për shembull, filloni të bëni plane për pushimin tuaj të ardhshëm.Edhe më mirë: Gjeni qëllime të reja për të ardhmen tuaj. Sa më shumë që e mësoni veten të bëni një shprehi të të menduarit për të ardhmen, aq më e vështirë do të jetë për trurin tuaj të kthehet në të kaluarën.Pushoni së mbeturi atje.
Deri tani kemi folur shumë për shprehitë. Por nuk e kemi kuptuar se shprehitë mund të vijnë në shumë forma dhe mënyra. Merreni pulsimin e Glorias që e lexuam më herët. Ishte të menduarit e saj që ishte problematik, ngase mendimet e saj kishin ngecur në të kaluarën. Kjo ishte e ndryshme nga Richard nga injorimi numër tre, i cili e gjeti veten duke ngrënë para televizorit edhe pse donte të humbiste peshë – këtu po flasim për sjellje të zakonshme.Dhe mbane mend James, i cili u mërzit aq shumë që gruaja e tij e kishte marrë vajzën në udhëtimin e shikimit të balenave para se ta merrte ai së pari? Edhe, shprehitë e tij të këqija kishin të bënin tërësisht me emocionet.
Qëllimi këtu është se, nëse dëshironi ta zhvilloni forcën tuaj mendore, duhet të jeni të vetëdijshëm për këto tri nivele mendore të forcës:mendimet, sjelljet dhe emocionet. Disa shprehi të këqija fillojnë në një nivel, dhe pastaj kanë tendencë të tejkalojnë. Por ndodh edhe e kundërta; nëse filloni t’i përmirësoni këto trija, kjo do të ndikojë tek dy të tjerat. Të gjitha janë të lidhura mes vete.
Ideja kyçe 8
Njerëzit mendërisht të fortë e shmangin përsëritjen e gabimeve të njëjta, dhe kjo kërkon vetë-disiplinë.
Le të çojmë një makinë të vogël kohe në një qytet të vogël në Masaçusets të mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Jemi me biznesmenin Rowland Macy, i cili sapo hapi një dyqan produktesh të thata, por bëri një gabim mjaft fatal. Vendndodhja që ai zgjodhi ishte shumë e qetë, dhe si rezultat ai luftoi për të tërhequr klientët.
Për të daulluar në dyqanin e tij të fushës, Macy organizoi një paradë të madhe nëpër qytetin e tij e cila do të përfundonte në dyqanin e tij. Fatkeqësisht, në ditën e paradës, ishte aq nxehtë saqë askush nuk u paraqit. Ai u zhyt aq thellë në borgje saqë duhej të hiqte dorë nga biznesi i tij.
Por Macy mësoi nga kjo përvojë dhe u betua të mos e bënte gabimin e njëjtë prapë.Herën tjetër, ai hapi një dyqan te ‘’Macy Dry Goods’’ dhe zgjodhi një lokacion fillestar në New Yorkun e poshtëm.Ishte një hit i madh. Pjesa tjetër është histori: Macy u bë një nga zingjirët e dyqaneve më të mëdha në botë dhe akoma mban paradë çdo vit-vetëm në vjeshtë, për ta shmangur nxehtësinë.
Ajo që Rowland Macy bëri këtu është një tjetër karakteristikë e njerëzve mendërisht të fortë: ata studjojnë dhe mësojnë nga gabimet e tyre në mënyrë që mos t’i përsërisin ato në të ardhmen.
Për të mësuar nga gabimet tuaja herën tjetër që shkon diçka gabim, duhet të gjeni pak kohë për t’ia bërë vetes pyetjet e mëposhtme: Çfarë bëra gabim? Çfarë kam mundur të bëj më mirë? Dhe çfarë mund të bëj ndryshe herën tjetër?
Natyrisht, të dini çfarë duhet të bëni ndryshe dhe aktualisht bërja nuk është e njëjta gjë. Ja pse, nëse doni të vëni një stop tek shprehitë e këqija njëherë e përgjithmonë, duhet të praktikoni vetë-disiplinën. Ja ku janë tri metoda të thjeshta për t’u bërë një person më i disiplinuar.
Së pari, mbani sytë tek qëllimi juaj. Duke e imagjinuar sa mirë do të jetë kur ta keni arritur atë, apo sa mirë do të jetë sapo t’i keni bërë ndryshimet e fundit në novelën tuaj, do të jetë më e lehtë të uleni dhe të shkruani mbrëmjeve kur ndoshta ndiheni sikur të uleni para TV-së.
Së dyti, bëni një listë të gabimeve që keni bërë në të kaluarën e që nuk doni t’i përsërisni. Mbajeni këtë listë gjithnjë me vete, dhe kur ndiheni sikur do ta përsërisni një gabim, merreni dhe lexojeni atë vetë.
Dhe së treti, bëjeni më të vështirë bërjen e gabimeve. Le të themi se qëllimi juaj është të ruani para për një udhëtim ëndrrash, por ju gjithnjë përfundoni duke hargjuar shumë para kur dilni me miq.Para se ta lini shtëpinë për të dalë, merrni një sasi parashë dhe lëni kartelat e kreditit në shtëpi. Në atë mënyrë, do të shpenzoni më pak.
Ideja kyçe 9
Njerëzit mendërisht të fortë nuk e gjelozojnë suksesin e njëri-tjetrit por kërkojnë të bashkëpunojnë me ta.
Prandaj nëse e gjeni veten duke shfletuar jetët perfekte në dukje të kolegëve në media sociale, kjo mund të jetë për ju. Në vitin 2013, hulumtuesit publikuan një studim me titullin folës ‘’Gjelozi në Facebook: Një rrezik i fshehur i jetëgjatësisë së Përdoruesve.’’Rezultati: Njerëzit mund të mërziten shumë për të parë sukseset dhe lumturinë e njerëzve të tjerë. Të jesh i ekspozuar ndaj fotove të pushimeve të bashkëmoshatarëve të tu është veçanërisht e keqe dhe ata madje mund të zemërohen për shumë urime për ditëlindje.
Nëse kjo tingëllon e njohur për ju, vazhdoni! Kjo ndjenjë quhet mëri dhe-e gjetët atë-është diçka që njerëzit mendërisht të fortë nuk e bëjnë. Nëse ndiheni sikur njerëzit e tjerë janë më të suksesshëm sesa ju, ka gjasa të ndiheni gjeloz për pasurinë e tyre të madhe. Jashtë ju mund ta shfaqni një buzëqeshje të mirësjellshme, por kur fqinji juaj ju tregon Tesla-n e tij të re, ju mund ta përçmoni atë fshehurazi.Sapo po bëheshit gati ta shijoni atë ndejë në kopsht, por tani disponimi juaj është shkatërruar.
Shpesh mëritë e njerëzve janë shenjë e pasigurive të tyre. Dhe është e lehtë t’i keni mëri arritjet e njerëzve të tjerë nëse nuk e dini se çfarë doni ju vetë.Le të themi se keni një shok që fluturon nëpër gjithë botën në udhëtime të rëndësishme biznesore dhe mendimi juaj i parë është: ‘’Sikur ta kisha atë still jetese.’’Por a e doni atë vërtetë? A nuk do të dëshironit të kishit më shumë kohë për familjen? Tani, çfarë është ajo që doni, një jetë udhëtimi apo më shumë kohë me familje?
Pra si t’ia bëni?Para së gjithash ju duhet të fitoni qartësi për atë se çfarë nënkuptojnë për ju suksesi dhe arritjet. Nëse vendimi juaj i Vitit të Ri është të shkoni më shpesh me biçikletë për në punë, do ta keni të vështirë të përbuzni makinën e re të fqinjit tuaj – në fillim nuk do ta dëshironit as makinën e tij. Çështja e mbyllur.
Një tjetër mënyrë për t’i larguar emocionet e mërisë është ndryshimi i qëndrimit. Jeta nuk është garë minjësh në të cilën duhet ta tejkaloni çdokë rreth jush. Në vend se të garoni, mendoni më shumë të bashkëpunoni. Por, ju mundeni fshehtas të jeni i zemëruar me suksesin financiar të vëllaut tuaj-por pse nuk e pyesni atë për disa këshilla dhe të mësoni prej tij?Është e vështire t’ia keni mëri dikujt që po bëhet gati t’iu ndihmojë, apo jo?
Ideja kyçe 10
Njerëzit mendërisht të fortë nuk tërhiqen lehtë, dhe janë të mëshirshëm me veten rreth dështimit.
Sot, Tomas Edisoni është i njohur botërisht për zbulimin e llambës ndriquese. Por, a e dini se ai ka shpikur edhe konstruksione si stilolapsi elektrik apo i ashtuquajturi makineri fantazmë?Nëse nuk keni dëgjuar më herët për këtë, mos u brengosni-të dyja kanë qenë dështime të plota.Dhe ato kanë qenë larg nga zbulimet e vetme të Edisonit-së paku nga perspektiva jonë. Vetë Edisoni nuk i konsideronte këto përpjekje të jenë dështime. Në vend të kësaj, ai i pa ato si mundësi mësimi, shansa për të eksperimentuar me atë që ka funksionuar, dhe atë që nuk ka funksionuar. Saherë ai dështonte, ai e konsideronte veten një hap më pranë suksesit.
Por po, kjo nuk është perspektiva më e zakontë mbi dështimin.Nëse largoheni nga kolegji, apo humbni një klient të rendësishëm, reagimi të cilin mund ta keni nuk është ‘’Më në fund, një tjetër mundësi mësimi.’’Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Ajo shpesh vie me një ndjenjë turpi-një përvojë që ne duam ta shmangim me çdo çmim.Si rrjedhojë, disa njerëz do të pushojnë së përpjekuri krejtësisht, duke e bërë shprehi heqjen dorë te shenja më e vogël e vështirësisë.
Dukshëm, heqja dorë nuk është një opsion nëse dëshironi të zhvilloni forcën tuaj mendore. Si merreni me të atëherë? Për këtë, i kemi dy këshilla në sirtar.
Së pari, largoni besimet e pashëndetshme rreth suksesit dhe dështimit. Buzë rezistencës, është lehtë të gjeni arsye që nuk jeni mjaft i talentuar. Epo, e pavërtetë-shkenca e ka atë që praktika e rregulltë do ta trumpetojë talentin natyral. Nëse vendosni vetëm orë të mjaftueshme, me shumë mundësi do të kaloni këdo që nuk e bën këtë. E njëjta gjë vlen edhe për IQ. IQ është një parashikues mjaft i keq i suksesit. Po, të qenit i zgjuar mund t’ju japë një fillim, por këmbëngulja ka treguar të jetë shumë më e rëndësishme kur bëhet fjalë për arritjet afatgjata.
Së dyti, dhembshuria për veten mund të jetë kyqe kur hasni në kohë të vështira. Shumë shpesh, ju jeni kritiku juaj më i rreptë. Por të qenit shumë i rreptë me veten mund të rezultojë në dorëheqje, duke besuar rrejshëm që nuk jeni mjaft i/e mirë. Më parë, provoni të jeni i dhembshur me veten ashtu siq do të ishit me një shok.Askush nuk është perfekt, duke ju përfshirë edhe ju. Jini të mëshirshëm me dobësitë tuaja.Kjo do t’iu ndihmojë të zhvilloni një pikëpamje të asaj që është e mundur dhe të asaj që nuk është.
Ideja kyçe 11
Njerëzit mendërisht të fortë janë rehat me të qenit vetëm dhe e përdorin meditimin për t’u bërë më rezilent.
Mirë, tani të kthehemi tek zyra këshilluese e Morinit. Këtë herë jemi ulur me Vanesën, e cila ka një problem të veqantë. Përpos që është e stërlodhur nga ditët e zëna në punë, ajo e kishte të vështirë edhe të flinte në gjumë. Duket sikur ajo s’mund ta ndalë mendjen e saj; mendimet e saja sillen orë pas ore, duke menduar për situatat e ditës, apo duke u brengosur për detyrat që do të vijnë.Gjatë ditës, ajo po punonte si agjente e pasurive të paluajtshme, gjithnjë duke qenë në lëvizje, gjithnjë e disponueshme. Morini e pyeti atë se sa shpesh ulej vetëm me veten e saj, duke mos bërë asgjë, dhe duke ju dhënë mendimeve pak hapësirë, në të cilën pyetje ajo u përgjigj, ‘’Asnjëherë-pse do ta bëja këtë?!’’
Të qenit vetëm dhe t’i ngadalësoni gjërat nuk është diçka e madhe në listën e prioriteteve të shumicës së njerëzve. Disave ju duket kjo gjë joproduktive, disave e frikshme. Ata janë rehat me heshtjen dhe vetminë.Ata e mbushin kalendarin me ngjarje sociale, dhe kur janë aktualisht vetë, ata janë në telefonin e tyre, apo e lënë TV-në ta mbushë apartamentin e tyre me zhurma në sfond.
Por siq e dinë njerëzit mendërisht të fortë, atyre po ju mungon diçka. Natyrisht, shumë kohë vetëm mund të jetë shkatërrimtare, sidomos nëse vie me ndjenjën e vetmisë. Por studimet tregojnë se aftësitë vetmitare lidhen me mirëqenie mendore të rritur, kënaqësi në jetë dhe menagjim më të mirë të stresit. Ndoshta, gjëja më e rëndësishme, të qenit vetëm ju nduhmon t’i rimbushni bateritë.
Pra si të jeni me rehat me veten dhe me mendimet tuaja?
Eshtë e lehte ta konsideroni kohën vetëm si të parëndësishme dhe të disponueshme. Prandaj për të bërë vërtetë kohë për veten tuaj, ju duhet të caktoni një orar takimi me të.Vendoseni atë në kalendarin tuaj dhe tregonju familjes dhe miqve se nuk do të jeni në gjendje t’i shihni ata gjatë kësaj kohe.
Sapo ta keni marrë kohën tuaj vetëm, gjeni diçka që ju pëlqen ta bëni kur jeni vetëm. Vini re, sidoqoftë: TV-ja, media sociale dhe shfletimi nëpër You tube për video nuk llogaritet. Në vend të kësaj, jepjuni mendimeve dhe dëshirave tuaja hapësirën që ju nevojitet.Mund ta përvetësoni mbajtjen e shënimeve për shembull. Poashtu, meditimi dhe vetëprania janë metodat më të mira të njohura për ta qetësuar mendjen dhe për të gjetur një ndjenjë paqeje.
Dhe meqë ra fjala, kjo është ajo që bëri Vanesa, poashtu. Ajo e bëri shprehi të gjejë kohë për praktika të meditimit dhe vetëpranisë në mbrëmje. Mendimet e saj vrapuese u ngadalësuan ndjeshëm. Dhe para se ta kuptonte, ajo ishte e shtrirë në shtrat, duke fjetur si një foshnjë.
Ideja kyçe 12
Shumë njerëz kanë një mendësi të së drejtës, por njerëzit e fortë koncentrohen më shumë në dhënie sesa në marrje.
Lukasi ishte sipas të gjitha gjasave më i famshmi nga kolegët e tij. Edhe pse kishte dalë risht nga kolegji dhe sapo kishte filluar punën, ai sillej thuase i dinte të gjitha. Ai vazhdimisht ju thoshte kolegëve të tij me përvojë se ai do t’ia dilte. Ai e mendonte veten si një punëtor jashtëzakonisht i vlefshëm që meritonte një ngritje në pozitë lidershipi. Por në vend se ta promovonte atë, shefi i Lukasit i tha atij t’i merrte gjërat më shtruar; kolegët e tij ishin të mërzitur nga sjellja e tij prej shefi. Ata ndiheshin sikur ai po aktronte pak…pra që kishte vetëpëlqim, apo që ishte i privilegjuar.
Edhepse kjo tingëllon shumë më pak e njohur, ne të gjithë kemi nga pak prej Lukasit brenda vetes. Në një shkallë, të gjithë jemi të prirur të besojmë se bota na ka diçka borgj.
Ja ku është problem: Sa më shumë që mendoni se meritoni diçka, aq më pak ka gjasa që do ta fitoni atë aktualisht. Nëse mendoni se bota ju ka borgj diçka, ju vetëm do ta kërkoni atë në vend se të përpiqeni. Në maje të kësaj, pritshmëritë jorealiste rreth asaj që duhet të merrni janë një fikje e vërtetë për njerëzit rreth jush. Nëse ne ndjejmë se dikush është shumicën e kohës duke marrë dhe asnjëherë duke dhënë-epo, kjo do të na bëjë ta shmangim atë person.
Pra si e kaloni ndjenjën e të qenit i vetëpëlqyer?Ajo që është më e rëndësishme ju duhet të vetëdijësoheni rreth kësaj gjëje.Ndjenja se bota ju ka borgj diçka nuk domethënë të kaloni nëpër jetë sikur të ishin princeshë-shumica prej nesh tregojnë forma më të brishta të vetëpëlqimit. Më së shumëti fshehet në modelet tuaja të mendimit. Nëse besoni se ka diçka të jashtëzakonshme rreth jush, nëse mendoni se një ligj nuk aplikohet për ju sepse është i çmendur, apo nëse thjesht mendoni ‘’Jeta nuk është e drejtë, meritoj më mirë sesa kaq’’-atëherë këto janë shenja të një qëndrimi vetëpëlqyes.
Për të bërë pak ndryshim, le ta provojmë pak modesti. Për fillestarët, le ta kuptojmë se edhe ju keni dobësira. Po, e di se është e vështirë të kapet, por vërtetë: ju nuk jeni perfekt. Sikurse çdokush tjetër, ju keni të meta, pasiguri dhe veqori që ju bëjnë me pak Princ Sharmant-dhe meqë ra fjala, kjo është krejtësisht në rregull.
Gjithashtu, le të marrim reagime kritike me pak më shumë përulësi, apo jo? Meqenëse ne nuk jemi perfekt, tjetri ndoshta ka një pikë. Ne mund të mos pajtohemi plotësisht, por të hedhësh poshtë këtë person si budalla nuk është gjithashtu e dobishme.
Në fund të fundit, kjo është ajo që Lukasi ja doli ta menagjonte poashtu. Ai e kuptoi çfarë lloj përshtypjeje të pafavorshme kishte lënë tek kolegët e tij dhe beri një zotim që të ndryshojë. Ai pushoi së supozuari se dinte gjithçka më mirë, u hap për të mësuar më shumë nga ata rreth tij.Dhe kush e di, me këtë qëndrim ai mund të fitojë një ngritje në detyrë poashtu.
Ideja kyçe 13
Njerëzit mendërisht të fortë e kuptojnë se arritjet marrin kohë dhe se progresi nuk duket menjëherë në pah.
Nëse egzistonte një dobësi që kishte Marcy, ishte padurimi i saj famëkeq.Kur fëmijët apo kolegët e saj nuk pajtoheshin me ritmin e saj, ajo thonte, ‘’Nuk jam duke u rinuar.’’Ajo kishte lexuar dhjetëra libra të vetë-zhvillimisht, por ishte zhgënjyer kur ata nuk e ndryshuan jetën e saj brenda nate.Ajo e braktisi terapinë vetëm pas disa sesioneve sepse nuk i shihte rezultatet e shpejta që ajo i donte. Ajo çfarë ajo po kërkonte dëshpërimisht ishte një rrugë e shkurtër, një pilulë magjike që do ta largonte pakënaqësinë e saj me jetën. Fatkeqësisht, njerëzit mendërisht të fortë e dinë se, pilula nuk egziston.
Në një botë të postës 24 orëshe, riorganizimi sipas kërkesës dhe ushqimit të shpejtë, shumica e njerëzve janë mësuar ta marrin atë që duan sa më shpejtë që është e mundur. Por nëse mirënjohja e menjëhershme bëhet pritshmëri e përgjithshme, ju do të keni disa probleme në jetë.
E vërteta e vështirë është: Ndryshimi është i vështirë dhe progresi nuk është gjithnjë i dukshëm. Pyetja është se si do ta menagjoni atë.Nëse jeni sikurse Marcy, mund të zhgënjeheni lehtë dhe t’i braktisni përpjekjet tuaja herët.Kjo domethënë se asnjëherë nuk do t’i vjelni ato dobi të veqanta që vijnë vetëm me përkushtimin afat-gjatë.Disa gjëra-sikurse edukimi, një hap i rëndësishëm në karrierë apo një kthesë artistike-vijnë vetëm pas viteve pune të madhe, të pashpërblyer dhe qëndrueshmërie.
Hapi i parë për pranimin e distancave të gjata është të krijoni pritshmëri realiste. Nëse prisni sukses të shpejtë dhe pa dhimbje, atëherë ju po e përgaditni veten për zhgënjim dhe frustrim. Poashtu, kini kujdes me afatet e caktuara apo të palëkundura për qëllimet tuaja; përderisa është mirë të keni një ide të përafërt se doni të përfundoni, duke e bërë atë një situatë gjithçka ose asgjë, sigurisht që mund të rezultojë mbrapsht.
Dhe pastaj, praktikoni qëndrueshmërinë. Provoni të abstenoni nga falenderimi i menjëhershëm më shpesh-thuaj jo cookie-t ose blerjeve impulsive në internet.Por pa marrë parasysh sa të disiplinuar jeni, ju poashtu do të keni nevojë për momente të arritjes. Prandaj provoni t’i krijoni ato vetë!Përpiquni t’i ndani qëllimet tuaja të mëdha në objektiva më të vogla, afat-shkurtëra, dhe sapo t’i keni arritur ato, festoni! Nëse arrini një moment milestone pas milestone, do t’ju japë energji për udhëtimin e përgjithshëm.
Përmbledhja Finale
Për ta rritur forcën tuaj mendore dhe për të marrë më shumë nga jeta, ju duhet:
- Të largoheni nga keqardhja për veten tuaj.
- Të mos jua jepni asnjëherë të tjerëve fuqinë mbi ju.
- Ta pranoni ndryshimin.
- Shmangni shqetësimin për gjërat që nuk mund t’i kontrolloni.
- Të ndaloni së brengosuri për t’i kënaqur të gjithë.
- Asnjëherë mos kini frikë të merrni rreziqe, por jini të mençur për rreziqet që i merrni.
- Rezistoni nevojës për të qëndruar në të kaluarën.
- Sigurohuni që asnjëherë të mos e bëni gabimin e njëjtë dy herë.
- Asnjëherë mos kini mëri ndaj suksesit të njerëzve të tjerë.
- Vazhdoni me të dhe mos u dorëzoni kurrë pas një dështimi fillestar.
- Përballuni me frikën e të qenit vetëm dhe tejkalojeni atë.
- Keni kujdes nga vetëpëlqimi.
- Asnjëherë mos prisni rezultate të menjëhershme dhe kini durim.