2.7 C
Pristina
spot_img

Ideja e Telegram për t’ju ofruar një abonim premium falas është një makth privatësie

Date:

Share:

Problemi i parë që shfaqet me këtë program është se numri juaj i telefonit shfaqet tek marrësi i kodit OTP çdo herë që përdoret për të dërguar një të tillë.

Telegram do të ofrojë një mënyrë të re për të fituar një abonim Premium falas: e gjitha që duhet të bëni është të ofroni numrin tuaj vullnetarisht për të dërguar me SMS kodet njëpërdorimshme OTP tek përdoruesit e tjerë.

Në të vërtetë kjo është një ide tmerrësisht e keqe, veçanërisht për një shërbim komunikimi që mbahet për kampion të privatësisë.

Programi “Peer-to-Peer Login” ose P2PL aktualisht ofrohet vetëm në Android dhe vetëm në disa vende të botës. Duke u bërë pjesë e tij ju pranoni që Telegram të përdorë numrin tuaj të telefonit për të dërguar deri në 150 mesazhe me tekst me OTP tek përdoruesit e tjerë të cilët përpiqen të kyçen në llogaritë e tyre.

Çdo muaj numri juaj do të përdoret për të dërguar një numër minimal OTP-sh dhe ju do të merrni një kupon për abonim 1 mujor në Premium.

Problemi i parë që shfaqet me këtë program është se numri juaj i telefonit shfaqet tek marrësi i kodit OTP çdo herë që përdoret për të dërguar një të tillë.

Vetë Telegram thotë se kompania nuk mban përgjegjësi nëse ju ngacmoheni nga përdorues të tjerë të cilët mësojnë numrin e telefonit përmes programit P2PL.

Kur një OTP dërgohet nga numri juaj, marrësi mund tu dërgojë mesazh pas. Telegram thotë që ju nuk duhet tu përgjigjen mesazheve të tilla, por nuk ekziston një mënyrë për ta ndaluar dërgimin e mesazheve nga marrësit e OPT-ve.

Është një rrezik i madh për tu marrë përsipër vetëm për të kursyer 5 dollarë në muaj për një abonim Premium. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img