14.4 C
Pristina
spot_img

163 të rinj janë punësuar në KEK, prej të cilëve 23 janë gra

Date:

Share:

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se 163 të rinj janë punësuan në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), prej të cilëve 23 janë gra.

Rizvanolli ka theksuar se duke e ditur që KEK-u është akter kyç në zhvillimin dhe ekonominë e Kosovës, ky grup të rinjsh paraqet një potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm në sektorin e energjisë në Kosovë.

Të punësuarit në KEK janë inxhinierë të Makinerisë, inxhinierë të Elektroteknikës, saldues elektrik/argon e gaz, manipulues të shiritave transportues, inxhinierë të Kimisë dhe teknikë të Kimisë.

“Uroj që puna t’ju shkojë mbarë dhe së bashku të angazhohemi për zhvillimin e Korporatës Energjetike të Kosovës”, ka uruar Ministrja Rizvanolli.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img