Pjesa më e vështirë rreth të folurit në publik është zëri brenda kokës suaj që thotë se nuk jeni mjaftueshëm të mirë, ose se do të dështoni. Kritiku juaj i brendshëm flet me zë të lartë dhe nuk është nxitës i mirë. Pikërisht ky artikull përqëndrohet në këshilla të prekshme që do t’ju ndihmojnë të zhvilloheni në folësin që dëshironi.

  1. Duhet të dini se çfarë do të thoni

Mundësia për të folur para të tjerëve është një dhuratë. Dikush po ju jep dhuratën e kohës dhe vëmendjes së tij dhe ju i detyroheni të dini të paktën se çfarë do të thoni. Si një folës publik, ju dëshironi që audienca juaj të jetë mirënjohëse për përmbajtjen tuaj dhe të ndikohet nga prezantimi juaj.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është përgatitja. Shikoni se çfarë doni të transmetoni para audiencës. Çfarë ekspertize ose përvoje mund të ndani? Cilat histori personale keni për të krijuar një lidhje më të fortë? Në çfarë rendi duhet të paraqisni informacionin në mënyrë që të transmetohet në mënyrën më të mirë?

Merrni kohën për të ndërtuar një kornizë për prezantimin tuaj dhe të kryeni disa redaktime para përfundimit të tij. Ky proces duhet të përfshijë gjithashtu një ekzaminim se kush është audienca juaj dhe do të vijë për t’ju dëgjuar. Ju dëshironi të jepni vlera sa herë që të dilni në skenë.

  1. Praktikohuni

Pasi të dini se çfarë doni të thoni, është një ide shumë e mirë që ta praktikoni atë shpesh. Qoftë përpara të tjerëve, apo para pasqyrës.

Qëllimi këtu nuk është që të bëheni si robot, por përkundrazi duhet ta njihni mirë përmbajtjen aq sa të mund të flisni pa menduar për të. Kjo ju jep hapësirën mendore për t’u ndjerë mirë në skenë, për t’i kushtuar vëmendje audiencës dhe të argëtoheni.

Praktikimi gjithashtu përfshin edhe daljen në skenë sa më shpesh të jetë e mundur. Sa më shumë të praktikoheni, aq më rehat do të ndiheni.

  1. Përdorni fuqinë e vizualizimit

Ankthi më i madh që ndjejmë vjen nga e panjohura. Kjo krijon ndjenjën e ankthit që ju bën të ndjeni flutura në stomakun tuaj.

Fuqia e vizualizimit mund t’ju ndihmojë të korrigjoni dhe zvogëloni këtë përvojë. Në vend që të fshiheni nga frika, besoj se duhet të përqafoni atë. Qëllimi është të zotëroni ankthin dhe të kuptoni se mund të performoni përkundër tij. Qëllimi është të ndjeni ato emocione në mënyrë që të mos ju dëmtojnë në skenë.

  1. Kuptoni se askush nuk ju gjykon

Është e natyrshme të mendoni se e gjithë audienca që po ju shikon nga afër po gjykon çdo veprim apo fjalë tuajën. Megjithatë duhet të kuptoni që i vetmi zë që ju gjykon është i juaji. Shumica e njerëzve në audiencë janë atje për të dëgjuar dhe mësuar nga ju. Ata nuk e dinë se çfarë doni të thoni dhe nuk e dinë kur “po ja fusni kot”.

Nëse nuk e besoni këtë, atëherë merrni parasysh se sa i gjykoni ju njerëzit që dëgjoni kur jeni në rolin e audiencës? Sa i gjykoni ata kur nuk janë dhe aq perfektë? Ndoshta jo shumë.

Kritiku i brendshëm është shumë më i zhurmshëm se çdo person në audiencë. Merrni kohën për të dëgjuar kritikun e brendshëm, falenderojeni atë për dëshirën e madhe për t’ju mbrojtur dhe më pas kërkojini që të qetësohet. Bëhuni kundër këtij kritiku të brendshëm duke menduar për të gjitha gjërat e mira që keni bërë në jetën tuaj dhe se si i keni kapërcyer pengesat. Përqafoni realitetin dhe kuptoni që kjo është vetëm një pengesë tjetër që mund ta kapërceni.

  1. Studioni personazhet tuaj të famshëm 

Nëse dëshironi të bëheni një folës më karizmatik ju mund të merrni shembull nga persona të famshëm, të cilët kanë dhënë intervista në TV apo YouTube. Studioni stilin e tyre, mënyrën se si ata artikulojnë mendimet dhe përpiquni t’i përvetësoni ca gjëra në dobinë tuaj.

Disa nga personat e famshëm ku mund të përqëndroheni: Joseph Gordon-Levitt, Mahershala Ali, Amy Poehler, Keanu Reeves, Christoph Waltz dhe Ryan Gosling. Çelësi është që të zgjidhni një grup që pasqyron pjesë të ndryshme të personalitetit tuaj, ose mënyrën se si dëshironi të ndiheni ose paraqiteni në skenë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.