Bregu: Balkathon është një platformë për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse të të rinjve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi fituesit e konkursit të katërt online të Ballkanit Perëndimor për zgjidhjet më të mira dixhitale, BALKATHON 4.0:
Ekipi shqiptar 3DSKAI fitoi me zgjidhjen e tij teknike për revolucionarizimin e bletarisë, duke ofruar struktura huall mjalti të qëndrueshme dhe me kosto efektive.
Ekipi Sensoryc.AI nga Bosnja dhe Hercegovina me idenë për të mbështetur trajtimin e çrregullimeve të përpunimit ndijor (SPD) tek fëmijët përmes rekomandimeve të personalizuara për kujdestarët dhe prindërit.
Ekipi kosovar Kapie u vlerësua për zgjidhjen që paraqet zbatimin e metodave inovative të kontrollit automatik të trafikut të motorizuar, duke përdorur pajisje inteligjente monitoruese.
Ekipi EcoPoint i Malit të Zi u bë fitues i Balkathon 4.0 për aplikacionin e tyre që revolucionarizon mbrojtjen e mjedisit duke integruar teknologjinë dhe qëndrueshmërinë, duke nxitur përdoruesit të adoptojnë sjellje miqësore me mjedisin përmes një sistemi pikësh shpërblimi.
Ekipi Team Easier Access to Justice with Help of AI nga Maqedonia e Veriut me zgjidhjen, e cila mbështet përdoruesit gjatë procedurave ligjore duke parashikuar vendime gjyqësore.
Ekipi serb Frapple me aplikacionin që përdor skanimin e barkodit për t’u ofruar konsumatorëve informacion jetik në lidhje me rreziqet e mundshme të shëndetit ose alergjive në produktet ushqimore të disponueshme zakonisht.
“Këto janë ditë të shkëlqyera për bashkëpunimin rajonal. Dje patëm kënaqësinë të njoftojmë se tarifat më të ulëta të roaming ndërmjet rajonit tonë dhe Bashkimit Evropian kanë hyrë në fuqi. Sot festojmë fituesit e Balkathon. Urime të gjithëve, veçanërisht për fituesin tonë më të ri të Balkathon nga ekipi EcoPoint i cili është vetëm 16 vjeç! Nuk ishte e lehtë të zgjidheshin fituesit këtë vit mes 17 ekipeve të shquara të finalistëve, disa prej tyre edhe adoleshentë. Deri tani janë prodhuar 15 produkte të reja “Made in” Western Balkans përmes Balkathon që lançuam në vitin 2020 dhe me 6 të tjerë sot, ne qëndrojmë në zemër të inovacionit dhe në konvergjencën e talenteve dhe ideve. Balkathon do të vazhdojë të zhvillojë aftësitë sipërmarrëse të të rinjve tanë dhe shpresojmë të krijojmë vende pune të reja, sepse ka pothuajse 34% të të rinjve të papunë në rajonin tone. Sipas Barometrit tonë Ballkanik, 71% e të rinjve do të konsideronin të largoheshin dhe të punonin jashtë vendit, kryesisht në BE – 10 më shumë se 2 vjet më parë. Pra, është një çështje urgjente që të krijohen më shumë vende pune dhe vende pune më të mira për ta. Më shumë mundësi, më të mira dhe më konkurruese”, tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në finalen e konkursit të katërt online të Ballkanit Perëndimor për zgjidhjet më të mira dixhitale, BALKATHON 4.0 sot në Sarajevë.
“Balkathon është më shumë se një konkurs; është një kanavacë për idetë tuaja, një laborator për krijimtarinë tuaj dhe një Launchpad për ëndrrat tuaja. Përballë sfidave që na rrethojnë, është risia juaj që ofron shpresë, bizneset tuaja fillestare që i japin frymë ndryshimit dhe ideve tuaja që mund të ripërcaktojnë jetën tonë të përditshme. Është një thirrje për institucionet publike dhe vendimmarrësit që të rrisin ndjeshëm mbështetjen buxhetore për kërkimin dhe inovacionin, e cila aktualisht është mesatarisht më pak se një përqind e GDP”, shtoi Bregu.
Balkathon është nisma kryesore e RCC, e financuar nga Bashkimi Evropian, duke ofruar një rrugë për inkurajimin, zhvillimin dhe njohjen e ideve/zgjidhjeve dhe produkteve unike dixhitale. Nismat e bashkëpunimit rajonal të RCC si Balkathon dhe të ngjashme (Çmimi Butterfly, Laboratori i Rinisë, Rrjeti Rajonal i Grave Sipërmarrëse, etj.) janë kontributi ynë në rritjen e kapitalit tonë njerëzor dhe mbështetjen e rajonit të BP-së për të ecur përpara, duke u përpjekur gjithashtu të mbajmë fuqinë tonë të talentuar punëtore brenda rajonit dhe të përmirësojnë mirëqenien e tyre.
Edin Forto, Ministër i Komunikacionit dhe Transportit i Bosnjë-Hercegovinës dhe mikpritës i Samitit Dixhital të Ballkanit Perëndimor (WBDS) të këtij viti, theksoi domosdoshmërinë që politikanët të pranojnë se “çdo para e dhënë ose e investuar në kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin kthehen katër herë më shumë përmes aktivitetit ekonomik.”, në fjalën e tij hyrëse, duke shtuar se “ky është synimi ynë në vitet në vijim. Të krijojmë një hapësirë ku iniciativa private, iniciativa kërkimore, universitet startup-ete të rinjve që popullojnë realisht hapësirën dixhitale u jepet gjithë shtytja që u nevojitet për të zbatuar idetë e tyre.” Ministri Forto përfundoi duke i ftuar të gjithë në WBDS që do të mbahet nesër nga Bosnjë Hercegovina në Sarajevë.
Adrienn Kiraly, këshilltare në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e Komisionit Evropian në nismën Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për uljen e tarifave të roaming, së bashku me RCC dhe rezultatet e arritura. Ajo shtoi se “Balkathon është i paçmuar pasi njeh potencialin inovativ të të rinjve, sipërmarrësve dhe NVM-ve të Ballkanit Perëndimor dhe u ofron atyre platformën për të ndarë idetë e tyre me ne, me qytetarët e rajonit. Sepse përtej blloqeve ndërtuese më institucionale,tranzicionit dixhital, ngarkesat administrative dhe si t’i trajtojmë ato, janë këto ide që kontribuojnë në tranzicionin dixhital dhe të gjelbër, për t’i bërë ato më të qëndrueshme dhe për të bërë ndryshime reale në jetën e qytetarëve”, shtoi Kyrali.
E gjithë ngjarja finale e Balkathon u transmetua drejtpërdrejt në kanalin You Tube Channel dhe Facebook Page.