Zakoni 5: Së pari përpiqu të kuptosh, pastaj të të kuptojnë
Kur komunikojmë shpesh e japim ilaçin para se të bëjmë diagnozë të duhur. Do të
duhej që së pari të ndajmë kohë t’i kuptojmë thellësisht problemet që na
prezentohen.
Dëgjimi empatik
Kur një person tjetër flet, ne zakonisht “dëgjojmë” në një nga katër nivelet: injorimi,
shtirja, të dëgjuarit selektiv, apo të dëgjuarit e vëmendshëm. Do të duhej ta
përdorim formën e pestë, më të lartën, të dëgjimit – dëgjimi empatik.
Dëgjimi empatik është dëgjimi me synimin që të kuptohet korniza e referimit dhe e
ndjenjave të personit tjetër. Duhet të dëgjosh me veshët e tu, me sytë e tu dhe me
zemrën tënde.
Cakto diagnozë para se të japësh ilaç
Një person efektiv i shitjes përpiqet t’i kuptojë nevojat, shqetësimet dhe situatën e
klientit. Amatori shet produkte, profesionisti shet zgjidhje.
Dëgjimi empatik merr kohë, por jo aq shumë kohë sa kthimi prapa dhe korrigjimi i
keqkuptimeve, duke përfshirë edhe të jetuarit me problemet dhe rezultatet e
mosdhënies ajër psikologjik njerëzve për të cilët të intereson (ta ndien).
Zakoni 5 është i fuqishëm sepse përqendrohet në rrethin tënd të ndikimit. Është
qasje nga brenda-tejashtë. Je duke u përqendruar në ndërtimin e të kuptuarit tënd.
Bëhesh ndikues, që është çelës për të ndikuar te të tjerët. Derisa i çmon njerëzit më
shumë, ata do të të vlerësojnë më shumë.