-4.6 C
Pristina
spot_img

7 zakonet e njerezve me efikasitet të lartë – Stephen R. Covey

Share:

Zakoni 6: Sinergjizo – principet e bashkëpunimit krijues

Sinergjia domethënë se tërësia është më e madhe se sa shuma e pjesëve të saj. Esenca e sinergjisë është të vlerësohen dallimet – të respektohen ato, të ndërtohet mbi pikat e forta, dhe të kompensohen të dobëtat. Komunikimi sinergjistik është t’ia hapësh mendjen dhe zemrën mundësive të reja. Mund të duket sikur po e lë mënjanë “të filluarit me fundin në mendje”, por në të vërtetë je duke e përmbushur atë duke i qartësuar qëllimet e tua dhe duke zbuluar qëllime më të mira.

Duke ndarë kohë që vërtet të ndërtohet një ekip, duke krijuar llogari të lartë emocionale bankare, grupi mund të bëhet shumë i ndërthurur. Respekti ndërmjet anëtarëve mund të bëhet kaq i lartë sa që nëse ka mosmarrëveshje, mund të ketë përpjekje të çiltër për të kuptuar.

Besimi i lartë çon në bashkëpunim dhe komunikim të lartë. Përparimi i komunikimit është: fillimisht mbrojtës (fitoj ose humbi/fiton), pastaj plot respekt (kompromis), dhe në fund sinergjistik (fitoj/fiton).

Duke e krijuar me sinergji një deklaratë të misionit, ajo bëhet e skalitur në zemrat dhe mendjet e pjesëmarrësve. Problemi është se njerëzit që janë tepër të varur mundohen të kenë sukses në realitet të ndërvarur. Ata mund të flasin me teknikën fitoj/fiton, por duan t’i manipulojnë të tjerët. Këta njerëz të pasigurt kanë nevojë t’i formësojnë të tjerët me mënyrën e vet të të menduarit.

Personi që është vërtet efektiv e ka përulësinë dhe nderimin t’i njohë kufizimet e veta të perceptimit dhe t’i vlerësojë resurset e pasura në dispozicion përmes ndërveprimit me zemrat dhe mendjet e qenieve tjera njerëzore.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...