-4.6 C
Pristina
spot_img

7 zakonet e njerezve me efikasitet të lartë – Stephen R. Covey

Share:

MPRIHE SHARRËN

Zakoni 7: Principet e vetë-përtëritjes së balancuar

Zakoni 7 është të ndash kohë ta mprehësh sharrën. Duhet të punosh proaktivisht
(Kuadranti II) për t’i përtërirë katër dimensionet e natyrës tënde:

  • fizik
  • shpirtëror
  • mendor
  • shoqëror/emocional

Dimensioni fizik
Dimensioni fizik e përfshin kujdesin për trupin tënd fizik – t’i hash ushqimet e duhura, të bësh mjaft pushim dhe relaksim, dhe të ushtrosh rregullisht.

Dimensioni shpirtëror
Dimensioni shpirtëror është qendra jote, përkushtimi yt ndaj sistemit tënd të vlerave. Ai i përdor burimet që të inspirojnë dhe të frymëzojnë dhe të lidhin me të vërtetat e përjetshme të njerëzimit.

Dimensioni mendor
Është e rëndësishme ta mbash mendjen tënde të mprehtë duke lexuar, shkruar, organizuar dhe planifikuar. Lexo gjerësisht dhe ekspozoja veten mendjeve të mëdha.

Dimensioni shoqëror/emocional
Jeta jonë emocionale kryesisht zhvillohet dhe manifestohet në marrëdhëniet tona me të tjerët. Përtërirja e dimensionit tonë shoqëror/emocional kërkon fokus dhe ushtrim në ndërveprimin tonë me të tjerët.

Vetë-përtëritja duhet të përfshijë përtërirje të balansuar në të katër dimensionet –
fizik, shpirtëror, mendor dhe shoqëror/emocional. Mospërfillja e cilësdo fushë
ndikon negativisht te të tjerat.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...