-4.6 C
Pristina
spot_img

7 zakonet e njerezve me efikasitet të lartë – Stephen R. Covey

Share:

Zakoni 2: Fillo me fundin në mendje – lidershipi personal

Janë tri aspekte madhore të menaxhimit tonë personal dhe të biznesit. I pari është
lidershipi: çka dua unë/ne të përmbushim? I dyti është menaxhimi: si mund ta
përmbushi atë më së miri? I treti është produktiviteti duke e bërë atë. Sipas Peter
Drucker dhe Warren Bennis, “Menaxhimi është t’i bësh gjërat si duhet; Lidershipi
është t’i bësh gjërat e duhura.”

Pikë fillestare në të filluarit me fundin në mendje është të zhvillohet një deklaratë e
misionit personal, filozofi apo kredo. Ajo do të të ndihmojë të përqendrohesh në atë
se çka dëshiron të jesh (karakteri), të bësh (kontributet dhe arritjet) dhe për vlerat
dhe principet mbi të cilat bazohen të qenurit dhe të vepruarit tuaj. Deklarata e
misionit personal na jep një bërthamë të pandryshueshme nga e cila mund të
merremi me ndryshimin e jashtëm. Principet mbi të cilat e bazojmë jetën tonë duhet
të jenë të thella, të vërteta fundamentale, të vërteta klasike, apo emërues të
përbashkët të përgjithshëm. Ato do të bëhen tema të ndërthurura që ekzekutohen
me saktësi, konsistencë, bukuri dhe fuqi nëpër fabrikën e jetëve tona.

Në zhvillimin e deklaratës së misionit tënd personal, mund ta përdorësh aftësinë
tënde krijuese për t’i paramenduar gurët kilometrikë të jetës siç janë datëlindjet,
përvjetorët, pensionimi dhe funeralet. Çfarë përmbushje do të donit të festonit?
Vizualizoni ato në detale të shumta.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...