Zakoni 3: Vendosi së pari gjërat e para – principet e menaxhimit personal
- Zakoni 1: Unë jam programuesi
- Zakoni 2: Shkruaje programin
- Zakoni 3: Ekzekutoje programin
Zakoni 3 është Menaxhimi Personal, përdorimi i vullnetit të pavarur për ta krijuar
jetën në përputhje me vlerat, qëllimet dhe misionin tënd.
Menaxhimi i kohës është shkathtësi esenciale për menaxhimin personal. Esenca e
menaxhimit të kohës është të organizohesh dhe të ekzekutosh rreth prioriteteve.
Metodat e menaxhimit të kohës janë zhvilluar në këto stade:
- Shënimet dhe listat për kontrollim – duke i njohur kërkesat e shumëfishta në
kohën tonë; - Kalendarët dhe librat e takimeve – orarizimi i ngjarjeve dhe i aktiviteteve;
- Prioritizimi, qartësimi i vlerave – integrimi i planifikimit tonë ditor me caktimin
e qëllimeve (Mangësia e kësaj qasjeje është se efikasiteti i rritur mund ta
zvogëlojë spontanitetin dhe marrëdhëniet e jetës.); - Menaxhimi i vetvetes në vend se të menaxhohet koha – përqendrimi në
ruajtjen dhe rritjen e marrëdhënieve dhe përmbushjen e rezultateve, duke e
mbajtur kështu balansin P/AP (Prodhimi ndaj ndërtimit të Aftësisë për
Prodhim; P/PC balance – production versus building production capacity).