-4.6 C
Pristina
spot_img

7 zakonet e njerezve me efikasitet të lartë – Stephen R. Covey

Share:

Aktivitetet e Kuadrantit I janë urgjente dhe të rëndësishme – të quajtura probleme
apo kriza. Përqendrimi në Kuadrantin I rezulton që ai të bëhet gjithnjë e më i madh
derisa të dominon ty.

Aktivitetet e Kuadrantit III janë urgjente dhe të parëndësishme, dhe shpesh
klasifikohen gabimisht në Kuadrantin I.

Kuadranti IV është Kuadranti i ikjes – aktivitetet që janë jourgjente dhe të
parëndësishme.

Njerëzit efektivë rrinë jashtë Kuadranteve III dhe IV sepse ato nuk janë të
rëndësishme. Ata e zvogëlojnë Kuadrantin I në minimum duke kaluar më shumë
kohë në Kuadrantin II.

Aktivitetet e Kuadrantit II janë të rëndësishme, por jo urgjente. Të punuarit në këtë
Kuadrant është zemra e menaxhimit të kohës personale. Këto janë aktivitetet AP
(Aftësia për prodhim, apo ang. PC).

Aktivitetet e Kuadrantit II janë me ndikim të lartë – aktivitetet që kur bëhen
rregullisht do të bënin dallim mahnitës në jetën tënde. (Kjo e përfshin edhe
implementimin e Shtatë Zakoneve.)

Fillimisht, koha për aktivitetet e Kuadrantit II duhet të vijë nga Kuadrantet III dhe IV.
Kuadranti I nuk mund të injorohet, por do të duhej që përfundimisht të zvogëlohet
përmes vëmendjes në Kuadrantin II.

  1. Prioritizo
  2. Organizo rreth prioriteteve
  3. Disiplinoje veten

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...