-4.6 C
Pristina
spot_img

7 zakonet e njerezve me efikasitet të lartë – Stephen R. Covey

Share:

Një shkathtësi kritike për menaxhimin personal është delegimi. Delegimi efektiv te të
tjerët është mbase aktiviteti i vetëm më i fuqishëm me përfitim të lartë. Delegimi,
pos që mundëson rritje personale për individë dhe organizata, ta mundëson t’i
përkushtosh energjitë e tua në aktivitete të nivelit të lartë.

Janë dy tipe të delegimit:

  • Delegimi me Porositje
  • Mbikëqyrja e Përpjekjeve (Kujdestaria)

Përdorimi i Delegimit me Porositje kërkon të urdhërohet jo vetëm çka të bëhet, por
edhe si të bëhet. Mbikëqyrësi pastaj duhet të funksionojë si “shef,” duke e
mikromenaxhuar progresin e “vartësit”.

Menaxherët më efikasë e përdorin Delegimin me Kujdestari, që përqendrohet në
rezultate në vend se në metoda. Njerëzit mund ta zgjedhin metodën për t’i arritur
rezultatet. Në fillim merr më shumë kohë, por ka përfitime më të mëdha. Delegimi
me Kujdestari kërkon kuptim të ndërsjellë të qartë, që në fillim, të pritjeve dhe të
përkushtimit ndaj tyre, në pesë fusha:

  1. Rezultatet e dëshiruara – Le ta shohë personi, le ta përshkruajë, le të bëjë
    deklarim të cilësisë të asaj se si do të duken rezultatet dhe deri kur do të
    kryhen ato.
  2. Udhëzimet – Identifikoji parametrat brenda të cilëve duhet të punojë
    individi, dhe çfarë “rrugë të dështimeve” potenciale mund të ketë. Mbaje
    përgjegjësinë për rezultate te personi të cilit i janë deleguar.
  3. Resurset – Identifikoji resurset në dispozicion për t’i përmbushur
    rezultatet e kërkuara.
  4. Llogaritshmëria (accountability) – Caktoji standardet e performansës që
    do të përdoren në vlerësimin e rezultateve dhe kohët specifike kur do të
    ndodhë raportimi dhe vlerësimi.
  5. Pasojat – Specifikoje se çka do të ndodhë si rezultat i vlerësimit, duke i
    përfshirë edhe shpërblimet dhe ndëshkimet psikike apo financiare.

Njerëzit e papjekur mund të trajtojnë më pak rezultate dhe kanë nevojë për më
shumë udhëzime dhe më shumë intervista të llogaritshmërisë. Njerëzit e pjekur
mund të trajtojnë rezultate të dëshiruara më sfiduese me më pak udhëzime dhe
intervista të llogaritshmërisë.

“Trajtoje një njeri siç është dhe ai do të mbetet siç është. Trajtoje një njeri siç
mundet dhe siç do të duhej të jetë dhe ai do të bëhet siç mundet dhe siç do të duhej
të jetë.”

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...