Paradigmat e ndërvarësisë
Përbërësi më i rëndësishëm që e vendosim në cilëndo marrëdhënie është jo çka
themi apo çka bëjmë, por kush jemi.
Për t’i marrë përfitimet e ndërvarësisë, na duhet ta krijojmë dhe të kujdesemi për
marrëdhëniet që janë burim i përfitimeve.
Llogaria Emocionale e Bankës e përshkruan se si ndërtohet besimi në një
marrëdhënie. Sjelljet pozitive janë depozita që ndërtojnë rezervë. Sjelljet negative
janë tërheqje (të “parave”). Një balans me rezervë të lartë rezulton në tolerancë më
të lartë për gabimet tona dhe në komunikim më të hapur.
Janë gjashtë depozita madhore që mund t’i bëjmë në llogarinë emocionale të
bankës:
- Ta kuptojmë individin. Vlerat e një individi e përcaktojnë se çfarë veprime do
të rezultojnë në depozitë apo tërheqje për atë individ. Për ta ndërtuar një
marrëdhënie, duhet të mësosh se çka është e rëndësishme për personin
tjetër dhe ta bësh po aq të rëndësishme për ty sa është personi për ty.
Kuptoji të tjerët thellësisht si individë dhe pastaj trajtoji ata në terma të atij
kuptimi. - Kujdesu për gjërat e vogla, që janë gjërat e mëdha në marrëdhënie
- Mbaji zotimet. Thyerja e një premtimi është tërheqje madhore (e “parave”).
- Qartësoji pritjet. Shkaku i thuajse të gjitha vështirësive në marrëdhënie i ka
rrënjët në pritje dykuptimëshe, konfliktuoze rreth roleve dhe qëllimeve. Ta
bësh një investim të kohës dhe të përpjekjeve që në fillim kursen kohë,
përpjekje dhe tërheqje madhore (të parave) më vonë. - Trego integritet personal. Mungesa e integritetit mund ta gërryejë thuajse
çdo përpjekje për të krijuar rezervë të besimit të lartë. Ndershmëria kërkon t’i
përputhim fjalët tona me realitetin. Integriteti kërkon ta përputhim realitetin
me fjalët tona, duke i mbajtur premtimet dhe duke i përmbushur pritjet.
Çelësi për shumë persona është një person, sidomos ai që e teston durimin
dhe humorin e mirë të të shumtëve. Si e trajton njërin e nxjerr në shesh se si i
shikon të shumtit, sepse në fund të fundit secili është një. - Kërko falje sinqerisht kur bën tërheqje (të parave). Kërkim-faljet e sinqerta
janë depozita, por kërkim-faljet e përsëritura interpretohen si të pasinqerta,
duke rezultuar në tërheqje (të parave).