Zakoni 4: Mendo fitoj-fiton
Fitoj/Fiton është njëra nga gjithsej gjashtë filozofitë e ndërveprimit njerëzor.
- Fitoj/Fiton – Njerëzit mund të kërkojnë përfitim të ndërsjellë në të gjitha
ndërveprimet njerëzore. Sjellje e bazuar në principe. - Fitoj/Humb – Paradigma garuese: nëse unë fitoj, ti humb. Stili i lidershipit
është autoritar. Në marrëdhënie, nëse nuk fitojnë të dy njerëzit, të dy
humbin. - Humbi/Fiton – Paradigma e “fshirëses së këpucëve”. Individi kërkon fuqi nga
popullariteti duke u bazuar në pranueshmëri. Stili i lidershipit është
lejueshmëria (butësia). - Humbi/Humb – Kur njerëzve iu bëhet mani ta bëjnë personin tjetër të humbë,
qoftë edhe në llogari të shpenzimeve të veta. - Fitoj – Përqendrimi vetëm në marrjen e asaj që e do dikush, pa marrë
parasysh nevojat e të tjerëve. - Fitoj/Fiton ose S’ka Marrëveshje – Nëse nuk mund të gjejmë zgjidhje me
përfitim të ndërsjellë, pajtohemi të mos pajtohemi këndshëm – pa
marrëveshje. Kjo qasje është më realistja në fillim të një marrëdhënieje
biznesore apo të një iniciative. Në marrëdhënie që vazhdon, më nuk është
opsion.