-4.6 C
Pristina
spot_img

7 zakonet e njerezve me efikasitet të lartë – Stephen R. Covey

Share:

Kur marrëdhëniet janë të rëndësisë së lartë, Fitoj/Fiton është alternativa e vetme e
zbatueshme. Në një situatë garuese ku nuk është i rëndësishëm ndërtimi i një
marrëdhënieje, Fitoj/Humb mund të jetë e përshtatshme.

Janë pesë dimensione të modelit Fitoj/Fiton: Karakteri, Marrëdhëniet, Marrëveshjet, Sistemet Përkrahëse dhe Proceset:

  1. Karakteri është themeli i Fitoj/Fiton. Duhet të ketë integritet për të ndërtuar
    besim në marrëdhënie dhe për ta definuar një fitore në terma të vlerave
    personale.
  2. Marrëdhëniet janë fokusi i Fitoj/Fiton. Çfarëdo qoftë orientimi i personit me
    të cilin ke të bësh (Fitoj/Humb, etj.), marrëdhënia është çelësi për ta
    ndryshuar situatën.
  3. Marrëveshjet e performansës i japin definicion dhe drejtim filozofisë
    Fitoj/Fiton. Ato e zhvendosin paradigmën e prodhimit nga vertikale (Epror –
    Vartës) në horizontale (Partneritet/Ekip). Marrëveshja duhet të përfshijë
    elemente për ta krijuar një standard përmes të cilit njerëzit mund ta masin
    suksesin e vet.

    • Rezultatet (jo metodat) e definuara – çka do të bëhet dhe kur,
    • Udhëzimet – parametrat brenda të cilëve do të duhej të përmbushen
      rezultatet
    • Resurset – përkrahja e njerëzve, financave, teknike apo e organizatës
      në dispozicion për t’i përmbushur rezultatet.
    • Llogaritshmëria – standardet e performansës dhe kohët e vlerësimit.
    • Pasojat – çka do të ndodhë si rezultat i vlerësimit.
  4. Sistemi i Shpërblimit është element kryesor në modelin Fitoj/Fiton. Të flasësh
    Fitoj/Fiton por të shpërblesh rezultate Fitoj/Humb rezulton në shfuqizimin e
    paradigmës Fitoj/Fiton. Nëse performansa e shquar e disave shpërblehet,
    anëtarët e tjerë të ekipit do të jenë humbës. Në vend të kësaj, zhvillo qëllime
    individuale dhe objektiva të ekipit që do të shpërblehen.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...