3 C
Pristina
spot_img

Në Shqipëri formimi profesional dhe programimi do përfitojnë nga mbështetja financiare

Date:

Share:

Një udhëzim i 11 janarit i publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 30 janar specifikon atë se çfarë përfshin programimi.

Qeveria ka përfshirë në listën e programeve të formimit profesional që mund të përfitojnë mbështetje financiare edhe “programimin”.

Një udhëzim i 11 janarit i publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 30 janar specifikon atë se çfarë përfshin programimi.

“Në fushën “Programim” përfshihen: kodimi, programimi kompjuterik, zhvillimi i aplikacioneve, robotika, elektronika, shkenca e të dhënave, siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, testimi i software-ve, dizajni i softëare-ve, dizajni i faqeve web, dizajni i përvojës  së  përdoruesit,  dizajni  i  ndërfaqes  së përdoruesit, mësimi makinerik/automatik, realiteti i shtuar, realiteti virtual ose algoritmet kompjuterike apo fusha të ngjashme të tjera.

Fondet për zbatimin e këtij programi për vitin 2024 të mbulohen nga fondet e programit të nxitjes së punësimit” thuhet në udhëzimin e firmosur nga Ervin Mete që Ministër i Financave dhe Ekonomisë (ndryshimi i ministrisë dhe fushës së përgjegjësisë së kësaj ministrie zuri vend pas datës 11 janar që përkon udhëzimi).

Kurset e formimit profesional funksionojnë në bazë të një kuadri të rregulluar ligjor ku një prej tyre është një vendim i vitit 2022 që përcakton kriteret dhe kushtet për zbatimin e programeve që mbështeten financiarisht.

Sipas këtij vendimi kurset e formimit profesional synojnë kualifikimin dhe rikualifikimin e punëkërkuesve, me qëllim përgatitjen për integrim të shpejtë në tregun e punës dhe kanë një kohëzgjatje nga 3 deri në 12 muaj.

Për të fituar nga kjo mbështetje parashikohen konkurrime. “Procedurat e konkurrimit të parashikuara në këtë vendim për ofrimin e mbështetjes financiare për kurset e formimit profesional, të organizuara nga institucionet e formimit profesional, publike apo private, zbatohen nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (në vijim “AKPA”)” thuhet në vendim.

Çdo institucion, që ka në thelb arsimimin profesional duke ofruar kurse të formimit profesional, konkurron me anë të një kërkese për të përfituar mbështetje financiare. Për të kaluar këtë fazë duhet të plotësojë një sërë kushtesh duke nisur nga përvoja tek numri minimal i kursantëve. /Monitor

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img