-0.9 C
Pristina
spot_img

Miratohen dy marrëveshje ndërkombëtare, njëra për ujërat e tjetra për energji solare

Date:

Share:

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Zvicrën për Projektin e “Qëndrueshmëria klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë” si dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, i përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferove, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë Solare i (solar4kosovo).

Për të prezantuar këto marrëveshje i pranishëm për raportim ishte ministri i Financave, Hekuran Murati,

Duke folur për projektligjin e parë, Murati tha se ky është një projekt i rëndësishëm që do të ketë ndikim tek KRU-të në vend.

Sipas tij, ky projekt parasheh që të këtë mbi 8 milionë franga zvicerane. Ai po ashtu përmendi edhe punën dhe investimet që janë duke u bërë në impiantet e ujërave të zeza në komunat e vendit.

“Kosova është e ndejshëm nga ndryshimet klimatike. Jemi të varur edhe nga burimet e brendshme ujore. Për këtë arsye konsideroj që ky projekt është i rëndësishëm. Projekti parasheh që të ketë 8.34 milionë franga zvicerane. Ky projekt do të udhëhiqet në nivel strategjikë”, tha ai.

Sa i përket marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, i përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferove, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për  Programin e energjisë Solare i (solar4kosovo), Murati tha se bëhet fjalë për një projekt në vlerë prej rreth 29 milionë euro për financim.

Sipas tij, projekti në përgjithësi parasheh që të kushtoj mbi 100 milionë euro. Ai tha se synimi kryesor i projektit është ngritja e prodhimit të energjisë elektrike.

“Bëhet fjalë për një marrëveshje të kredisë në vlerë për 29 milionë euro për financimin e projektit për energjinë Solare. Ky projekt në tersi parasheh një investim të paneleve solare, është një park i ri solar që do të bëhet me djerrinat e KEK-ut ku është ku do të përshtatet toka dhe bëhet fjalë për një projekt me kapacitet të instaluar deri në 100 megavatë, e i cili përgjatë vitit parashihet që të prodhoj 152 gigavatë ore energji elektrike në vit. Synimi kryesor i projektit është ngritja e prodhimit të energjisë elektrike. Projekti në tersi parashihet që të këtë kosto rreth 103.7 milionë euro, 31.7 milion euro i kemi të siguruara nga korniza investuese e Ballkanit perëndimor, 33 milionë euro të tjetra parashihen që të jenë kredi nga Banak Evropian për Investime të BE-së, si dhe 10 milionë euro parashihet që të jetë kontribut i vetë KEK-ut”, tha Murati.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku pyeti ministrin se çfarë ka bërë ekzekutivi sa i përket investimeve për shfrytëzimin e thëngjillit në vend.

Ndërsa ministri tha se vitin e kaluar janë investuar 60 milionë euro, për të rinovuar turbinat në dy blloqet e Kosovës B, si dhe premtoi edhe 100 milionë euro të tjera të bëhet edhe ndërrimi i filterave në dy blloqet e termocentralit Kosova B.

Ai tha se e gjithë ideja është që vendi të shkojmë nga një tranzicion i gjelbërt. Këtë projektligj e ka abstenuar deputeti i VV-së Eman Rrahmani, duke shpjeguar edhe arsyet e këtij abstenimi. Por që sipas tij në Kuvend nëse ky projektligj do të mbetet pa kaluar për një votë, ai do të mbështesë./EO/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img