5.4 C
Pristina
spot_img

ARKEP ndryshon rregulloren: Konsumatorët kanë të drejtë t’i shkëpusin kontratat me operatorët

Date:

Share:

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar sot se më datë 5 Shkurt 2024, Bordi i saj ka miratuar Rregulloren e re për Kontratat, Transparencën, publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundor të shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Kjo rregullore tashmë iu jep të drejtë të plotë konsumatorëve të shkëpusin kontratat me operatorët kabllor në rast se këta të fundit bëjnë ndryshime të paparalajmëruara në platformat televizive, siç ishte rasti i fundit tek operatorët ArtMotion dhe Kujtesa.

Sipas ARKEP-it, Rregullorja në fjalë, tashmë është në përputhje me Kodin Evropian të Komunikimeve Elektronike dhe qëllimi kryesor i saj është fuqizimi i mëtutjeshëm i të drejtave të konsumatorëve, siç thonë ata “si njëra nga objektivat kryesore të vendosura nga ARKEP (Konsumatori në qendër) në planin e saj të punës”.

Sipas njoftimit nga ARKEP, kjo Rregullore përcakton termat dhe kushtet, të cilat duhet t’i përmbajë kontrata për ofrimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun, masat për rritjen e transparencës dhe publikimin e informatës në dobi të konsumatorëve dhe përdoruesve të tjerë fundorë, si dhe rregullat dhe procedurat e zgjidhjes së ankesave që mund të lindin nga konsumatorët dhe përdoruesit e tjerë fundorë, në lidhje me kontratat.

Në veçanti, rregullat e reja të miratuara nga ARKEP konsistojnë në:

  • Vendosjen e obligimeve shtesë për operatorët sa i përket rritjes së transparencës dhe informimit të konsumatorëve lidhur me të drejtat e tyre;
  • Vendosjen e kërkesave specifike sa i përket kualitetit të shërbimeve të komunikimeve elektronike, me fokus në shërbimet e qasjes në internet dhe kualitetin e shërbimit të thirrjeve me zë;
  • Ofrimin e mundësisë për konsumatorët për ndërprerjen e kontratës, për rastin e pakove të kombinuara, atëherë kur ka ndryshim për cilindo element të pakos. Në rast të ndryshimeve në kushtet e kontratës për qasje në shërbimet mediale audio vizuale, konstatimet do t’i jap autoriteti kompetent – Komisioni i Pavarur për Media (KPM); si dhe
  • Përcaktimin e procedurës për paraqitjen e ankesave, zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe mënyrës së kompensimit.

ARKEP më tutje sqaron se periudha e vendosur kur ofruesi i shërbimit mund të kërkojë kompensim për shkëputjen e parakohshme të kontratës (gjatë 9 muajve të parë kur kontrata është lidhur për 12 muaj, përkatësisht 12 muajt e parë kur kontrata është lidhur për 24 muaj), vlen vetëm për rastet kur janë përmbushur të gjitha kushtet e kontratës nga ofruesi i shërbimit, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas ARKEP-it, periudha detyruese është e pazbatueshme për kontratat të cilat vazhdohen ose janë vazhduar në mënyrë automatike.

“Të gjitha kontratat e vazhduara në mënyrë automatike mund të shkëputen njëanshëm, pa ndonjë arsye, nga përdoruesi fundorë në çdo kohë me një periudhë njoftimi të paktën pesë (5) ditë para datës së përfundimit të periudhës së faturuar dhe pa ndonjë kosto shtesë përveç tarifave për marrjen e shërbimit gjatë periudhës së njoftimit”, thuhet tutje në komunikatën e ARKEP-it.

Ndërkaq, për të gjitha rastet tjera si, ndryshimi i njëanshëm i kushteve kontraktuale, funksionimi i dobët të shërbimit, apo shkeljeve tjera të kushteve kontraktuale nga ofruesi i shërbimit, konsumatori ka të drejtën e shkëputjes së parakohshme të kontratës.

ARKEP theksoi më tutje se do të publikojë edhe Elementet kryesore të Kontratës në mes të përdoruesve fundor (konsumatorëve) dhe ofruesve të shërbimeve dhe/ose rrjeteve të komunikimeve elektronike pesëmbëdhjetë (15) ditë pas hyrjes në fuqi të kësaj Rregullore. /Buletini Ekonomik/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img