Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Lartësohu
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Një manual profesional për rritjen personale.
Bota moderne po shpërthen me të dhëna. Të gjitha këto informacione mund të jenë të papërballueshme. Çfarë nënkupton e tërë kjo, apo, më mirë të themi, cila është mënyra më e mirë për të arritur sukses dhe kënaqësi në jetën tuaj?
Fatmirësisht, nuk keni pse ta kuptoni atë gjë vetëm.Në këto pulsime, do të kthehemi për ndihmë tek një ndërmarrës, autor, dhe kërkues i madh i dijes, Joseph Deitch. I lindur në vitin 1950, karriera si kameleon e Deitchit e ka shpier atë të ketë sukses në industri të ndryshme sikurse planifikimi financiar dhe argëtimi.
Por çfarëdo që ai ka prekur, gjithnjë ka egzistuar një lidhje udhëzuese: përkushtimin për rritjen personale dhe një dëshirë të zjarrtë për të arritur ekselencë. Dhe kjo është saktë ajo qe do të eksplorojmë derisa e shpalosim kutinë e veglave të Deitchit për ngritjen e lojës tuaj personale dhe profesionale.
Përgjatë rrugës, do të mësoni:
- Pse dëgjimi është kyç për të mësuar;
- Si munden shpërblimet t’iu ndihmojnë t’i arrini qëllimet tuaja; dhe
- Pse dashuria është gjithë çfarë keni nevojë.
Ideja kyçe 1
Mund të zgjidhni shumë probleme dhe ta merrni atë që doni thjeshtë duke i bërë pyetjet e duhura.
Si i zgjidhni problemet në jetën tuaj? Derisa mendoni për teknika të ndryshme, mund të harroni diçka të dukshme: gjetja e kohës për t’i menduar gjërat përmes dhe duke e pyetur veten se cila mund të jetë zgjidhja. Është një qasje në mënyrë mashtruese e thjeshtë që sjell rezultate të pabesueshme.
Merreni nga autori, i cili i kalon dimrat në Boston, Massachusetts. Është një vend i ftohtë, gri dhe i zymtë dhe, si shumë bostonianë, ai vuan nga një formë e butë e depresionit dimëror. Për një kohë të gjatë, ai kishte frikë nga ardhja e nëntorit.
Kishte një nënvizim, sidoqoftë-Dita e Falenderimeve.Kjo e bëri autorin të mendojë. Çfarë, e pyeti ai veten, ajo që e bëri pushimin vjetor aq të këndshëm. Të hyjmë më në temë, çfarë do të mund të bënte ai për ta bërë Nëntorin më të këndshëm sesa Ditën e Falenderimeve.
Po përgjigja? Bashkimi me miqtë dhe familjen. Dhe kjo ishte zgjidhja për dimrin blue të autorit. Sot ai planifikon ndjeja, ekskurzione, takime; lojëra mbrëmjeje, me miqtë që i pëlqen. Kjo kishte një efekt të mrekullueshëm. Në vend se ai të dëshpërohej për dimrin që po vinte, ai në fakt mezi e priste atë të vijë!
Ja ku është një tjetër mënyrë e lehtë për tu marrë me problemet:mos e pyesni thjeshtë veten se çfarë doni, por si do ta merrni atë gjë. Mendoni për kohën kur keni qenë fëmijë dhe sa shumë i keni dashur ëmbëlsirat apo atë lodër të re që prindërit kanë refuzuar tua blejnë. Fëmijët zakonisht reagojnë ndaj këtyre frustrimeve duke u ankuar apo madje edhe duke qarë. Ky është një kurth i keqardhjes që duhet të mësoni ta shmangni.
Truku është ta bëni pyetjen e duhur: Çfarë kam nevojë të bëj në mënyrë që ta marr atë që dua? Autori e mësoi djalin e tij, Metin, ta marrë këtë qasje, dhe ka bërë qudira.Kur Meti dëshiron diçka, psh të themi, një video lojë-ai e kupton se ai duhet të bëjë diçka që ta meritojë atë, sikurse pastrimi i enëve pas darkës apo kryerja e punëve të shtëpisë.
Siq mund ta imagjinoni, ky është një qëndrim i mrekullueshëm për ta marrë për sfidat dhe frustrimet e jetës.
Në vend që të ankoheni pasivisht për fatin tuaj, ju inkurajon të vendosni veten në vendin e drejtimit dhe të zgjidhni në mënyrë proaktive problemet për veten tuaj.
Ideja kyçe 2
Dëgjimi i të tjerëve nuk është asnjëherë i lehtë, por ju ofron informacione të çmueshme dhe ju ndihmon të përmirësoheni.
Nëse dëshironi të mësoni diçka të re, duhet të mësoni t’i dëgjoni të tjerët-në fund të fundit, kur jeni ai që po flisni, ju pashmangshëm përfundoni duke e thënë atë që tashmë e dini. Qoftë nëse jeni me miqtë apo familjen tuaj në një takim biznesi, dëgjimi është mënyra më e mirë e marrjes së informacioneve dhe gjetjes së gjërave në të cilat mund të përmirësoheni.
Marrja e reagimeve në bord mund të jetë e ndërlikuar, megjithatë, veçanërisht kur është kritike. Autori dëshmoi se sa e vështirë mund të jetë kjo disa vjet më parë, kur ai mori pjesë në një seminar në të cilin pjesëmarrësit morën komente nga kolegët e tyre.
Marrja e komenteve është ngacmuese, sidomos kur është kritikë. Autori e pa se sa e vështirë mund të jetë kjo disa vite më herët, kur mori pjesë në një seminar në të cilin pjesëmarrrësit pranonin komente nga kolegët e tyre.
Tani, për shkak se çdo pjesëmarrës po merrte komente nga burime të ndryshme, ata e dinin se komentet nuk ishin arbitrare. Një pjesëmarrës, sidoqoftë, pati një shkrirje dhe filloi të bërtiste se si komentet që i kishte marrë nuk ishin të drejta. Ironikisht, ky temperament i zemëruar ja konfirmoi atë që kishin thënë kolegët e tij-që ai gjithnjë supozonte se njerëzit me të cilët ai punonte ishin aty për ta marrë atë.
Kjo qartë nuk është qasje e shëndetshme. Pra si mund t’i kultivoni shkathtësitë e dëgjimit? Le ta hedhim një shikim tek disa mjete të lehta të cilat mund t’iu ndihmojnë të bëheni dëgjues më i mirë.
Gjëja e parë që duhet të mësoni të bëni është të përkushtoheni në dëgjim.Nëse e keni shprehi ndërprerjen apo injorimin e të tjerëve, duhet ta kuptoni këtë dhe të bëni një zgjidhje të vetëdijshme për ta ndryshuar sjelljen tuaj.
Hapi i dytë është ta kuptoni se dëgjimi është një proces aktiv.Ideja nuk është thjeshtë të uleni aty dhe t’i lëni fjalët të vërshojnë mbi ju derisa meditoni në mënyrë idilike se çfarë do të hani për darkë atë mbrëmje. Dëgjimi i vërtetë nënkupton përfshirjen me atë që po thuhet, të vëreni kur hutoheni, dhe të bëni një përpjekje të vetëdijshme për ta rifokusuar vëmendjen.
Përfundimisht, duhet të hyni në bisedë me mendje të hapur. Ju do ta dëgjoni atë që vërtetë po thotë dikush nëse i largoni supozimet tuaja dhe i merrni argumentet e tyre ashtu si ju takojnë. Mbani mend, ju mundeni gjithnjë të zgjidhni nëse pajtoheni apo nuk pajtoheni pasi ata të kenë thënë pjesën e tyre!
Ideja kyçe 3
Mënyra se si mendojmë dhe flasim ndikon në jetët tona dhe e formëson mënyrën se si ndihemi.
Çdo natë para gjumit, autori i thoshte djalit të tij Metit që ai ishte një gjumash i pashoq i cili ishte gati të shkonte gjithnjë në gjumë pavarësisht situatës. Quditërisht, kjo funksionoi dhe Meti asnjëherë nuk e ka pasur problem të flejë mirë natën. Çfarë po ndodh këtu-si funksionon kjo?
Përgjigja mund t’iu befasojë. Mënyra se si mendojmë dhe flasim për gjërat aktualisht ndikon në jetën tonë. Mendoni rreth trurit njerëzor si për një kompjuter. Sikurse një KP, ai mund të programohet.Në vend të përdorimit të kodit, sidoqoftë, ai programohet duke përdorur gjuhë të zakonshme, të përditshme.
Kur mendoni apo flisni për veten në terme negative sikurse ‘’Nuk mund të flej natën’’, apo ‘’pavarësisht çfarë bëj, nuk mund të humbas peshë,’’ ju po i kodoni ato mesazhe në trurin tuaj. Dhe sa më shumë që i përsërisni ato, aq më të vërteta bëhen. Pse kështu? Mirë, ju realisht po e programoni veten të funksionini në programim negative.
Fatmirësisht, ky problem mund të zgjidhet. Mënyra për ta zgjidhur atë është ta ktheni kodin dhe në mënyrë të vetëdijshme të mendoni dhe të flisni për veten me terma pozitivë. Përsëritja e ideve sikurse ‘’Mund të flej lehtë çdo natë’’ apo’’Mund të humbas peshë me pak mund’’ -e bën më të lehtë t’i mbyllni sytë tërë natën dhe t’i shkrini ato kilogramë të tepërt!
Ndjenjat poashtu mund të manipulohen në këtë mënyrë. Thënë ndryshe, ju mund të zgjidhni nëse ndiheni keq apo mirë.
Nuk jeni i bindur? Provojeni këtë ushtrim.Ndalni dritat në dhomën tuaj, ulunu në karrigen tuaj dhe fokusojeni vëmendjen në një përvojë negative në jetën tuaj për 10 minuta. Si ndiheni? Mjaft keq, apo jo?
Tani provojeni të kundërtën. Ndizni dritat, uluni në mënyrë konfidente dhe fokusojeni mendjen në një kujtim të mirë që ju bën të buzëqëshni apo të qeshni. Ngritni krahët në ajër dhe bërtisni ‘’Po!’’, disa herë. Gjasat janë se do të ndiheni shumë më mirë!
Kjo tregon vetëm se sa shumë mund të ndikojmë në emocionet tona. Herën tjetër kur të ndiheni keq, mendoni për këtë eksperiment të vogël dhe kujtonjani vetes se ju jeni përgjegjës për mënyrën se si ndiheni.
Ideja kyçe 4
Motivimi pozitiv, i shpejtë dhe i sigurtë është mënyra më e mirë për t’i arritur qëllimet tuaja.
A keni pasur një shef që ju frymëzonte të shkoni shumë larg dhe ta bëni punën më të mirë të karrierës tuaj? Nëse po, ju me siguri keni pyetur veten çfarë ka pasur ai të veqantë që e ka bërë motivues aq të madh.Quditërisht, është shumë më pak e komplikuar sesa që mund ta mendoni-në fakt, e tëra ka të bëjë me disa rregulla të drejtëpërdrejta.
Ja ku është pika më e rëndësishme: nëse doni ta merrni më të mirën prej të tjerëve, atëherë duhet t’iu jipni atyre motivim pozitiv, të menjëhershëm dhe të sigurtë. Le ta sqarojmë këtë.
Shumë njerëz kapen pas idesë së vjetër se mënyra më e mirë për të marrë rezultate nga punëtorët është duke i frikësuar ata. Hulumtimi i fundit tregon se kjo është një gabim i dëmshëm.Në fakt, përforcimi negativ e nëvnlerëson performancën. Kjo për shkak sepse taktikat frikësuese i inkurajojnë njerëzit ta bëjnë minimumin e nevojshëm për ta shmangur dënimin.
Ja ku vie në ekuacion pjesa pozitive. Nëse e shpërbleni punën e mirë në mënyrë pozitive, punëtorët kanë më shumë gjasa ta japin më të mirën prej tyre. Kjo është sidomos e vërtetë kur ato shpërblime janë të menjëhershme. Falë mënyrës se si janë të programuar mendjet tona, shumica prej nesh, kur ju jipet mundësia, preferojnë 1,000$ sot sesa të marrin 2,000$ vitin tjetër. Si rrjedhojë, të gjithë ne punojmë më shumë kur e dimë se do t’i shohim frytet e punës tonë tani sesa më vonë. Shpërblimet poashtu duhet të jenë të sigurta. Mendoni rreth kësaj në këtë mënyrë. Nëse kompania juaj është e krisur kur janë në pyetje bonuset dhe ndonjëherë kthehet tek premtimet e vjetra, atëherë keni gjasa të ndiheni të pamotivuar. Nëse shpërblimet janë të caktuara dhe të panegociueshme, në anën tjetër, ju keni gjasa të qëndroni më shumë dhe t’i arrini caqet tuaja.
Këto parime nuk aplikohen vetëm në kompani, sidoqoftë-ju mund t’i përdorni ato poashtu për ta motivuar veten.Imagjinoni sikur doni të humbni peshë. Sikur çdokush që ka qenë në një dietë, kjo mund të jetë një përvojë rraskapitëse, sepse ngrënia e ushqimeve të pashijshme, me pak yndyrëra duket sikur dënim.
Shtojeni faktin se shpërblimet nuk janë asnjëherë të menjëhershme apo të sigurta si dhe nevojën tuaj si të majmunit për mirënjohje të menjëhershme, dhe do ta kuptoni pse është aq e vështirë ta ndiqni një plan të ri dietal.
Pra, këtu është një ide: bëjeni dietën një përvojë pozitive duke përgatitur vakte të vogla por të shijshme dhe duke krijuar një sistem shpërblimesh që ju jep kënaqësi të vogla sa herë që arrini një moment historik. Për shembull, mund ta shpërbleni veten me një udhëtim në banjë ose një natë me miqtë për çdo 2 kg që humbisni.
Ideja kyçe 5
Strukturat ju ndihmojnë t’i shmangni gabimet, derisa ruajtja energjisë tuaj ju parandalon nga djegja.
Jeta ka shumë kthesa. Kur ndodhemi në një të tillë, ne përshtatemi shpejtë. Nëse një mik i afërt apo familje sëmuret shumë, për shembull, ne shpesh gjejmë burime më herët të panjohura për ta strukturuar kohën tonë dhe për të kryer shumë gjëra.
Por çfarë nëse egziston një mënyrë e të bërit të kësaj gjëje çdo ditë, jo vetëm në kohë të krizës? Ja ku është lajmi i mirë. Le ta shohim se si.
Qofshin lista detyrash, rutina mëngjesi apo mbrëmjeje apo plan javor i pastrimit, të gjitha strukturat e kanë një gjë të përbashkët; ato ju ndihmojnë ta përdorni kohën tuaj në mënyrë më efikase dhe t’i shmangni gabimet.
Shikojeni industrinë e aviacionit. Sot, pilotët e linjave ajrore kalojnë nëpër një listë kontrolli sigurie të gjerë para se të nisen. Kjo është e detyrueshme në vendet sikurse SHB, dhe rezultatet flasin vetë. Që nga prezantimi i testeve të tilla, numri i aksidenteve që përfshijnë Aeroplanët ka rënë në mënyrë dramatike.
Mjekët dhe infermierët kanë një qasje të njëjtë dhe përdorin lista kontrolli për te krijuar strukturë në procedurat e tyre diagnostike. Studimet kanë treguar se këto lista e kanë zvogëluar numrin e rrëshqitjeve dhe gabimeve në ambientet mjekësore sikurse spitalet.
Dhe një këshillë tjetër: mos i hargjoni burimet sikurse koha dhe energjia. Ja një këshillë që ja vlen ta merrni nga natyra. Në botën e natyrës, burimet janë të pakëta dhe të çmueshme, gjë që tregon pse çdo organizëm e përdor minimumin e energjisë së nevojshme për ta ushqyer vetëveten.
Por kjo vlen edhe për ambientet e përditshme.Imagjinoni sikur jeni gati ta ngrisni një valigje të rëndë. Nëse jeni duke hargjuar shumë energji, nuk do të jeni në gjendje ta lëvizni nga toka; Megjithëatë, shpenzoni shumë, dhe do të përfundoni duke lëvizur valixhen përreth dhe duke rrëzuar gjëra.
Tani mendoni për aktivitetet që nevojiten për ta përfunduar një projekt. Parimi i njëjtë është në punë.
Shumë pak përpjekje dhe nuk do të arrini asgjë; shumë dhe ju do të hani në rezervat tuaja të energjisë dhe së shpejti do ta gjeni veten duke vrapuar në një rezervuar bosh. E thënë ndryshe, do të digjeni.
Ideja kyçe 6
Një sy gjumë i shkurtër fuqizues është mënyrë e mirë për ta kompenzuar gjumin e humbur, por ai nuk mund ta kompenzojë të tërin.
Suksesi profesional dhe përmbushja personale të dyja ndërtohen mbi të njëjtat themele. Dhe cila është gjëja më e rëndësishme dhe shpesh më e nënvleresuar e kësaj strukturë? Gjumi. Nëse e keni të vështirë të bëni gjumë si duhet gjatë natës, mos u brengosni-në këtë pulsim, do t’i eksplorojmë sekretet e pushimit cilësor.
Le të fillojmë me dremitjet e pushtetit. Kur jeni të lodhur, shpesh nuk ka kuptim të përpiqeni të ecni përpara me punën tuaj. Jeni të garantuar se do të punoni në mënyrë joefikase dhe do të përfundoni me diçka që bie nën standardet tuaja të zakonshme. Pra, këtu është alternativa: bëni një sy gjumë të shkurtër dhe mbushuni me karburant përpara se të ktheheni në detyrën në fjalë.
Arsyeja pse gjumet e shkurtëra ju japin aq shumë stimulim është shumë e thjeshtë. 20 deri në 30 minuta gjumë mjafton për ta bërë lëvizjen e shpejtë të syrit apo LSS.Kjo është veqanarisht e mirë për funksionet tuaja njohëse dhe biologjike. Më e rëndësishmja, trupi juaj nuk bie në gjumë të thellë. Kjo do të thotë që nuk zgjoheni duke u ndjerë i turbullt dhe konfuz.
Nëse nuk jeni bindur akoma, merrni shembull nga Tomas Edisoni, Leonardo da Vinci, dhe Eleanore Roosvelt-personat më të suksesshëm që kanë fjetur gjumë të shkurtë.
Egziston një paralajmërim për ta mbajtur në mend, sidoqoftë. Ndonëse gjumi i shkurtër mund të jetë stimulues shumë i nevojshëm njohës, ai prapë nuk mund ta zëvendësojë gjumin e plotë të një nate. Fatkeqësisht, shpërqendrimet e gjumit janë në rritje dhe shumë njerëz po e kanë të vështirë ta arrijnë atë.
Nëse jeni njëri prej tyre, ja vlen ta vëreni se mjekësia duhet gjithnjë të trajtohet si drejtim i fundit. Para se të shkoni tek mjeku, provoni të bëni shumë ushtrime në rutinën tuaj të përditshme. Kombinojeni atë me ilaqet natyrore nga mjekësia Kineze apo kurat Ayurvedic, dhe mund ta kuptoni se, me kohë, problemet e gjumit do të rregullohen.
Ideja kyçe 7
Ja vlen të investoni shumë energji në iniciativën e re, dhe ta llogarisni kohën tuaj.
Duhet shumë sasi e madhe e energjisë për ta ngritur aeroplanin nga toka, por sapo ta arrijë lartësinë, ai mund të fluturojë duke djegur sasinë minimale të gazit. Momentumi i arritur nga nisja fillestare, me fjalë të tjera, mjafton për ta mbajtur atë në ajër.
Por çfarë ka të bëjë kjo me jetën tuaj personale dhe profesionale? Shumë, aktualisht.Sikurse një Aeroplan, ju duhet të hargjoni shumë energji kur i lansoni projektet e reja. Filloni, me gjysmë zemre, në të kundërtën, dhe së shpejti do ta gjeni veten jashtë pistës.Ky është momenti kur godisni një mur dhe hiqni dorë.
Autori, për shembull, kaloi shumë vite duke u përpjekur të mësojë si të skijojë. Kohë pas kohe, ai ia dilte ta kalojë një bjeshkë. Por për shkak se ai nuk shkonte në skijim rregullisht, sidoqoftë, ai asnjëherë nuk u bë mjaft i mirë për ta shijuar sportin. Në fund, ai e quajti atë dorëheqje.
Qoftë nëse është skijimi, mësimi i një gjuhe të re, apo zotërimi i një aftësie të panjohur, ju duhet të përkushtoheni plotësisht në fillim të procesit. Kjo është ajo që bëri autori kur vendosi ta mësonte jogën.Ai e hodhi veten në këtë punë duke hyrë në një sfidë 30 ditëshe të jogës. Kjo ishte një mënyrë e mirë e tejkalimit të asaj faze të quditshme dhe të përfitojë dobi të plota nga praktika. Sot, joga është pjesë e rutinës së tij të përditshme!
Mirë, ju e dini sa i rëndësishëm është përkushtimi, por ku e gjeni kohën për projektin tuaj?Epo, puna është kështu: ju keni më shumë sesa që mund të mendoni.
Për ta kuptuar se sa kohë keni aktualisht, do t’iu duhet ta analizoni mënyrën se si po e kaloni atë. Merrni një fletore dhe regjistroni aktivitetet përgjatë dy javëve të ardhshme, duke caktuar çfarë do të bëni çdo gjashtë minuta. Kjo do t’iu jepë një pasqyrë shumë të detajizuar se çfarë jeni duke bërë me ditët tuaja.
Gjasat janë se do të tmerroheni se sa shumë kohë shpenzoni duke shikuar TV, duke i përdorur mediat sociale, apo thjeshtë duke u brengosur për gjëra. Dhe vetëdija është gjysma e betejës-sapo ta shihni sa e kotë është ky përdorim i kohës, atëherë mund të filloni të fokusoheni në gjërat që e pasurojnë jetën tuaj sikurse të mësoni t’i bini një instrumenti, të kaluarit më shumë kohë me familjen, apo ushtrimet.
Ideja kyçe 8
Të pasurit më shumë dashuri në jetën tuaj, dhe të përkujtuarit e rëndësisë së prekjes do t’iu bëjë më të lumtur.
Siq thotë kënga e famshme e Beatless ‘’Gjithë çfarë ju duhet është dashuria.’’Në një nivel, të gjithë e dimë se dashuria i bën jetët tona më të lumtura dhe më të plota. Fatkeqësisht, ne shpesh e tejkalojmë këtë kuptim bazim dhe e neglizhojmë këtë qështje jetike. Kjo duhet të ndryshojë.
Dashuria është ngjitëse. Kaloni kohë me një person të dashur dhe do ta shihni se do të ndiheni shumë më i lidhur dhe më i butë. Ja pse është me rëndësi ta rrethoni veten tuaj me ndikime të mira.Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa të kaloni kohë me njerëzit që ju duan dhe ju bëjnë të ndiheni mirë.
Pastaj janë fëmijët. Fëmijët janë mjeshter të artit të dashurisë së pakushtëzuar.Përpiquni të shoqëroheni me këto tufa të vogla entuziazmi dashurie dhe me siguri do të mësoni një ose dy gjëra rreth dashurisë. Spiritualiteti është një mënyrë tjetër e shkëlqyer për të hyrë në kontakt me veten tuaj të dashur dhe për të ushqyer zemrën tuaj.
Dhe ja një këshillë e fundit: nëse po keni vështirësi të krijoni lidhje dashurie, vetëm imagjinoni si sillen këlyshët kur e takojnë njëri-tjetrin. Kjo është energjia që duhet ta kanalizoni kur po njoftoheni me njerëz-qesharak, të lehtë, dhe lozonjar.
Dashuria nuk është ide abstrakte, poashtu-ajo poashtu ka të bëjë me prekjen. Qoftë në kontekst platonik apo erotik, kontakti fizik është një nga mënyrat më efektive të shprehjes së dashurisë.Nuk ka dyshim, atëherë, se prekja dhe të qenit i/e prekur ka treguar se e përmirëson shëndetin tonë psikologjik dhe mendor!
Një mënyrë e mirë e integrimit të kësaj në rastet e përditshme është t’i përqafoni njerëzit. Kjo dukshëm është më e ndërlikuar në disa vende sesa në disa tjera-kulturat konzervative sikurse shtetet verilindore të SHB, për shembull nuk e inkurajojnë saktësisht këtë sjellje.Por nëse përpiqeni ta tejkaloni përmbajtjen tuaj natyrale, do të mahniteni se sa afër do ndiheni ndaj atyre që i keni përreth.
Përmbledhja finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Jeta nuk ka të bëjë vetëm me lëvizjen-ajo ka të bëjë me ngritjen e vetes në nivele më të larta të aftësive dhe, përfundimisht, arritjes së kënaqësisë dhe suksesit.Por qështja është ketu: shpesh, ne thjesht nuk dima ku t’ia fillojmë këtij procesi. Fatmirësisht, nuk është aq e vështirë sa mund ta mendoni. Vendi prej nga mund t’ia filloni?Pyeteni veten se çfarë dëshironi të ndryshoni në jetën tuaj, dhe refuzoni të hiqni dorë derisa të keni një përgjigje të prerë.Sapo ta keni qartësuar atë pyetje, e tëra ka të bëjë me ruajtjen e kohës, strukturimin e ditëve tuaja për efikasitet maksimal, dhe përkujdesjes për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.
Këshillë vepruese:
Gjejeni se çfarë duan njerëzit rreth jush.
A ndiheni ndonjëherë të frustruar sepse njerëzit përreth jush thjesht nuk duket se e kuptojnë atë që po vozitni? Apo ndoshta keni vënë re se partneri juaj duket inatçi por nuk mund ta kuptoni se çfarë nuk shkon? Epo, çfarëdo qoftë ajo që ju shqetëson, është koha për t’i dhënë fund pezullimit. Ja se si: ndaloni të pretendoni se jeni psikik dhe filloni të komunikoni! Nëse dëshironi të zgjidhni një çështje, duhet të pyesni se çfarë duan të tjerët. Pasi ta dini këtë, është shumë më e lehtë t’u jepni atyre ose, nëse kjo nuk është e mundur, shpjegoni në mënyrë racionale pse nuk mundeni.
Keni komente?
Ne sigurisht se do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Prandaj, thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexoni më tej: ”Jetoni”! Nga Jairek Robbins
Mirë, deri tani duhet ta keni një ide të mirë se si të filloni ta ngrisni veten dhe ta merrni më të mirën prej jetës. Por njohja e diçkaje në teori dhe veprimi i saj në realitet janë dy gjëra të ndryshme. Ende keni frikë t’i ndiqni ëndrrat tuaja? Mos u brengosni, jemi me ju!
Hyni në Jairek Robbins, një trajner i dekoruar dhe sipërmarrës i stilit të jetesës që ka ndihmuar lexuesit në mbarë botën të realizojnë ambiciet e tyre me udhëzuesin e tij të dëshmuar të procesit hap pas hapi për të mbushur hendekun midis vendit ku jeni sot dhe vendit ku dëshironi të jeni nesër. Pra, nëse jeni në treg për lumturi autentike, shikoni syzet tona për ta ”Jetoni”!