Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Përmbledhje Libri
Si ta ruani dinjitetin dhe ta ndërtoni besimin.
Çfarë ka për mua?
Një kthesë e re në psikologjinë e vendit të punës.
Në botën digjitale, me ritëm të shpejtuar të biznesit ndërkombëtar, elementi njeri shpesh mund të humb në përzierje. Pra, si mundemi prapë të arrijmë sukses në këtë ambient pa i humbur raportet tona shoqërore?
Këto pulsime tregojnë se si koncepti i kohës së vjetër i ‘’ruajtjes së fytyrës’’ mund të ofrojë njohur shumë të domosdoshme.Ato e sqarojnë si të kultivoni raporte të forta, autentike nëpër kultura, zona kohore, gjenerata dhe kategori të tjera që na mbajnë ndaras.
Duke u bazuar në dekadat e përvojës se Maya Hu Chan në menagjmentin botëror ndërkombëtar, këto pulsime prezantojnë këshilla vepruese për t’u lidhur me të tjerët në biznes dhe në jetën tuaj personale. Me këtë manual të dobishëm pranë vetes, ju do të jeni gati t’i pasuroni raportet tuaja me një prekje të vërtetë personale.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Pse nuk e porositni një Mac të madh në Indi;
- Çfarë domethënë të përgjigjeni ‘’po dhe ’’tek kolegët tuaj; dhe
- Pse nuk mund ta derdhni një filxhan kafe.
Ideja kyçe 1
‘’Fytyra’’ është një valutë komplekse shoqërore që i udhëheq raportet tona.
Ja ku është një skenar fatkeq: Ju jeni përgjegjës për procesin e rrjedhës së parave kesh. Nën mbikëqyrjen tuaj, dikush ka marrë sasi të mëdha parashë. Edhe më keq, nuk e keni kapur hajnin derisa ishte shumë vonë. Duke qenë kështu, a do t’iu marrin prapë seriozisht kolegët tuaj?
Epo, kjo varet. Nëse shefi juaj ju disiplinon dhe ju poshtëron në një email që e përfshin tërë kompaninë, me siguri që jo. Por nëse ajo ju flet privatisht dhe pastaj publikisht lajmëron se ju beson që ta ridizajnoni një sistem më të sigurtë, do të mund ta lini situatën i padëmtuar.
Dallimi? Në skenarin e dytë, shefi juaj ju ka ndihmuar ta ruani fytyrën.
Mesazhi kyç këtu është: ‘’Fytyra’’ është një valutë komplekse shoqërore që i udhëheq raportet tona.
Koncepti i “fytyrës”, si në frazën “fytyrë shpëtimi”, mund të jetë i vështirë për t’u përcaktuar. Kjo sepse në këtë kontekst, “fytyra” nuk do të thotë pamja juaj fizike. Ky version i fytyrës është një përkthim i përafërt i fjalës kineze miàn zi. Nuk ka një ekuivalent të saktë në anglisht. Megjithatë, është afër koncepteve si respekti, dinjiteti dhe besueshmëria.
Pra ‘’fytyra’’ juaj korrespondon me nivelin e vetëvlerësimit që keni për veten dhe në statusin dhe respektin që ju jipet në komunitet. Dikush më shumë fytyrë, sikurse një i vjetër i ndershëm, do të sillet me vetëbesim dhe krenari dhe shpesh do të trajtohet me vlerësim dhe me nderim nga të tjerët. Dikush më pak fytyrë, sikurse një politikan i paturp, mund ta presë të kundërtën; ai do të ngacmohet dhe përqeshet.
Është me rëndësi ta mbani mend se fytyra nuk është cilësi e vazhdueshme. Në praktikë, është aktualisht më shumë sikurse para. Mund të grumbullohet dhe humbet me kalimin e kohës në përputhje me veprimet tuaja. Një lidhje e shëndetshme e ndërtuar në empati do ta rrisë fytyrën e të dy pjesëmarrësve. Sidoqoftë, të qenit mashtrues apo i parespektueshëm do t’iu bëjë ta humbni fytyrën në sytë e të tjerëve.
Përderisa kjo mund të tingëllojë shumë abstrakte, është aktualisht një mënyrë e dobishme e të kuptuarit të botës sociale. Konsiderojeni jetën tuaj. Ata që i njihni që janë të suksesshëm apo të njohur në komunitetin tuaj me siguri e kultivojnë fytyrën për veten dhe për të tjerët. Dhe ndoshta e keni marrë parasysh statusin e fytyrës suaj në punë dhe në shtëpi – edhe nëse nuk keni përdorur të njëjtën terminologji.
Në pulsimin tjetër, ne do të vazhdojmë të eksplorojmë se si funksionon fytyra. Dhe, më e rëndësishmja, ne do të shikojmë se si ta shmangim humbjen e tij.
Ideja kyçe 2
Mënyra më e mirë për ta ruajtur fytyrën është ta shmangni humbjen e saj në radhë të parë.
Është herët në mëngjes; jeni akoma përgjumshëm.Pengoheni dikur dhe ju bie filgjani i kafesë, dhe për një moment, pija juaj e sapopërgaditur bie kudo.Kafeja shpërnahet nëpër tavolinë, përhapet në dysheme dhe ju spërkat gjithë bluzën tuaj.
Çfarë rrëmuje! Sigurisht, me pak përpjekje mund ta pastroni atë. Por, çfarë nëse keni dashur që ai aksident të mos ndodhte kurrë? A do të mund ta kthenit ndonjëherë atë kafe pas në filgjanin tuaj? Me siguri që jo. Dhe edhe sikur të mundnit, me siguri nuk do të donit ta pinit atë.
Fytyra funksionon në të njëjtën mënyrë. Sikurse një pije e derdhur, është shumë më e lehtë ta humbni fytyrën sesa ta ktheni atë në nivelin e saj original.
Mesazhi kyç këtu është: Mënyra më e mirë për ta ruajtur fytyrën është ta shmangni humbjen e saj në radhë të parë.
Si fillim, le ta shohim se çfarë e bën një person ta humb fytyrën në radhë të parë. Kryesisht, dikush e humb fytyrën saherë dikush e bën të ndjejë frikë, turp, lëndueshmëri apo ndonjë tjetër emocion negativ. Bërja e një gabimi në punë-kjo e humb fytyrën. Ofendimi aksidentalisht i një të njohuri-kjo poashtu e humb fytyrën.Të pengohet dhe të derdhet kafeja? E keni marrë me mend: fytyrë e humbur.
Ndonjëherë, humbja pak e fytyrës është në rregull. Nëse ju dhe një shok i ngushtë keni një lidhje të fortë, faljet e rastësishme nuk do ta prishin plotësisht atë.Sidoqoftë, nëse lidhja sociale është pak më e dobët, edhe një rrëshqitje e vogël mund të jetë problem. Në fund të fundit, thjesht mendoni se sa e vështirë do të jetë të ktheheni nga një përshtypje e parë e keqe.
Meqë fytyra është aq qenësore për sigurimin e raporteve sociale të mira, ju duhet të ruani po aq fytyrë sa është e mundur për çdokënd rreth jush. Po, ju nuk doni ta humbisni fytyrën-por ju nuk doni t’i bëni të tjerët ta humbin atë poashtu.Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që gjithnjë t’iu qaseni situatave me empati. Kjo domethënë të jeni të ndjeshëm ndaj perspektivës së të tjerëve dhe t’i trajtoni njerëzit respektivisht.
Kjo është sidomos me rëndësi në ndërveprimet ndërkulturore. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, shumë CEO e vlerësojnë të qenit të qasshëm dhe mund ta vlerësojnë një bisedë rastësore. Sidoqoftë, në Japoni, hierarkitë e biznesit janë më strikte. Marrja e një toni të ngjashëm rastësor do të shihej si e vrazhdë, duke bërë që të dy të humbisni fytyrën.
Shmangni sikletin duke mësuar zakonet dhe pritshmëritë e atyre që po takoni. Kjo mund të përfundojë duke ju shpëtuar fytyrën që do të kërkonte vite për t’u rivendosur.
Ideja kyçe 3
Nderimi i fytyrës kërkon një interes autentik në të tjerët.
Imagjinoni sikur jeni një ingjinjer i shkathtë nga Kina. Ju kanë ftuar deri në Arizonë për të marrë pjesë në një punëtori prestigjioze. Së pari, duket sikur një nder. Por kur arrini atje, ka një problem.Të gjithë prezentuesit po flasin Anglisht-dhe po e flasin atë shpejt.
Meqë Anglishtja është gjuha juaj e dytë, nuk është lehtë ta zotëroni atë edhepse jeni ekspert në temë. Ndiheni i turpëruar dhe i injoruar. Papritmas, punëtoria prestigjioze nuk duket më si një nder.
Përderisa organizatorët me siguri kanë dashur që ju të ndiheni të mirëpritur, nuk kishte mjaftuar. Edhe nëse qëllimet e tyre kanë qenë të pastërta, veprimet e tyre kanë qenë sipërfaqësore.
Mesazhi kyç këtu është: Nderimi i fytyrës kërkon një interesim autentik për të tjerët.
Të shumtën e kohës, njerëzit mendojnë për fytyrën vetëm si diçka që duhet të ruhet. Kjo domethënë se fytyra vie në shprehje kur ka një problem që duhet të zgjidhet apo kur një problem për t’u shmangur. Sidoqoftë, kjo është një mënyrë shumë e cekët e të menduarit për statusin, respektin, dhe dinjitetin e të tjerëve. Ai e trajton fytyrën e dikujt si të parëndësishme – thjesht një mjet për një qëllim.
Ky është problem sepse njerëzit janë shumë të mirë në njohjen e dikujt kur nuk është i sinqertë. Thjeshtë mendoni për të gjitha herët që një shitës i lodhur i dyqanit ju ka kërkuar të ‘’kaloni një ditë të mirë.’’A ndjeni një rrjedhë kenaqesie dhe vlerësimi kur e dëgjoni përsëritjen e kësaj fraze? Jo, sepse ju e dini se ai aktualisht nuk brengoset për pjesën tjetër të ditës në një nivel më të thellë apo personal. Ai thjesht po e bën punën e tij.
Nëse përpjekja juaj për ta përballuar një nivel fytyre të ngjashëm me nivelin sipërfaqësor,ato do të jenë joefektive në rastin më të mirë, dhe patronizuese në rastin më të keq.Pra, në vend se thjeshtë të përpiqeni ta ruani fytyrën, punoni në nderimin e saj poashtu. Kjo domethënë të interesoheni sinqerisht në njohjen e vlerës së njerëzve si gjëja më e rëndësishme.
Në botën profesionale, nderimi i fytyrës nënkupton trajtimin e punëtorëve si qenie reale dhe komplekse njerëzore që janë. Për shembull, mos bëni vetëm detyra që lidhen me shpërblimet dhe ndëshkimet mekanike.Gjeni kohën për të mësuar se çfarë i motivon vërtetë punëtorët dhe përshtateni vendin tuaj sipas atyre nevojave.Do ta kuptoni se ofrimi i njohjes publike, përgjegjësive shtesë, apo më shumë autonomie është më e vlefshme sesa ndonjë bonus monetar.
Të qenit i brengosur në mënyrë autentike me fytyrën nuk është gjithnjë e lehtë, por njerëzit do ta vërejnë dallimin.Përpjekjet tuaja munden madje ta rrinin fytyrën tuaj me kohën.
Ideja kyçe 4
Nuk mund ta ruani fytyrën duke e shmangur konfliktin.
Le të themi se jeni menagjer në një firmë të madhe marketingu. Një nga punëtorët tuaj ka qenë vazhdimisht i mirë në punën etij-të paktën, deri së fundmi.Parashikimet e shitjeve të tij të fundit e kanë huqur targetin. Duket sikur ka bërë gabime fundamentale.
Çfarë bëni për ta ruajtur fytyrën?
Qasja e lehtë është të intervenoni dhe t’i caktoni qetësisht atij detyra të ndryshme.Por kjo prapë nuk do të zgjidhte asgjë. Ata nuk do të mësonin të parashikonin saktë, punonjësit tuaj të tjerë do të kishin punë shtesë dhe kjo do t’ju bënte të dukeni të dobët.
Më mirë është të jeni direkt. Në këtë mënyrë, kur t’i thoni një kolegut tuaj që po rrëshqet dikund, kjo i jep atij një mundësi për të bërë më mirë, dhe për tu përmirësuar, duke e ruajtur kështu dinjitetin e tij.
Mesazhi kyç këtu është:Nuk mund ta ruani fytyrën duke e shmangur konfliktin.
Kur ka ndonjë problem në vend të punës, ka një spektër të gjerë mënyrash si t’i qaseni atij.Në një anë është mos qasja e tyre fare. Mundeni thjesht ta injoroni problemin dhe ta fusni nën tepih. Apo, në anën tjetër është konfrontimi i rreptë. Kjo metodë përfshin thirrjen dhe dënimin e gabimeve në një mënyrë brutalisht të ndershme.
Quditërisht, të dy ekstremet e këtij spektri janë rrugë të tmerrshme të ruajtjes së fytyrës. Qasja e butë i privon njerëzit nga mundësia për ta bërë rastin e tyre apo për ta dëshmuar vlerën. Në ndërkohë, qasja agresive mund t’i bëjë njerëzit mbrojtës apo të nëncmuar.Është shumë më mirë të përfundoni diku në mes, ku mund ta trajtoni një problem në një mënyrë bashkëpunuese dhe konstruktive.
Në fakt, përqafimi i konfliktit është pjesë e ruajtjes së fytyrës-për aq kohë sa të gjithë ata që janë të përfshirë trajtohen me dinjitet dhe respekt.CEO inovativ, Steve Jobs e avokonte këtë qasje. Nën mbikëqyrjen e tij, Apple u njoh për takimet e saja të zhurmshme dhe të gjalla ku njerëzit mund të diskutonin me vrull mbi dizajnet dhe strategjitë.Rezultati del shpesh një produkt më i mirë sepse kishte input më të shumëllojshëm.
Mbi të gjitha, punëtorët u ndjenë të vlerësuar dhe të rëndësishëm. Edhe nëse idetë e tyre nuk ishin konsideruar apo refuzuar, ata së paku e kishin mundësinë t’iu dëgjohej zëri.Qartë, krijimi i hapësirës për debat të hapur, mospajtim dhe, po konflikt të jashtëm, nuk është antitetike për ruajtjen e fytyrës-është mu në zemër të konceptit.
Ideja kyçe 5
Nderojeni fytyrën duke krijuar një vend të punës psikologjikisht të sigurtë.
Çfarë e bën një ekip të vendpunimit të suksesshëm? Kjo është një pyetje me presion dhe çdo kompani dëshiron ta dijë sekretin.Fatmirësisht, sikurse me shumë pyetje të tjera, Google mund të na ndihmojë t’i gjejmë përgjigjet.
Kompania ngarkoi Departamentin e saj të Operacioneve të Njerëzve që të zbulonte se çfarë i bënte ekipet e saj më efektive. Për të mbledhur njohuri, departamenti intervistoi më shumë se 200 punëtorë në mbarë globin.
Rezultatet kanë qenë befasuese. Ata e kuptuan si nuk ishte përbërja e ekipit, as vitet e përvojës, as madje burimet materiale që kanë rëndësi më shumë. Më parë, ishte atmosfera dhe qëndrimi brenda ekipit që e parashikonte atë sukses.
Ekipet që kultivonin ambiente pozitive, mirëpritëse gjithnjë i kalonin në performancë ekipet që ushqenin ambiente negative dhe armiqësore.
Ja ku është mesazhi kyç:Nderojeni fytyrën duke krijuar një vendpunim psikologjikisht të sigurtë.
Pra çfarë domethënë të jeni psikologjikisht i sigurtë? Termi vie nga Profesoresha e Harvardit Amy Edmonson. Ajo e përshkruan këtë formë të sigurisë si një cilësi qetësuese që njerëzit e përjetojnë kur besojnë se mund ta shprehin veten pa e rrezikuar refuzimin dhe nëncmimin.
Në një vend pune psikologjikisht të sigurtë, të gjithë ndihen të lirë t’i ndajnë idetë, informacionin dhe komentet pa pasur pasoja negative. Kryesisht kjo është një formë e atmosferës punuese ku njerëzit nuk kanë nevojë të hargjojnë shumë energji duke u brengosur për humbjen e fytyrës. Në këtë mënyrë, përpjekjet e çdokujt mund të drejtohen kah qëllimet produktive sikurse zhvillimi i ideve të reja apo zgjidhja e problemeve të rëndësishme.
Ndërtimi i një vendi pune të sigurtë psikologjikisht kërkon bashkëpunim. Kolegët mund të ndihmojnë ta vendosin tonin e duhur duke u munduar jashtë mase të jenë empatikë dhe inkurajues ndaj njëri-tjetrit.Përpiquni të krijoni shprehi të mira sikurse kontrollimi i ndjenjave të të gjithëve, duke krijuar hapësirë në takime ashtuqë anëtarët më të qetë të mund të dëgjohen, dhe t’i inkurajoni njerëzit t’i largojnë sjelljet negative sikurse dhënia e shumë komenteve sarkastike.
Një kompani që ka gjetur sukses në modelin e sigurisë psikologjike është studio e animacionit Pixar. Gjatë sesioneve të stuhisë së ideve, shkrimtarët e kompanisë përdorin diçka të quajtur rregulli “plussing”. Kur dikush shtron një ide të re, askush nuk e refuzon atë. Në vend të kësaj, ata e ndërtojnë atë duke rënë dakord dhe duke shtuar me frazën “Po, dhe…” Me këtë metodë pozitive, jogjykuese, shkrimtarët ndihen të frymëzuar për të menduar koncepte më të egra dhe më krijuese.
Në pulsimin e radhës, do t’i shohim disa strategji më konkrete për ndërtimin e një vendi pune ku fytyra vlerësohet dhe ruhet.
Ideja kyçe 4
Raportet më të mira ndërtohen nga lartë poshtë.
Mendoni për shtëpinë tuaj të ëndrrave. Çfarë cilësish ka ajo? Një numër të caktuar dhomash? Një still estetik të veqantë? Ndoshta e ka një cilësi sikurse serën në qati?Fotografia e çdokujt është ndryshe.
Sidoqoftë, pa marrë parasysh çfarë po imagjinoni, një gjë është e njëjtë:mu këtë shtepi ëndrrash nuk do ta gjeni duke pritur tek njoftimet e pasurisë së paluajtshme.Jo, për ta realizuar vizionin tuaj unik, ju do t’iu duhet ta punësoni një arkitekt dhe ta ndërtoni atë vetë.
Raportet biznesore veprojnë njësoj. Një qasje që ju bën të gjithëve me siguri do t’i lë disa njerëz të pakënaqur.Është shumë më shpërblyese ta konstruktoni një raport unik të bazuar në nevojat e secilit person.
Mesazhi kyç këtu është: Raportet më të mira ndërtohen nga poshtë lartë.
Çdo raport biznesor ka nevoja dhe objektiva të ndryshme. Pra toni i saktë, dhe struktura e çdo raporti duhet t’i reflektojë ato cilësi unike.Ndërtimi i një shprehie të tillë nuk ka nevojë të jetë detyrë lodhëse. Ju thjeshtë duhet ta Ndërtoni atë.
Në këtë rast, NDËRTONI është një akronim i dobishëm. Çdo letër qëndron për një element që duhet konsideruar kur zhvillohet struktura e një partneriteti. Le ta hedhim një shikim me rend.
B-ja është për bamirësi dhe llogaridhënie. Kjo e trajton shkëmbimin që përmban çdo hierarki biznesi.Për shembull, një punëtor dohet t’i japë llogari një shefi për t’i bërë detyrat që ai kërkon. Sidoqoftë, shefi duhet të jetë bamirës ndaj punëtorit duke i ofruar atij mbështetje dhe udhëzim.Në çdo lidhje, është me rëndësi të mbahet një balans i mirë i këtyre detyrave.
Tjetra është U-ja për mirëkuptimin.Është kyçe të kuptohet se si çdo palë e sheh një lidhje. Kjo funksionon në çdo nivel.Shefi mund ta kuptojë si e sheh punën e vet çdo punëtor, dhe gjithashtu, si çdo punëtor duhet ta kuptojnë se si i shohin klientët shërbimet e tyre.
I-ja është për ndërveprim.Çdo lidhje e ka stilin e ndërveprimit që funksionon më së miri. Disa mund të merren me përditësime sporadike të emailave, përderisa të tjerët lulëzojnë më shumë në bisedat me një person dhe bisedat rastësore.
L-ja është për të mësuarit.Asnjë lidhje nuk është statike.Është me rëndësi që gjithnjë të jeni i hapur ndaj informacioneve të reja. Për shembull nëse dikush duhet të ndryshojë, duhet të jeni në gjendje t’i mësoni ato dëshira të reja.
Përfundimisht,D-ja është për dërgimin. Ky element i fundit ka të bëjë me kombinimin e katër elementeve të mëhershëm.Sapo të keni konsideruar dhe eksperimentuar me atë që funksionon më së miri, ju mbetet ju t’ua jepni këtë kombinim të veqantë të cilësive partnerëve tuaj. Zbatimi i premtimit për një marrëdhënie të fortë dhe të individualizuar është aspekti më i rëndësishëm i NDËRTONI.
Ideja kyçe 7
Ruajeni fytyrën duke rritur shkathtësinë tuaj kulturore.
Nëse vozitni për në punë, me siguri e dini rrugën shumë mirë.Në fund të fundit, ju jeni çdo ditë në të njëjtën veturë, merrni rrugët e njëjta, përjetoni të njëjtat ligje trafiku. Aktualisht, mundeni madje edhe të ndiheni sikur do të mund ta bënit atë në autopilot.
Tani, çfarë nëse do të ishin duke vozitur një veturë të re në një destinacion në një vend krejtësisht ndryshe? Je edhe aq lehtë. Vetura do të dukej e quditshme, ligjet do të ishin të panjohura, dhe ju do të mund të mos ishit duke vozitur në të njëjtën anë të rrugës.Përpjekja për autopilot këtu do të ishte fatkeqësi.
Bërja e biznesit nëpër kultura mund të jetë njësoj e papërshtatshme. Nëse i bëni gjërat ashtu siq i bëni normalisht, mund të jeni afër një aksidenti turpërues.
Mesazhi kyç këtu është: Ruajeni fytyrën duke e rritur shkathtësinë tuaj kulturore.
Kulturat e ndryshme kanë norma të ndryshme, zakone dhe rregulla. Në kontekst të biznesit ndërkombëtar, kjo domethënë se nuk mundeni gjithnjë ta ndiqni të njëjtin model në lokacione të ndryshme dhe të prisni ta keni të njëjtin sukses.Edhe një lojëtar i madh sikurse McDonald mund t’i përshtat ofertat e tij për regjione të ndryshme. Ndërsa një Big Mac mund të jetë një hit në Shtetet e Bashkuara, në Indi shumë njerëz janë vegjetarianë – kështu që ushqimi pa mish dominon menunë.
Por prapë, jo të gjitha dallimet kulturore janë aq të dukshme. Sikurse një akullnajë, shumica e diverzitetit kulturor fshihet pas sipërfaqes. Duhet vëmendje shtesë për tu marrë me këto dallime më fragjile.Për shembull, nëse dikush propozon një ide të pamundur, në SHBA është e përshtatshme të thuhet: “Jo, kjo nuk do të funksionojë”. Në të kundërt, në Japoni, një refuzim i drejtpërdrejtë do të ishte i papërpunuar dhe do të rezultonte në një fytyrë të humbur. Në vend të kësaj, një koleg në Tokio mund të mendojë “nuk jam aq i sigurt” dhe të presë që të tjerët të marrin aludimin.
Kursejeni veten nga humbja e fytyrës duke praktikuar shkathtësinë kulturore-që domethënë, të mësoni të navigoni në mënyrë të shkathët kontekstet kulturore. Një mënyrë për ta bërë këtë është përmes modelit AAA.Çdo A është një hap ndryshe drejt një zgjidhjeje më të shkathët.
Së pari, jini të Vetëdijshëm se dallimet kulturore janë reale dhe përgadituni se kur mund të paraqiten herën tjetër. Pastaj Merrni njohuri për kulturat e ndryshme. Nëse po bëni një udhëtim biznesi, kalojeni një kohë duke i lexuar zakonet lokale dhe etiketat.Bëhuni kurreshtar dhe bëni pyetje.Në fund, Përshtatni sjelljet e reja kur është e nevojshme.Përpjekja për të përfshirë qasje të ndryshme do të vlerësohet nëse rastësisht keni rrëshqitur.
GJithnjë mbani mend të tri A-jat: Aware (Vetëdijësohuni), Acquire (Arrini) dhe Adapt (Përshtatuni).
Ideja kyçe 8
Seksizmi në vend të punës mund ta bëjë ruajtjen e fytyrës veqanarisht të vlefshme për gratë.
Kur Dr. Darlene Solomon aplikoi për të qenë ZP i firmës teknologjike Agilent, ajo hasi në një konkurencë të ngushtë nga ana e aplikantëve të brendshëm. Sigurisht, ajo kishte aftësi dhe përvojë, por edhe ata kishin. Gjithashtu, ata ishin poashtu të gjithë meshkuj.
Por prapë në fund, Solomoni e mori promovimin prestigjioz. Dhe ajo tani kishte një sfidë të re: të punojë me një ekip ku të gjithë janë meshkuj mund të mos jetë e lehtë për një grua në krye të tyre. Prandaj ajo vendosi ta fitojë besimin e tyre.
Solomoni u takua individualisht me secilin koleg. Ajo i dëgjoi mendimet dhe brengat e tyre dhe e kërkoi mbështetjen e tyre në kalimin e radhës.Secili anëtar ekipi ishte impresionuar me aftësinë dhe sinqeritetin e saj.Përpjekja shtesë ja vlejti; brenda një viti, Solomoni ishte njëri prej liderëve me te respektuar ne kompani.
Mesazhi kyç këtu është: Seksizmi në vend të punës mund ta bëjë ruajtjen e fytyrës veqanarisht të çmuar për gratë.
Në dekadat e kaluara, gratë kanë bërë hapa të mëdhenjë në rrafshin profesional. Sot çdoherë e më shumë gra po shërbejnë në role të profilit të lartë-nga CEO-ja tek kryeministri. Por prapë, përkundër avansimeve të mëdha, gratë akoma hasin pengesa kulturale në formë të stereotipeve, paragjykimit të pavetëdijshëm dhe seksizmit të drejtëpërdrejtë.
Është e padrejtë, dhe kjo shtresë shtesë e presionit social e bën navigimin e botës së punës veqanarisht hileqar.Konsiderojeni tregimin e Suzanës, një profesioniste e rangut të lartë në një kompani teknologjike. Ajo e vërejti se në takime, idetë e saj shpesh injoroheshin. Por prapë, kur një burrë e bëri të njëjtin theksim, ai mori vlerësim dhe lavdërim. Kjo dinamikë e padrejtë ndonjëherë quhet ‘’mikro-pabarazia.’’
Trajtimi i një pabarazie të tillë është e vështirë. Edhe sikur të ishte e vërtetë, thirrja direkte e kolegëve të saj seksiste do t’i bënte ata ta humbnin fytyrën. Disa strategji të buta mund të përfshijnë adoptimin e një sjelljeje më proaktive. Suzana do të mund ta bënte shprehi promovimin e punës dhe ideve të saja që nga fillimi. Edhe nëse është e parehatshme në fillim, pak mburrje do të shkonte shumë larg.
Edhe më mirë, ajo do të mund të bashkëpunonte me gratë e tjera në zyre.Secila kolege femër do të mund të bënte përpjekje shtesë për t’i përsëritur dhe konsideruar idetë dhe arritjet e të tjerëve. Kjo formë e solidariteti quhet ‘’përforcim’’ dhe mund t’i ndihmojë zërat e margjinalizuar të dëgjohen më shpesh.
Sidoqoftë, është me rëndësi që gratë ta ngrejnë zërin e tyre dhe të marrin përgjegjësinë dhe respektin që e meritojnë. Në fund të fundit, lejimi i burrave të pavetëdijshëm që në mënyrë të pandërgjegjshme ose me vetëdije, të përforcojnë dinamikën e njëanshme gjinore, dëmton të gjithë të përfshirët.Kur ju jipet shumë hapësirë stereotipeve negative, të gjithë e humbasin fytyren.
Ideja kyçe 9
Ruajeni fytyrën e çdokujt duke dhënë koment të mirëfilltë.
Imagjinojeni për një sekondë, që Joeli-shitësi juaj më i mirë-sapo e ka mbyllur një marrëveshje të madhe.Sidoqoftë, gjatë procesit, ai i dha klientit shumë premtime të mëdha që do të ishin të vështira për t’u mbajtur. I dërgoni atij një shënim të shkurtë, duke e qortuar atë për ta bërë lëvizjen e rrezikshme. Tani keni një problem të ri: Joeli dëshiron të heqë dorë.
Çarë shkoi gabim? Epo e para, Joeli është i vendosur në Filipine. Në kulturën e tij, qortimi për një gabim të rrezikshëm është punë e madhe. Nuk ka të bëjë vetëm me bërjen lëmsh të procesit profesional; është një vlerësim i gjithë karakterit të tij. Është vështirë ta rimarrësh veten nga kjo humbje e fytyrës.
Natyrisht, mund ta ngushëlloni atë duke u sjellur përreth me një bisedë personale apo një kërkimfalje. Por ndoshta herën tjetër, është më mirë ta shmangni tërë qështjen me një qasje më të larmishme të situatës.
Mesazhi kyç është ky:Ruajeni fytyrën e çdokujt duke dhënë komente të mirëfillta.
Lidershipi ka të bëjë më shumë me thjesht të thënurit të tjerëve çfarë të bëjnë. Cilido lider i mirë poashtu e ndihmon ekipin e vetë që të përmirësohet vazhdimisht duke e vlerësuar performancën e tij. Sidoqoftë, dhënia e komenteve vlerësuese në mënyrë të gabuar do të mund të bënte më shumë dëm sesa dobi.Siq thotë ekspertja e kulturës Dianna Rowland, Kritika e ashpër mund të jetë mjaft kërcënuese.Madje edhe disa komente negative mund ta zgjojnë përgjigjen primare të trurit lufto apo ik.
Një mënyrë për ta bërë këtë proces personalisht më pak të dhimbshëm është t’i bëni të dyjat të rrumbullakësuara dhe anonime duke përdorur një sistem të njohur si komenti i shkallës 360. Kjo përfshin mbledhje në informacioneve të performancës nga çdokush me të cilin punoni-njerëzit përmbi ju, poshtë ju, dhe ata me pozitë të barabartë. Pastaj, sintetizoni të gjitha ato informacione në një raport të ngjeshur pa emër të bashangjitur.
Kur i prezantoni gjetjet tuaja, bëjeni ambientin sa më pak të stresueshëm që të jetë e mundur. Ndani një kohë shtesë dhe hapësirë private. Pastaj, dërgoni rezultatet në një mënyrë të shoqërueshme dhe të drejtëpërdrejtë, që i thekson edhe lajmet e mira edhe ato të këqija. Mos i zbukuroni të vërtetat e vështira, por mos u bëni i pamprehtë poashtu. Qëllimi është të jeni autentikë dhe ta lini dhomën në mënyrë që të përgjigjet kolegu juaj.
Një tjetër qasje e dobishme është të fokusoheni më pak në komente dhe më shumë në përparim. Kjo domethënë se të fokusoheni në gabime apo hapa të gabuar, më mirë formulojeni diksutimin rreth asaj që mund të bëhet në të ardhmen.Në këtë mënyrë, biseda bëhet shumë më optimiste. Në fund të fundit, komentet e mirëfilta duhet t’i frymëzojnë punëtorët ta arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Përmbledhja Finale
Koncepti i ‘’fytyrës’’ i cili është kombinim i respektit, dinjitetit dhe statusit, është një kornizë e dobishme për të kuptuarit e raporteve biznesore. Fytyra funksionon sikurse valutë sociale-njerëzit e grumbullojnë atë duke përmbushur detyrat dhe duke treguar dhembshuri, dhe e humbasin atë përmes sikletit dhe dështimit.Në një partnership të suksesshëm biznesor, gjithkush që është i përfshirë do ta bëjë përpjekjen e qëllimshme për ta ruajtur fytyrën e vet, duke u siguruar që të tjerët mos ta humbin të tyren.
Këshillë vepruese:
Në ndërveprimet ndërkulturale, mbajeni gjuhën tuaj të sinqertë.
Sarkazma dhe ironia mund të jenë mjete të dobishme kur vendosen në mënyrë korrekte. Sidoqoftë, të dyja ato mbështeten një të kuptuar delikat të dashurisë. Kur punoni në një ambient ndërkombëtar, ku njerëzit janë duke e përdorur një gjuhë të dytë apo të tretë, shmangni konfuzionin e turpshëm duke ulur tonin e sarkazmës dhe duke i mbajtur fjalët tuaja të drejtpërdrejta dhe të drejtpërdrejta.
Keni komente?
Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me ”Ruajtja e fytyrës” si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë të lexoni tutje: ‘’Zhveshja’’, nga Patrick Lencioni
Sapo e mësuat se si koncepti i vjetër i ruajtes së fytyrës mund të jetë një kornizë e dobishme për të kuptuarit e raporteve biznesore. Më pas, plotësoni edhe më tej kompletin e mjeteve tuaja të marrëdhënies me ‘’Zhveshja’’.
Ky manual i dobishëm e demonstron se si gadishmëria dhe autenticiteti mund t’i forcojnë dhe mbështesin partneritetet në vend të punës. Në këto pulsime, do të mësoni si t’i largoni pengesat e panevojshme që mund të jenë duke e penguar suksesin tuaj.