7.7 C
Pristina
spot_img

“Fati i rimëkëmbjes së Trepçës varet nga Fondi Sovran”

Date:

Share:

Ligji për Fondin Sovran është njëri prej atyre ligjeve që ka ngjallë mjaft debate e zhurmë në parlament – por përfitimet nga ky Fond u folën ditë më parë në 35 vjetorin e minierës së Trepçës.

Ndërkohë ata që përcjellin sektorin e ekonomisë, shprehen skeptikë se rimëkëmja mund të ndodhë në ndërrmarjen e pasurisë nëntokësore.

Shpresën se Fondi Sovran do të bëjë “mrekulli” për zhvillimin ekonomik e rimëkëmbjen e ndërrmarjeve publike, kryeministri Kurti e përsëriti edhe në takimin me minatorët e Trepçës që kishte të martën.

Por krejt këtë performimin të Kurtit, opozita po e quajnë retorikë politike e populliste dhe asgjë më shumë.

Sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shalës, rimëkëmbja e Trepçës nuk mund të ndodhë përmes Fondit Sovran.

“Përsëris që Fondi Sovran nuk është zgjidhje për Trepçën, nuk do të bëjë  rimëkëmbjen e Trepçës, Fondi Sovran do të vjedhë kohën dhe investimet në Trepçë, asaj i duhet plan strategjik”, ka deklaurar Ferat Shala.

Pikërisht për këtë problem, dy partitë opozitare PDK e LDK, në dhjetor të 2023-s, ligjin e  miratuar në Kuvend e kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese, për çka pritet që këto dërgesa të përfundojnë me një epilog pozitiv.

“Nëse mirret model Fondi Sovran në Slloveni atëherë qëllimi atje ka qenë që të largohet impakti politik dhe të pavarësohet ekonomikisht. Në Kosovë ka më shumë orientim për një ekonomi majtiste se sa një djathtiste e ekonomi të tregut, andaj besoj që epilogun real do ta marrë Gjykata Kushtetuese”, ka sqaruar Safet Gërxhaliu – ekonomist.

Ai thotë se përfshirja e “Trepçës”, në Fondin Sovran mund të ketë fatin e kutisë së pandores.

“Pak kush nga ata që e kanë draftu Fondin Sovran e kanë kuptu realitetin që ndaj Trepçës kërkesa të argumentuara janë më shumë se 1 miliard e gjysmë dhe çdo eksperiment me Trepçën mund të hapë një kuti të pandorës dhe mund ta motivojë çdo debitor që të kërkojë mjetet e tyre dhe në fakt ndoshta kanë qenë të falsifikuara”, ka shtuar Gërxhaliu.

Fondi Sovran do të marrë përsipër ndërmarrjet publike të natyrës komerciale si Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës, Posta, Telekomi, Hekurudhat Infrakos dhe Hekurudhat Trainkos, si dhe asetet me potencial zhvillimor që tani administrohen nga Agjencia e Privatizimit. /RTV Dukagjini/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img