2.9 C
Pristina
spot_img

Njoftim për tatimpagues – Deklaroni Pasqyrat Financiare përmes Sistemit elektronik – EDI

Date:

Share:

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton se përmes Sistemit Elektronik EDI bëhet deklarimi i Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin kur dorëzohet edhe Deklarata Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale/Korporatave, pra nga data 01 janar deri me 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.

Lidhur me plotësimin e Pasqyrave Financiare, keni mundësinë që t’i referoheni udhëzuesit të publikuar në Sistemin Elektronik EDI, gjegjësisht në menynë “Ndihmë”.

Administrata Tatimore e Kosovës

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img