-1.2 C
Pristina
spot_img

Ministrja Rizvanolli dhe Kryeministri Kurti vizituan punimet e Telekomit të Kosovës në fshatin Çabër të Zubin Potokut

Date:

Share:

Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryeshefen e Telekomit, Burbuqe Hana dhe kryetarin e Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj sot vizitoi punimet e Telekomit të Kosovës në fshatin Çabër të Zubin Potokut, me rastin e përmbylljes së punimeve për zëvendësimin e stacionit bazë të transmetimit.

Me këtë investim, Telekomi i Kosovës po kalon nga teknologjia e deritanishme e “Alcatel-it” në teknologjinë më moderne të kohës në partneritet me gjigantin suedez “Ericsson”, punimet e të cilës janë përfunduar në regjionet Ferizaj – Gjilan dhe po vazhdojnë në fshatin Çabër në kuadër të fazës përmes së cilës po zëvendësohen Stacionet Bazë të Transmetimit (BTS) të instaluar në vitin 2000, me ata të rinj.

Kjo nismë me intensitet të lartë filloi në vitin 2021, kur Telekomi i Kosovës ka filluar investimet rrënjësore në fushën e telefonisë mobile.

Rizvanolli tha se, Telekomi i Kosovës është një shembull se si një ndërmarrje publike po përmirëson jo vetëm performancën e saj por po bënë investime edhe po përmirëson cilësinë dhe numrin e shërbimeve për të gjithë qytetarët në çdo cep të vendin, gjë që fatkeqësisht nuk ka ndodh deri më tani.

Ajo përgëzoj stafin e Telekomit për punën që po bëjnë në kushte të vështira për shkak të betejave të trashëguar e gjithashtu i përgëzoj edhe për rezultatet që janë arritur deri më tani e që e bindur se edhe planet në të ardhmen për zgjerim edhe të rrjetit dhe ofrim të shërbimeve të internetit dhe kabllovikut do të zgjerohen.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti tha se Telekomi është një ndërmarrje publike me rëndësi të sigurisë kombëtare, e udhëhequr nga mbulueshmëria dhe cilësia e shërbimeve publike që i ofron.

Ai u shpreh i kënaqur se si nga pesë baza të këtilla që kanë qenë stacione bazë në veri të Kosovës, tashmë po bëhen njëzetë, po modernizohen dhe të gjitha punimet po kryhen nga punëtorët e Telekomit, pa pasur nevojë që ato t’i bartën operatorëve të ndryshëm ekonomikë privat sikurse që është vepruar në të kaluarën.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img