Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot më datë 13 mars 2024, publikoj disa video të reja udhëzuese për përmbushjen tatimore, gjegjësisht video për deklarimin tatimor nga të vetë-punësuarit (individët), deklarimin e qirasë nga qiradhënësit (individët), si dhe parashtrimin e kërkesës për rimbursimin e TVSH-së nga të gjithë tatimpaguesit.
Përmes këtyre video udhëzuese ofrohen përgjigjet për pyetjet:
- Si duhet t’i deklaroj të ardhurat e mia si individ?
- Si duhet të deklaroj për tatimin në qira si individ?
- Si mund të kërkoj rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar?
Pra, këto video udhëzuese njoftojnë tatimpaguesit si të bëjnë hap-pas-hapi deklarimin tatimor përmes formularëve si në vijim:
Për të vetë-punësuarit (individët):
- Deklarimi në baza vjetore përmes formularit “DI” – Formulari i Deklarimit Vjetor dhe Pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ;
- Deklarimi në baza mujore përmes formularit “WM/CM” – Pasqyra Mujore e Tatimit në Burim dhe Kontributeve Personale.
Për deklarimin e qirasë nga qiradhënësit (individët):
- Deklarimi përmes formularit “IR” – Tatimi mbi Qiranë dhe Pasurinë e Patrupëzuar.
Për rimbursimin e TVSH-së:
- Kërkesa për rimbursim përmes formularit “TV” – Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Këto video përcillen edhe me një video udhëzuese për regjistrimin dhe kyçjen në Sistemin Elektronik EDI, dhe mund të gjenden në kanalin zyrtar të ATK-së në YouTube, klikoni:
- Deklarimi nga të vetë-punësuarit (individët) – këtu
- Deklarimi nga qiradhënësit (individët) – këtu
- Rimbursimi i TVSH-së – këtu
Realizimi i këtyre videove është mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.
ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!
Administrata Tatimore e Kosovës