Drurët e lartë tërheqin rrufetë. Kokat e kurorëzuara tërheqin vrasësit. Ky nuk është një ligj i natyrës, por kështu është. Në këtë libër të bukur, Philippe Delorm na rrëfen me talent dhe emocion këto fate tragjike ku të Vjetrit kishin parë ndërhyrjen e frikshme të Fatum-it. Mbreti është diçka e ndryshme nga një njeri, ai është një simbol. Ai mishëron një atdhë, që do të thotë një hapësirë të përbashkët, të pajisur me një histori të përbashkët dhe një shpirt të përbashkët. Personi i monarkut është imazhi i gjallë i kësaj bashkësie kujtimesh e shpresash. Ta sulmosh atë, nuk do të thotë të çlirohesh nga një njeri i bezdisshëm apo i urryer, por të duash të shkatërrosh çdo gjë që ai përfaqëson, ai është një gjest mohimi absolut.