Libri “Kombi që u lind” me autorë Dan Senor dhe Saul Singer është një dritare e mrekullueshme për të parë në brendësi, dhe kuptuar në thelbin e saj, pikërisht këtë mrekulli ekonomike, që i ka rrënjët tek inovacioni, teknologjitë e reja dhe start – up, këtë karakteristikë specifike speciale të një populli mjaft inovativ e largpamës në modelin dhe instrumentet e tij të preferuara të zhvillimit. Siç e nënvizojnë vetë autorët, “ky libër është pjesërisht shpjegim, pjesërisht argumentim dhe pjesërisht rrëfim” për historinë, kulturën dhe efektet e mrekullueshme të start – up nation, siç ka filluar të quhet rëndom Izraeli. Lexuesi shqiptar do të zbulojë në faqet e këtij libri një Izrael dhe një kulturë e mentalitet inovativ, shkencor e zhvillues që ndoshta nuk e ka menduar dhe imagjinuar kurrë. Do të gjejë një shembull perfekt dhe një frymëzim që na duhet aq shumë të gjithëve.