Libri është dukshëm një sprovë e fituar në një fushë nga më të komplikuarat , por edhe nga më interesantet në fushën e shëndetit publik. Sot beteja për të folur për ushqimin dhe ushqyerjen, shumë herë është humbur edhe nga specialistët e mirëfilltë të fushës, sepse oqeani i të dhënave shkencore, i kundërshtive të natyrshme dhe të interesit të gjerë të publikut, duke u ngërthyer keqas me njëri-tjetrin kanë bërë që paqartësia të mbizotërojë në kurriz të mesazheve të qarta, që aq shumë miliona njerëz anë e mbanë presin.