Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Përmbledhje Libri
Çfarë ka në këtë libër për mua? Mëso si të jesh vetja jote më e mirë në punën tënde.
Mendo për zërin tënd. Jo për atë zërin me të cilin këndon apo flet, por për zërin tënd-për domethënien, potencialin e pafundëm dhe madhështinë brenda teje. A e ke gjetur atë?
Gjetja e zërit tënd në punë, qoftë nëse je një punëtor i rregullt, apo një lider kryesor, nuk është domosdoshmërisht e lehtë. Dhe nëse tashmë e ke gjetur atë, prapë nuk ka garancë se ja ke dalë mbanë ta përdorësh atë në vazhdimësi. Në Shprehinë e Tetë, autori të shtyen me mirësjellje për ta gjetur zërin tënd. Ai të plotëson në atë mënyrë si të veprosh dhe ta gjesh atë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, si ti frymëzosh njerëzit përreth teje që ti gjejnë zërat e tyre poashtu.
Në këto pulsime do të mësosh:
- Si ti zhvillosh katër inteligjencat që do të të ndihmojnë ta gjesh zërin tënd;
- Si ta zhvillosh atë liri të zgjedhjes që të lejon ta shpalosësh potencialin tënd real; dhe
- Çelësin e ndërtimit të besimit të dyanshëm.
Ideja kyçe 1
Shprehia e tetë ka të bëjë e tëra për gjetjen e një rruge drejt madhështisë në Epokën e sotme të punës së informatës dhe njohurive.
A je ndjerë ndonjëherë sikur nuk po bën mjaft ndryshim? Ose që ajo që po bën nuk ka në të vërtetë rëndësi? Shumë njerëz ndihen kështu. Por pse?
E vërteta është se shumë organizata nuk mund ti përballojnë ndryshimet e vazhdueshme të botës tonë moderne. Dhe ty qëndron problemi.
Ne për momentin jetojmë në një Epokë të Punës së Informacionit dhe Njohurive, pasardhëses së Epokës Industriale. Shumë organizata e kanë të vështirë ta rregullojnë ndryshimin e qasjeve në punë që kjo epokë e re ka sjellur, dhe ato ende punojnë me një mendësi të Epokës Industriale, e udhëhequr nga një stil dominues nga lart-poshtë.
Ky lloj kontrolli funksionon dobët në epokën e tanishme, e cila ka të bëjë e tëra me çlirimin e potencialit të punëtorëve tanë.
Merre për shembull vlerën e cilësisë në industrinë e sotme të TIK-ut. Një programer i hatashëm për shembull, është 1000 herë më produktiv sesa një programer mesatar. Gjatë Epokës Industriale, këto pabarazi në mes të niveleve individuale të produktivitetit ishin të pamundura.
Prandaj, është e domosdoshme ta shfuqizojmë qasjen kontrolluese nga lart-poshtë, sepse e kufizon potencialin e punëtorit. Ne duhet të prodhojmë atë lloj cilësie që e presim në bizneset e ditëve të sotme.
Më e rëndësishmja, punëtorët duhet të inkurajohen për ta gjetur zërin e tyre.
Çdokush dëshiron të jetë i mrekullueshëm në punn e vet, por vetëm ata që e gjejnë zërin e tyre dhe e bëjnë shprehi përdorimin e pikave të tyre të forta, mund ta shijojnë suksesin e vërtetë. Gjetja e atij zëri të brendshëm njihet si shprehia e tetë. Pra si bëhet kjo gjë?
E tëra fillon me trajtimin e punëtorëve me respekt, ashtuqë ata të mund ti bëjnë zgjidhjet e tyre, ta përdorin kreativitetin e tyre dhe të ndihen të rëndësishëm në vendin e tyre të punës. Çdokush duhet të jetë në gjendje ta gjejë zërin e vetë, dhe si rrjedhojë, ti frymëzojë të tjerët për ta bërë të njëjtën gjë për veten poashtu.
Ideja kyçe 2
Ti mund ta gjesh zërin tënd duke i përdorur dhuntitë që të janë dhënë që nga lindja.
A ke menduar ndonjëherë se dhuntia jote më e madhe është liria e zgjedhjes? Secili nga ne ka lindur me këtë liri, bashkë me dhuratën e inteligjencës. Kombinimi i këtyre dhuntive na pajis ne me aftësinë për ta gjetur zërin tonë.
Liria e zgjedhjes është e çmuar. Përderisa nuk mund ta kontrollojmë çdoherë atë që na ndodh, ne mund të zgjedhim çdoherë se si reagojmë ndaj sfidave të jets. Kur e përdor atë me mençuri, mund ta përdorësh për ti zgjeruar horizontet e tua dhe për ta marrur kontrollin mbi jetën tënde.
Parimi I lirise aplikohet në çdo pjesë të jetës tënde, duke përfshirë edhe punën. Për shembull, nëse shefi yt po të trajton si rrugaç, bëj diçka për këtë! Është e lehtë të harrosh se ti ke fuqinë të zgjedhësh se si reagon-por në të vërtetë ti e ke atë. Pra pse nuk zgjedh të flasësh me shefin tënd direkt për këtë gjë?
Tani ta shohim dhuntinë e inteligjencës.
Egzistojnë katër inteligjenca, secila prej të cilave mund të përmirësojë dhe të kultivojë. Duke punuar në inteligjencën tënde, ti do ti zbulosh pikat e tua të forta, dhe ai zbulim do të të udhëheq për tek zëri yt.
Inteligjenca fizike e lejon trupin tënd të funksionojë dhe ta rregullojë veten pa ndonjë ndikim të vetëdijshëm. Një shembull I kësaj do të ishte rrahja e zemrës.
Inteligjenca mendore është aftësia jote për të menduar në mënyrë abstrakte dhe për ti analizuar gjërat, njerëzit dhe situatat.
Inteligjenca emocionale na mundëson të jemi empatikë, ashtuqë të mund të komunikojmë dhe të lidhemi me të tjerët në mënyrë efektive dhe të shoqërueshme.
Përfundimisht, inteligjenca shpirtërore është diçka që shumica e njerëzve nuk kalojnë shumë kohë për të menduar rreth saj, por ajo është e një vlerë të madhe padiskutim. Në fakt, ajo është baza e formave të tjera të inteligjencës; është veriu i vërtetë i kompasit tonë moral, urdhër që na nxit të kërkojmë kuptim në jetë.
Ideja kyçe 3
Të udhëheqësh nënkupton ti frymëzosh të tjerët dhe ti ndihmosh ta gjejnë zërin e tyre.
Mendo rreth liderëve dhe menagjerëve në organizatën tënde. A janë ata efektivë? A je ti vetë lider i mirë? Secila organizatë ka liderët e saj- dhe prapë, siç e dimë të gjithë, disa janë shumë më të mirë se sa të tjerët. Çfarë është atëherë ajo që e bën një lider të mirë?
Një lider i mirë është në gjendje të luajë jo një, por katër role udhëheqëse.
Nëse ti je lider që dëshiron ti ndihmojë të tjerët ta gjejnë zërin e tyre dhe ta realizojnë potencialin e tyre, atëherë ti duhet ti udhëheqësh punëtorët e tu, në vend se ti menagjosh dhe ti kontrollosh ata. Ky veprim është qendror në çdo qëllim të çdo lideri. Plotësimi i të katër roleve të listuara më poshtë do të të ndihmojë në rrugën tënde.
Së pari, do të të duhet një vizion dhe një strategji që krijon drejtim për punëtorët e tu. Së dyti, do të të duhet të vendosësh një shembull duke vënë në praktikë idetë e tua me diciplinë. Së treti, bëhu entuziast për atë që bën ashtuqë përmes entuziazmit tënd të mund të ndërtosh një kulturë organizate të përbashkët. Së fundi, ti duhet të jesh në gjendje ti menagjosh dhe ti mbash strukturat brenda organizatës tënde.
Tani ke filluar të ecësh mbi rrugën e lidershipit, por për tu bërë vërtetë lider i mrekullueshëm, ti duhet poashtu ti vësh në shërbim të katër inteligjencat tua.
Të katër inteligjencat i vëjmë në shërbim për të arritur madhështinë personale; lideri duhet ta zbatojë pikëpamjen e njëjtë në kompaninë e vetë, një taktikë kjo e cila do të bëjë që shumë probleme të përbashkëta të zhduken. Mendo rreth katër inteligjencave si pjesë të trupit të kompanisë: nëse njëra mungon apo neglizhohet, do ta dëmtojë strukturën në tërësi.
Paramendoje një kompani e cila e injoron nevojën e shpirtit-diçka sikur kultura organizative e përbashkët, për shembull. Mungesa e shpirtit të përbashkët mund të çojë në mungesë të besimit, e cila si rrjedhojë mund të nënkuptojë se punëtorët ndihen plotësisht të përjashtuar dhe të vetmuar.
Ideja kyçe 4
Mos rri kot duke pritur që shprehitë e tua të ndryshojnë. Bëj diçka në lidhje me këtë!
A mendon ndonjëherë ‘’Jam i sigurtë se gjërat do të bëhen më mirë së shpejti. Vetëm do të pres dhe të shoh’’? Nëse është kështu, nuk je i vetmi. Nuk është e pazakonshme për ne që të ulemi dhe të presim për ndryshim. Por rrallë ndodh që gjërat të ndryshojnë në këtë mënyrë. Dhe derisa e ke lirinë për të zgjedhur, atëherë je në pozitën e përsosur për ta rregulluar qëndrimin tënd!
Në mënyrë që ta zbulosh zërin tënd, ti duhet ta ndryshosh moton tënde ashtuqë ‘’prit dhe shiko’’ bëhet ‘’vepro’’.
Paramendo për shembull, se e urren punën tënde sepse shefi yt është krejtësisht kontrollues dhe i refuzon të gjitha idetë që ti ke. Je duke menduar dorëheqjen; sidoçoftë, nuk mund ta përballosh humbjen e punës. Kështuqë vendos një buzëqeshje të rrejshme dhe duron nga e Hëna në të Premte.
Por ka një mënyrë tjetër.
Mund ta kuptosh se nuk je viktimë. Ti ke një zgjidhje. Shumicën e kohës, ti mund të vendosësh të ndryshosh diçka rreth situatës tënde. Gjithë çfarë duhet është nisma dhe përgjegjësia. Kur ti e përvetëson këtë mendësi dhe fillon ta përdorësh zërin tënd, do ta shohësh se edhe nëse shefi yt është lideri yt në kuptim formal, ti prapë e ke fuqinë për ta bërë ndryshimin real në punën tënde.
Nëse diçka është vërtetë jashtë përgjegjësive të tua, atëherë mund të vendosësh se si të reagosh ndaj situatës. Sigurisht, ka gjëra të caktuara të jashtme që nuk mund ti kontrollosh apo të kesh ndikim mbi to. Merre për shembull faktin se shefi yt dëshiron ta punësojë dikë që të irriton, pra pozita jote e punës nuk të lejon të ndërhysh në vendimet e punësimit. Edhe në rastet si këto, ti prapë mund të vendosësh që mos ta lësh atë të të lëndojë. Dhe nëse në fakt aty ka diçka që ti mund të ndryshosh dhe ajo dukshëm, është pjesë e rolit tënd, atëherë meri frerët në duar dhe bëje atë!
Ideja kyçe 5
Besimi i ndërsjellë është çelësi i raporteve personale dhe biznesore.
E ke dëgjuar edhe më herët-por me arsye të mirë: nëse do të jesh i suksesshëm, nuk mjafton vetëm talenti dhe motivimi, por kush je si person. Dhe një pjesë e madhe e asaj se si je si person është aftësia jote për ti frymëzuar dhe besuar të tjerëve.
Por si sigurohesh që njerëzit të besojnë ty profesionalisht dhe personalisht? Duke e mbajtur fjalën, duke qenë I shoqërueshëm, dhe duke ditur kur të kërkosh falje.
Rregullat e mëposhtme do të të ndihmojnë ti bësh këto gjëra. Sapo të fillosh ti bësh ato vazhdimisht, do të shohësh së shpejti çfarë ndikimi pozitiv ato kanë.
E para, sigurohu që të jesh i mirë ne premtimet e tua. Nëse nuk je 100% i sigurtë që mund ta plotësosh, mos premto! Dështimi në mbajtjen e premtimit është mënyra më e lehtë për ta humbur besimin e dikujt.
Tjetra, të jesh I sjellshëm dhe I shoqërueshëm ndaj të tjerëve-thjeshtë të thuash ‘’faleminderit’’, ‘’të lutem’’, dhe të pyetësh ‘’a mund të ju ndihmoj?’’ -mund të bëjë dallimin. Gjithashtu, ki kujdes për fjalët për njerëzit që nuk janë në afërsinë tënde, sepse bartja e fjalëve është e dëmshme dhe shkatërrimtare për fitimin e besimit. Në vend të kësaj, përdor fjalë të ngrohta dhe të shoqërueshme. Do të kenë ndikim të madh.
Për më tepër, të qenit në gjendje të thuash më fal është jashtëzakonisht me ndikim; një kërkimfalje e sinqertë mund të të kthejë çfarëdo besimi që ke humbur në momente më pak të mira.
Sidoçofte, mbaje në mend se besimi nuk është rrugë njëdrejtimëshe. Ndonjëherë gjithë çfarë të nevojitet është besimi i dikujt tjetër. Në fakt, folja ‘të besosh’ përmbledh atë që po mundohesh të bësh kur po provon ti ndihmosh të tjerët ta gjejnë zërin e tyre. Nëse i beson dikujt sinqerisht, ti i treon atij se e vëren potencialin dhe vlerën e tyre. Duke ju dhënë atyre këtë besim, do të ju tregosh atyre potencialin tënd poashtu.
Ndërtimi i një baze të besimit dhe tju besosh të tjerëve në punë dhe jetën tënde personale do ti përmirësojë të gjitha lidhjet e tua. Dhe gjëja më e mirë është se nuk është aq e vështirë; duhet vetëm pak mund.
Ideja kyçe 6
Të qenit në gjendje të bësh marrëveshje është me rëndësi kur merresh me konflikte.
Mendo rreth herës së fundit që provove ta zgjedhësh një konflikt me dikë. Si shkoi? A folët pandalur me njëri-tjetrin apo u mundove ta kuptosh së pari perspektivën e bashkebiseduesit tënd.
Ndonjëherë është më lehtë ta thuash se ta bësh, por mënyra më e mirë për ta shuar një konflikt është duke e dëgjuar personin tjetër.
Shumica prej nesh mendojmë se jemi mjaft të mirë në dëgjim sepse duket sikur po e bëjmë atë gjë gjithë kohën. Sidoqoftë, ka një dallim të madh në mes të dëgjimit që e bëjmë zakonisht, dhe dëgjimit empatik.
Merre për shembull sikur po mundohesh të vendosesh një llogo për projektin tënd dhe kolegu yt është duke e prezantuar pikëpamjen e tij. Në mënyrë që ta dëgjosh, mundohu të shikosh çfare po shikon kolegu yt, dhe pse ata po e shikojnë atë gjë në atë mënyrë. Mundohu ta përceptosh brenda kornizës referuese të kolegut tënd.
Është me rëndësi ta mbash në mend se konflikti dhe keqkuptimi shpesh shkaktohen nga dallimet në kuptim të gjërave. Të gjithë ne e kemi mënyren e përdorimit të fjalëve dhe një fjalë e vetme mund të mbajë kuptime dhe konotacione të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Prandaj, për ta dëgjuar dhe kuptuar më mire kolegun tënd, mundohu të kuptosh çfarë po nënkuptojnë kur po përdorin disa fjalë të caktuara.
Pasi e ke dëgjuar mirë idenë e kolegut tënd, mund të fillosh ta sqarosh pikëpamjen tënde dhe të shikosh për një zgjidhje që ju përshtatet të dyve. Pasi të dy palët kanë ofruar pikëpamjet e tyre, zgjidhja ideale mund të vie, dhe se konflikti mund të jetë ngritur sepse nuk e ke kuptuar personin tjetër si duhet.
Sidoçoftë, ndonjëherë mund të nevojitet një kompromis. Kjo nuk nënkupton se njëra pale ka humbur; e kundërta, aty duhet të ketë mirëkuptim të dyanshëm dhe mendjehapësi, rezultati natyral ky i bisedimit me njëri tjetrin dhe i kuptimit të mendimeve ndryshe. Kjo do ta bëjë një zgjidhje të re shumë më të pëlqyeshme- madje të jetë ajo zgjidhja më e mirë nga të gjitha perspektivat e mundshme.
Ideja kyçe 7
Të gjitha organizatat duhet ta kenë një sistem qendror të vlerave që ju përputhet me ato të punëtorëve.
Si është në kompaninë tënde? A i dinë të gjithë punëtorët vlerat qendrore të organizatës? A kanë përputhje me to? Nëse je lider dhe nuk mund të ju përgjigjesh me po këtyre pyetjeve, atëherë kompania jote duhet të jetë duke vuajtur.
Nëse punëtorët e tu nuk janë të njohur me vlerat bazë të organizatës, ka shumë mundësi që vetë biznesi qëndron në themele të luhatshme.
Për shembull, paramendoje ta pyesësh CEO-n e kompanisë për vlerat e organizatës së saj. Ajo mund të thotë se bashkëpunimi është parim kyq. Ndoshta aty ka pasur edhe një trajnim kompanie që ka pasur qëllim ti ndihmojë punëtorët të bashkëpunojnë më shpesh dhe në mënyrë më të mirë. Por punëtorët brenda saj nuk duket se bashkëpunojnë aq mirë. Nëse e hulumton më afër qështjen, mund të dallosh se ndonëse vlera bazë e kompanisë është bashkëpunimi, aty ka një sasi të madhe të garës, e shkaktuar nga sistemi i shpërblimit për punëtorët me performancën më të lartë. Dhe këto dy vlera janë në kundërshtim me njëra tjetrën.
Kjo lloj qasjeje krijon keqkuptim dhe i huton punëtorët. Disa punëtorë mund të jenë të prirur për bashkpunim sepse I benë më të lumtur dhe më efektiv; të tjerët mund të zgjedhin të jenë garues sepse I shtyen ata të arrijnë rezultate më të mira dhe ju premton shpërblime.
Pra si e trajton ti këtë qështje si lider? Fillo duke dhënë reagim për tu siguruar se punetorët e tu janë në përputhje me vlerat e kompanisë.
Asnjë person i vetëm apo organizatë nuk është në rrugën e duhur gjithë kohës, kështuqë mos u brengos. Mos i dëno punëtorët e tu për këtë, por ofro reagim që i ndihmon ata ti arrijnë caqet dhe qëllimet e dëshiruara.
Për shembull, çfarë thua për caktimin e një takimi mujor ekipor? Kjo do të të jepte një mundësi që ti lësh punëtorët të kuptojnë se çfarë ke vlerësuar në punën e tyre gjatë atij muaji, si dhe çfarë mund të përmirësohet. Kjo do ti jepte punëtorëve tu poashtu mundësinë për reagim.
Ideja kyqe 8.
Inkurajoi punëtorët ta gjejnë dhe ta përdorin pasionin dhe talentin e tyre.
Kush e kontrollon planifikimin dhe vlerësimin e detyrave në organizatë? Liderët, apo? Zakonisht është kështu. Por nëse liderët udhëheqin një anije shumë të ngushtë, ata shpesh i bëjnë më shumë dëm sesa dobi, edhe personelit edhe vetë kompanisë.
Shumë punëtorë nuk janë vërtetë të pasionuar pas punëve të tyre, gjë që zakonisht shpie në rezultate të dobëta. Punëtorët e humbin motivimin kur nuk kanë mjaftueshëm liri dhe përgjegjësi. Zakonisht, menagjeri kujdeset për gjithë planifikimin dhe zhvillimin; nga punëtorët pritet të bëjnë atë çfarë ju kërkohet.
Sidoçoftë, nëse punëtorët i ndajnë përgjegjësitë dhe kontrollin me liderin e tyre, ata do të fillojnë të ndihen më të motivuar dhe, derisa potenciali dhe talentet e tyre fillojnë të lulëzojnë, eventualisht, e gjejnë zërin e tyre. Kur një udhëheqës e lëshon pak kontrollin, punëtorët ndihen të inkurajuar dhe të mbështetur sepse ndihen se dikush ju beson.
Merre si shembull një kompani pastrimi me shumë punëtorë të pamotivuar, puna e vetme e të cilëve është ta fshijnë një ndërtesë të madhe çdo ditë. Si do të motivoheshin ata? Një ide e thjeshtë për ti motivuar ata është ti ndihmosh ata ti gjejnë zërat e tyre, është ti lejosh ata të marrin disa vendime të rëndësishme- dhe pastaj ta vlerësosh suksesin e tyre. Personeli mund të provojë produkte të ndryshme, për shembull, sikurse pastrues të ndryshëm vakumi, dhe pastaj ti vlerësosh se cilët punojnë më mirë.
Të kesh një qasje më të largët mund të mos jetë gjëja e duhur për ta bërë, sepse udhëheqësit janë tradicionalisht ata që e mbajnë fuqinë. Por gjëja më e rëndësishme është ta bësh punën më të mirë të mundshme dhe ti frymëzosh punëtorët ta gjejnë zërin e tyre në organizatë. Nëse mund ta bësh këtë, punëtorët e tu dhe kompania jote do ti vjelin të gjitha shpërblimet.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyq në këtë libër është:
Nëse dëshiron të lulëzosh në çdo pjesë të jetës tënde, duhet ta gjesh zërin tënd dhe ti frymëzosh të tjerët ta gjejnë edhe ata zërin e tyre. Liderët në biznes janë të parët për ta bërë këtë gjë, dhe duke instaluar besim, komunikim efikas dhe duke lëshuar pak kontroll, ata mund ti bëjnë dobi tërë kompanisë.
Këshillë veprimi:
Mos u frikëso të heqësh dorë pak nga fuqia.
Si lider, provo të ju lësh pak përgjegjësi dhe kontroll personelit tënd. Kur punëtorët janë të inkurajuar, kanë më shumë ndikim në detyrat e tyre, dhe lejohen ti marrin vendimet e tyre vetë, ata rriten edhe personalisht edhe profesionalisht, gjë që e ben gjithë kompaninë më efikase.
Për lexim të mëtutjeshëm: Shpejtësia e Besimit nga Stephen M.R Covey dhe Rebecca R. Merrill
Shpejtësia e besimit ka të bëjë me rëndsinë e besimit dhe si ti përmirësoni të gjitha aspektet e jetëve tona, nga lidhjet personale deri tek produktiviteti në zyre. Besimi e përmirëson komunikimin, dhe duke bërë këtë, e shpejton efikasitetin dhe e ul çmimin në të njëjtën kohë. Përgjatë këtij libri, autori ofron këshilla se çfare të bëjmë saktësisht për ta rritur besimin në jetët tona.
Keni ndonjë kritikë?
Do të donim të dëgjonim çfarë keni për të thënë rreth përmbajtjes tonë! Thjesht dërgojeni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!