Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Përmbledhje Libri
Së pari gjërat më të rëndësishme
Çfarë ka për mua në këtë libër? Mëso si ta rritësh cilësinë e jetës dhe përqendrohu në gjërat më të rëndësishme.
Ja një pyetje për ty: Si e jeton një jetë të lumtur dhe me kuptim? Cila është fshehtësia?
Në rregull, me siguri nuk ke përgjigje për këtë pyetje. Por është fakt se është një gjë që të gjithë duam ta dijmë. Në jetët tona moderne, stresuese dhe dinamike, duket sikur nuk kemi kohë për lumturi apo kuptim. A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse do të mund ta ndryshonim këtë gjë?
Ja ku është ndihma.
Në këto pulsime, do ti ndajmë së bashku idetë kyçe nga libri ‘’Së pari gjërat më të rëndësishme’’. Është një libër i shkruar nga Roger Merrill, Rebecca Merrill, dhe mjeshtri i vetëzhvillimit Stephen Covey-kështuqë befasi, befasi, është nga librat më të shitur. Në këto pulsime, do ti shohim disa parime shumë të qarta dhe të lehta për ti përvetësuar. Këto parime do të të ndihmojnë ty dhe ne të gjithëve për të jetuar jetë më të lumtura dhe më kuptimplote.
Ideja kyçe 1
Ta jetosh një jetë me kuptim nuk ka të bëjë me të bërit gjëra sa më shpejt të jetë e mundur-por me të bërit së pari gjërat më të rëndësishme.
Paramendo sikur një zanë të të ofrojë mundësinë për të bërë gjithçka 20 herë më shpejt. A do të pranoje? Shumica e njerëzve do ta bënin, por mendoje njëherë-a do ti zgjidhte kjo gjë të gjitha problemet e tua?
Shumica prej nesh do ta pranonin ofertën, sepse ne mundohemi të bëjmë sa më shumë gjëra të jetë e mundur, në mënyrën sa më të shpejt. Por realisht, kjo nuk është mënyra më e mirë për ta menagjuar kohën tonë. Fatkeqësisht, shumë libra të vetë-zhvillimit e ritheksojnë mitin se duke na motivuar në bërjen e listave dhe duke ju vënë x elementeve të caktuara, mund të arrijmë gjëra të mëdha.
Kjo lloj mendësie përqendrohet vetëm në njërën anë të medaljes: detyrimet e tua, qëllimet dhe rrugën e arritjes së tyre-ajo që mund ta quajmë ‘’ora e jetëve tona’’. Kjo shpesh e shmang anën tjetër, ‘’kompasin e jetëve tona’’-vlerat, parimet dhe ndërgjegjen tënde.
Realisht të jetosh një jetë me kuptim nuk ka të bëjë me heqjen e gjërave nga lista; ka të bëjë me përdorimin e kompasit të jetës tënde për ti identifikuar gjërat e para që kanë ndikim jetëgjatë dhe pozitiv në lumturinë tënde.
Për shumicën e njerëzve, gjërat e para janë raportet personale me familjen dhe shokët. A ke dëgjuar ndonjëherë një person duke shikuar pas në kohë, dhe duke dëshiruar të kishte kaluar më shumë kohë në zyre?
Për shembull, paramendoje sikur të fokusohesh në karrierën tënde, të ngritesh në kompani në detyrë dhe të kesh një pagë të lartë-vetëm për ta kuptuar se tani je shumë i vjetër për të pasur fëmijë. Nëse çdoherë ke dashur të kesh një familje, dhe tani është shumë vonë, karriera nuk ka qenë vërtetë një nga gjërat e tua më të rëndësishme. Nëse nuk je i vetëdijshëm për gjërat më të rëndësishme për ty, mund të përfundosh duke marrë vendime që të bëjnë të palumtur në një periudhë të gjatë kohore.
Në fund të fundit, do të ishte më mirë mos ta pranojë ofertën e zanës. Në vend të kësaj, provo ti identifikosh gjërat që i japin jetës tënde më së shumëti kuptim, dhe bëji ato gjëra prioritetin tënd.
Ideja kyçe 2
Në vend se të përqendrohesh në atë që është urgjente, përqendrohu në atë që është e rëndësishme.
Shumica e njerëzve i përcaktojnë agjendat e tyre ditore duke i bërë gjërat që ata mendojnë se janë urgjente dhe të rëndësishme, sikurse shkuarja në punë dhe vizita familjes.
Problemi është se shpesh gjërat ‘’urgjente’’ dhe ‘’ të rëndësishme’’ në jetën tonë nuk janë e njëjta gjë. Kur duhet të zgjedhim mes bërjes së detyrave që janë urgjente, dhe detyrave që janë të rëndësishme, shumica e njerëzve i zgjedhin të parat.
Ka disa arsye pse ndodh kjo. E para, urgjenca është simbol statutor në shoqëritë Perëndimore: nëse një person është i stresuar nga puna e shumtë, ne supozojmë se ata duhet të jenë të rëndësishëm. Nëse një person nuk është i stresuar, ata shpesh e mbrojnë vetëveten, kështuqë ata nuk ndihen të rëndësishëm.
Arsyeja tjetër është biologjike: kujdesi për përgjegjësitë urgjente mund të të jepë një ndjenjë adrenaline, e cila të bën të ndihesh energjik dhe i gjallë.
Fatkeqësisht, kur përqendrohemi në gjëra urgjente, athëherë kemi më pak kohë për atë që është vërtetë e rëndësishme. Për shembull, paramendoje sikur nuk ke kaluar shumë kohë me familjen kohët e fundit, kështuqë planifikon një mbrëmje familjare, vetëm për të të thirrur shefi që ti bashkohesh një darkë biznesore në të njëjtën ditë. Çfarë do të bëje? Shumcia e njerëzve do ta zgjedhnin drekën e biznesit dhe do ta shtyenin mbrëmjen familjare për më vonë. Ndonëse mund ta shtyesh darkën familjare, vendimet sikur këto mund të shkaktojnë mosbesim dhe zhgënjim në familjen tënde në një periudhë të gjatë kohore. Ai mosbesim është më i vështirë për tu rregulluar sesa për tu parandaluar.
Gjërat e rëndësishme, sikur është koha e kaluar me familje, janë ato që na sjellin lumturi më të gjatë, por këto gjëra rrallë janë urgjente, kështuqë mund ti neglizhojmë shumë lehtë. Por në fund, është e mundur se do të ishe më i lumtur edhe pa shkuar në takim. Sigurisht, nuk mund ta zgjedhësh familjen tënde në çdo rast, por poashtu nuk duhet ti lësh çdoherë gjërat urgjente të dalin përballë asaj që është vërtetë e rëndësishme.
Ideja kyçe 3
Jeta cilësore varet nga përmbushja e nevojave tua dhe përqendrimi në parime.
Pra cili është hapi i parë në përqendrimin në gjërat e rëndësishme në jetë? Epo, duhet ti indentifikosh se cilat janë ato fillimisht!
Për ta rritur cilësinë e jetës, ti duhet ti përmbushësh katër nevojat e tua bazike njerëzore:
E para, ‘’nevoja për të jetuar’’, e cila është nevojë fizike. Nënkupton të kesh ushqim, strehë dhe ushqim të mirë.
E dyta është nevoja mendore, ‘’nevoja për të mësuar’’. Kjo nënkupton të jesh intelektualisht i stimuluar.
Nevoja sociale është ‘’nevoja për të dashur’’, e cila nënkupton të kesh afër njerëz që ju beson dhe i do.
Nevoja e fundit është ajo shpirtërore- ‘’nevojë për të lënë gjurmë’’, e cila nënkupton të kesh një ndjenjë misioni në jetë.
Lumturia jonë varet nga përmbushja e këtyre nevojave. Nëse ato nuk plotësohen, përjetojmë stress, ankth dhe frikë. Për shembull, bëje dallimin në mes të një njeriu të pastrehë dhe një të vetmuari, dhe një personi të shëndetshëm që ja kushton jetën një qëllimi domethënës. Plotësimi i këtyre nevojave e bën dallimin në mes të një jete me cilësi të lartë dhe një tjetre me cilësi të ulët.
Për ti përmbushur dhe balancuar nevojat e tua, duhet të fokusohesh në parimet e tua. Parimet e tua janë orientuesi yt i brendshëm-ato janë ato që të udhëzojnë në drejtimin që don të shkosh në jetë.
Parimet e tua duhet ti udhëheqin të gjitha vendimet e tua-nuk mund të bazohesh në to vetëm ndonjëherë. Gjithashtu, paranoje se të jetosh sipas parimeve tua nuk do të të ofrojë menjëherë rezultate. Për shembull, nëse rri në shtrat por ëndrra jote është të bëhesh vrapues maratone, asgjë nuk do të të ndryshojë ty brenda natës. Do të të duhet të kapesh pas parimeve të përkushtimit dhe shëndetit të mirë për një kohë të gjatë. Por e sigurtë është se, duke ushtruar dhe ndryshuar dietën, parimet e tua do të të udhëzojnë në arritjen e qëllimit tënd.
Prandaj përqendrohu në parimet e tua, dhe përdori ato për të të udhëzuar në përmbushjen dhe balansimin e nevojave tua. Kjo metodë do të të çojë në një jetë më cilësore.
Ideja kyçe 4
Zhvillo një vizion të fortë për të ardhmen, dhe përdore atë për ta ditur se ku po shkon.
A e ke pyetur veten ndonjëherë pse disa njerëz marrin vendime lehtë, ndërsa të tjerëve ju duhet shumë kohë duke konsideruar alternaitva? Të qenit në gjendje të marrësh vendime lehtë varet nga ajo se sa je i orientuar kah e ardhmja.
Të kesh një vizion të qartë për të ardhmen e bën më të lehtë bërjen e zgjedhjeve dhe në përgjithësi e përmirëson cilësinë e jetës tënde. Dëshira jote për ta arritur ëndrrën tënde do të jetë më e fortë sesa ndjenjat e frikës dhe dyshimit, kështuqë do ti kalosh ato më lehtë. Për shembull, shikoje se si jeta e Gandit udhëhiqej nga vizioni i të pasurit një shoqëri të barabartë. Para se ai të ja kushtonte veten asaj ëndrre, ai ishte i turpshëm dhe nervoz për të folurit në publik, madje edhe në ditët e para të tij si avokat. Sidoçoftë, ai e tejkaloi ankthin social kur filloi të përkushtohej në ëndrrën e tij, ashtuqë turpi i tij ishte i parëndësishëm, krahasur me vizionin e tij.
Pasja e një vizioni me orientim drejt së ardhmes të ndihmon poashtu në kohët e vështira, duke ta përkujtuar arsyen pse po mundohesh. Një shembull ekstrem dhe pikant vie nga Viktor Kranklin, një i mbijetuar i njohur i Holokaustit. Ai vërejti se veçoria e përbashkët në mes të të mbijetuarve të Holokaustit nuk ishte shëndeti i tyre, inteligjenca apo familja-ishte ndjenja e vizionit për të ardhmen. ‘’Ata kishin’’, shkroi ai, ‘’Një qëllim për ta arritur, punë të rëndësishme për të bërë.’’ Dëshirat e tyre për ti realizuar ëndrrat e tyre ju dha atyre forcë për të vazhduar.
Pra si mund ta zhvillosh një vizion të fuqishëm për të ardhmen? Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është ta shkruash një shkrim misionar për vete. Imagjinoje veten në ditëlindjen tënde të 80-të. Cfarë sheh? Një familje të madhe? Ndoshta ke krijuar një biznes të susksesshëm? Çfarë ke arritur deri atëherë?
Ëndrrat të cilat e paramendon veten sikur i ke arritur në moshën tënde të shtyrë, janë ëndrrat në të cilat duhet ta përqendrosh të ardhmen tënde. Sapo e di se çfarë dëshiron të arrish, fillo të bësh hapa drejt saj-mos e humb kohën në gjëra jeteshkurtëra të parëndësishme. Ti e di çfarë do, andaj ndjeke atë!
Ideja kyçe 5
Vetëm ëndrrat e bazuara në parime dhe në vizion për të ardhmen mund të arrihen.
A ke bërë ndonjëherë ndonjë premtim për Vitin e Ri dhe nuk ke mundur ta realizosh? Në Vitin e Ri shumë njerëz krijojnë qëllime personale, sikurse të studjojnë më shumë, por vetëm për të rënë shpejt në shprehitë e tyre të vjetra.
Qofshin qëllime të Vitit të Ri, apo të ndonjë kohë tjetër, njerëzit shpesh vendosin qëllime që nuk mund ti realizojnë. Ndonjëherë, edhe nëse një qëllim arrihet, rezultati mundet prapë të jetë zhgënjyes. Për shembull, Qeveria Sovietike vendosi masa në shitjet e alkoolit në vitin 1980, duke shpresuar ta zvogëlojë pirjen e tij. Konsumimi i alkoolit vërtetë ra, por ai i narkotikëve u shtua, ashtuqë njerëzit u kthyen kah narkotikët. Qëllimi ishte arritur, por me çmim shumë të lartë.
Pra ku është dallimi mes arritjes së qëllimeve, dhe arritjes së tyre në mënyrë pozitive. Së pari, qëllimi duhet të jetë në përputhje të vazhdueshme me parimet e tua. Për çdo qëllim, identifikoje çfarë-in, pse-në dhe si-në; gjëja e duhur (çfarë), për arsyet e duhura (pse), dhe në mënyrën e duhur (si).
Për shembull, paramendoje sikur çfarë është mbajtja e një trupi të shëndetshëm. Në këtë rast, pse-ja jote mund të jetë se dëshiron të ndihesh mirë, dhe të lësh një shembull të mirë për fëmijët e tu, kurse si-ja jote mund të jetë duke ndryshuar shprehitë e të ushqyerit dhe ushtrimi i rregullt.
Diçka tjetër për të shtuar për çfarë-in, pse-në, dhe si-në tënde, sigurohu që qëllimi yt të jetë brenda ndikimit tënd. Ti nuk ke ndikim në ndryshimin e presidentit të qështjeve të jashtme, por ke kontroll në trupin tënd dhe në shprehitë personale.
Përfundimisht, qëllimi yt poashtu ka nevojë të nxitet nga rëndësia sesa nga urgjenca. Nëse je mbipeshë dhe dëshiron të jesh në formë, është në rregull nëse qëllimi yt mund të marrë vite për tu përmbushur.
Ajo që ka rëndësi është të qëndrosh i përkushtuar, sepse realizimi i ëndrrës tënde-sikur të qenit i shëndetshëm- do të ketë ndikim të thellë në jetën tënde dhe do të dëshirosh me të vërtetë që të nisesh drejt tij.
Ideja kyçe 6
Marrja e vendimeve të drejta duke gjetur perspektivën e duhur dhe duke vepruar me integritet.
Për të bërë fotografi të bukura, një fotograf i mirë përdor thjerrëza të ndryshme, duke kapur pozicionin e duhur për secilën nga ato. Në të njëjtën mënyrë, duhet ta kesh perspektivën e duhur kur i merr vendimet e tua të rëndësishme.
Shumica e njerëzve e përdorin vetëm një perspektivë kur i bëjnë planet apo marrin vendimet e tyre. Ata përdorin një ‘’pamje nga afër’’ për nevojat e menjëhershme, sikurse vendimi se çfarë do hanë për darkë. Ose do të kenë një ‘’pikëpamje të gjerë’’ për qëllimet e tyre afatgjata, sikurse është planifikimi se ku do të jenë në pesë vitet e ardhshme.
Zgjidhja më e mirë është ti kombinosh këto dy perspektiva duke planifikuar në baza javore.
Provo të krijosh një kalendar javor, ku mund të caktosh kohë për gjërat që kanë rëndësi për ty sikurse është puna, familja apo koha e lirë. Nuk ka nevojë të ndash orë të veçanta për aktivitetet e tua, thjesht sigurohu që ato aktivitete ta kenë vëmendjen e mirëfilltë nga ti gjatë javës.
Gjithashtu, mundohu ti kombinosh qëllimet e tua kurdo që mundesh. Për shembull, paramendo sikur je i stresuar sepse duhet të gatuash për darkë, i takon fqinjtë e tu dhe e përgadit një recete për pritjen e ardhshme. Një perspektivë e mirë këtu do të ishte ti kombinosh këto aktivitete: mund ta provosh recetën e re sonte për darkë, dhe të bësh më shumë për tjua dhënë fqinjëve që duan ta marin recetën nga ti!
Krahas përdorimit të perspektivës së duhur, ti duhet poashtu ti mbash në mend parimet e tua. Për shembull, paramendoje sikur po planifikon të qëndrosh në shtëpi dhe të lexosh atë natë, por shoku yt të thërret për një problem serioz që ka. Çfarë do të bëje? Me siguri do të hiqje dorë nga leximi për ta takuar shokun tënd, sepse e vlerëson miqësinë dhe mbështetjen. T’ju përmbahesh këtyre parimeve është më e rëndësishme sesa të kesh një mbrëmje relaksuese. T’ju përmbahesh parimeve tua në vendimmarrje quhet ta kesh ‘’integritetin në momente të zgjedhjes’’, dhe ky integritet është qenësor për bërjen e zgjedhjeve të duhura.
Andaj merri vendimet e duhura duke gjetur perspektivën e duhur mbi to, dhe duke u udhëhequr nga parimet e tua.
Ideja kyçe 7
Përqendrohu në ndërvarshmëri dhe bashkëpunim, jo në varësi dhe në garë.
Përgjatë jetës, vazhdimisht detyrohemi të garojmë: brengosemi se kush do të merr notat më të mira, punën më të mirë, ose kush është më i bukur apo më i mençur se ne. Ky përqendrim i pashëndetshëm në varësi dhe në garë ndikon tek ne negativisht.
Të mundohesh të arrish gjithçka dhe duke qenë në garë të bën të ngutesh në bërjen e gjërave. Njerëzit ‘’nguten të jetojnë’’ duke marrë ushqim të shpejtë kur janë duke vrapuar për një takim, në vend se të ulen dhe të hajnë shëndetshëm. Të tjerët ‘’nguten të duan’’ duke kaluar nga një lidhje në tjetrën-duke i përfunduar gjërat kur vijnë vështirësitë, në vend se ta rregullojnë atë.
Fatkeqësisht, ky stil jetese i ngutjes ka shumë efekte negative. Një dietë e keqe çon në probleme me shëndet, për shembull, dhe qiftet në mungesë të durimit për ti kaluar vështirësitë, kalojnë në ndarje.
Në vend se të nxitesh nga varësia dhe nga gara, ne duhet të përqendrohemi në ndërvarshmëri dhe bashkëpunim.
Po përse këto dy koncepte në veçanti? Epo, kije parasysh se të katër nevojat njerëzore bazike (jeta, dashuria, mësimi dhe ndjekja e një misioni) të gjitha këto përfshijnë lidhjet me të tjerët. Të gjithë varemi në njerëz të tjerë për të jetuar, për të qenë të shëndetshëm dhe të lumtur, dhe ne kemi nevojë ta kuptojmë këtë ndërvarshmëri si një gjë të mirë.
Vlerësimi i ndërvarshmërisë dhe bashkëpunimit është shumë me pozitiv sesa të parit e çdo gjëje si një garë. Kur ne punojmë në mënyrë të pavarur, ne shpesh mendojmë se në vend se të fitojmë, ne duhet ta bëjmë dikë tjetër të humb. Por nëse përqendrohemi në bashkëpunim, atëherë është më e lehtë të krijojmë situatë fituese për të dy palët.
Merri për shembull, dy njerëz duke e rregulluar martesën e tyre. Shumë qifte ndahen kur kalon faza e parë e muajit të mjaltit dhe menjëherë hasin në problemet e para. Por qiftet që punojnë me njëri-tjetrin, e ndajnë vizionin së bashku dhe e vlerësojnë bashkëpunimin, mund ta kuptojnë se zgjidhja e problemeve së bashku mund tua forcojë martesën edhe më shumë.
Në këtë mënyrë do ti shohësh dobitë e menjëhershme dhe jetëgjata të punës me bashkëpunim me njerëzit me të cilët jetojmë, në vend se ti shohim ata si garues.
Ideja kyçe 8
Bëhu lider i fortë personal duke i inkurajuar njerëzit rreth teje.
Ne të gjithë ndonjëherë luajmë role të lidershipit për të tjerët në jetën tonë. Si prind, kjo ndodh në raportin me fëmijët e tu. Si punëtor, është raporti yt me kolegët e tu.
Për të qenë lider personal i mirë në situata të tilla, ti duhet të mundohesh ti fuqizosh ata që i drejton. Përderisa nuk është e mundur që drejtëpërdrejtë ta instalosh fuqizimin tek kushdo, ti mund të krijosh kushte që i lejojnë ata ta fuziqojnë vetëveten. Kushte të tilla si besimi, respekti dhe ndershmëria, natyrshëm do të qojnë në fuqizimin e të tjerëve.
Për ti ngritur këto kushte, përfshij të tjerët në vendimmarrjen tënde. Për shembull, paramendo sikur një nga zëvendësit e tu në punë vie tek ti me një problem. Mos u mundo ta rregullosh atë-së pari, pyete atë se çfarë do të bënte, dhe inkurajoje atë vetë ta gjejë zgjidhjen. Ai do ta vlerësojë faktin se ti e çmon kreativitetin e tij dhe do të ndihet I respektuar. Ai me siguri do të ndihet i fuqizuar, dhe do të mundohet të veprojë edhe më mirë në të ardhmen.
Andaj kur e udhëheq dikë, përqendrohu në besim dhe llogaridhënie të dyanshme. Studimet kanë treguar se kompanitë me kulture të ‘’besimit të lartë’’, në të cilat punëtorët ndihen të besuar nga punëdhënësit e tyre, performojnë më mirë sesa ata me ‘’kulturë të ulët besimi’’. Kështuqë mos udhëheq përmes mbikëqyrjes rigoroze dhe kontrollit; mund të duket më e lehtë në fillim për të marrë rezultate të menjëhershme, por në periudha afatgjata nuk është produktive.
Një mënyrë e mirë për të kultivuar ‘’kulturë të besimit të lartë’’ është të marrësh mendim vlerësues të rregullt nga ata që i udhëheq. Kjo do të tregojë se ti e respekton mendimin e tyre, dhe poashtu do të dish në cilat anë duhet të punosh.
Për shembull, nëse një CEO e dëgjon mendimin vlerësues të punëtorëve të tij, kjo tregon se ai e vlerëson gjykimin e tyre, dhe poashtu tregon modestinë e tij; a e di se aktiviteti i tij mund të mos jetë i përsosur dhe se ai është i gatshëm të ndryshojë.
Do ta shohësh kështu lidershipin personal në çdo aspekt të jetës tënde, qoftë në familje, në punë, apo edhe me shokë. Andaj bëhu lider i fortë duke e bazuar lidershipin tënd mbi besim, respekt dhe ndershmëri.
Ideja kyçe 9.
Imagjinoje veten në role të ndryshme dhe në detyra që janë pjesë e punës në tërësi, jo si copëza të ndara. Parimet e forta janë qenësore për përmirësimin e kualitetit të jetës tënde. Ato do të të udhëzojnë për të vendosur si ta kalosh kohën, dhe në përgjithësi, do të të lëvizin në një drejtim përmbushës.
Një nga parimet më të rëndësishme që ta ofron këtë udhëzim është ekuilibri. Një ndjenjë e mirë e ekuilibrit të jep një pamje më produktive të jetës. Shumica e njerëzve i shohin jetët e tyre si drejtime të ndara: puna, familja, koha e lirë etj. Ata i shohin rolet që i luajnë dhe aktivitetet që i veprojnë si pjesë të këtyre kategorive të pavarura. Por në të vërtetë, kjo mënyrë e të shikuarit të jetës është kufizuese.
Kur njerëzit i shohin jetët e tyre si të ndara, ata e kanë të vështirë ti transferojnë aftësitë e tyre në mes të këtyre ndasive. Për shembull, studimet kanë treguar se një person që është i suksesshëm në akademi mund të dështojë në një detyrë që nuk është akademike, edhe nëse është e njëjta detyrë. Ata thjeshtë nuk janë të mësuar për të menduar përtej kufinjëve që i kanë paramenduar.
Në realitet, të gjitha rolet dhe detyrat tona janë të lidhura mes vete. Nëse fokusohesh vetëm në një nga ato, do të të shkaktojë frustrim. Për shembull, nëse një egzekutiv mendon vetëm për oraret dhe detyrat e saj, ajo do të mërzitet nëse punëtorët e saj e ndërprejnë atë me pyetje. Por nëse ajo e lë kohën që ‘’ndërprerjet’’ si një mënyrë për ti konsideruar punëtorët që kanë pyetje kur ndalen tek zyra e saj, ajo do ta forconte raportin me ta dhe do ti lejonte ata ti kryejnë punët e tyre më mirë. Egzekutivi do të kishte rezultat më të balansuar duke kombinuar ‘’punën’’ e saj me rolet ‘’sociale’’.
Kombinimi i roleve në jetë është më i lehtë sesa mendon. Për shembull, paramendo sikur je i stresuar për shkak se ndihesh sikur do të duhej të ushtroje më shumë dhe të kaloje më shumë kohë me fëmijët e tu, por orari yt është aq i mbushur saqë ti vështirë që mund ta shtrëngosh njërin nga ata. Pra përse mos ti kombinosh ato role duke luajtur tenis me fëmijët? Kur ta kuptosh lidhshmërinë në jetën tënde, kjo do të të çojë në mundësi sikurse të ngjashmet, dhe do të të ndihmonte ta kaloje kohën në mënyrë më efektive.
Kështu pra, mos e ndaj jetën tënde-mbaje një pamje të balansuar të saj, dhe mbaje në mend se çdo gjë lidhet brenda saj.
Ideja kyçe 10
Duke u munduar ta përmirësosh kualitetin e jetës tënde dhe duke vendosur gjërat më të rëndësishme të parat, do të kesh më shumë paqe.
A mendon se ke paqe brenda vetes? A ka jeta jote ekuilibër, kënaqësi dhe kuptim?
Nëse nuk je plotësisht i kënaqur me jetën tënde, ka mundësi se dekurajimi, krenaria apo pritshmëritë joreale janë problemi yt. Ato janë tri nga pengueset më të shpeshtë të paqes së brendshme, e cila është e nevojshme për të pasur një jetë cilësore.
Ndonjëherë të trija këto paraqiten përnjëherë. Paramendo sikur e konsideron veten si shumë të aftësuar në punën tënde, por kur pensionohet mbikëqyrësi yt, ti nuk zgjedhësh si pasardhësi i tij. Me siguri do të ndihesh i dekurajuar dhe i turpëruar për të qëndruar në pozitën tënde përderisa dikush tjetër ngritet në detyrë.
Në vend se të ndjesh turp, mundohu të përqendrohesh në modesti dhe në guxim, dhe ta jetosh jetën pa pritshmëri joreale. Mos mendo se duhet të konkurosh me të tjerët për ta dëshmuar vlerën tënde-nëse dikush tjetër ngritet në detyrë, kjo nuk domethënë se aktiviteti yt nuk ka qenë mjaftueshëm i mirë. Në fakt, aktiviteti yt mund të ketë qenë aq i mirë, saqë kompania jote nuk dëshiron që ti ta lësh pozitën. Të mendosh në këtë mënyrë të ndihmon të gjesh paqe, dhe e përmirëson jetën tënde në përgjithësi.
Mënyra më e mirë për ata arritur paqen e brendshme është duke i vendosur ‘’gjërat më të rëndësishme të parat’’. Ka një metaforë të fuqishme nga një profesor që njëherë ju prezantoi studentëve të tij një tjegull të zbrazët. Ai e mbushi tjegullën me guralecë dhe i pyeti studentët nëse mendonin se ajo ishte e mbushur. Ata thanë që po. Duke u përgjigjur, professor derdhi në tjegull zhavorr, e cila i mbushi zbrazëtirat në mes të guralecëve. Pastaj ai derdhi në të rërë, dhe për ti mbushur plotësisht hapësirat me të vogla të tjegullës, derdhi ujë në të.
Çfarë mund të mësojmë nga gjithë kjo? Mendoje tjegullën sikurse kohën e jetës tënde: guralecët si gjërat e rëndësishme, dhe rërën, zhavorrin dhe ujin si gjërat e tjera të mbetura. Nëse vendos rërë dhe zhavorr në fillim-detyrat e parëndësishme ditore-atëherë nuk do të ketë vend në tjegull për guralecët. Por kur ti i vendos në fillim në të gjërat më të rëndësishme, çdo gjë tjetër do të bie në vendin e vetë.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këtë libër është:
Shumë shpesh ne përqendrohemi në gjërat e gabuara në jetë, gjë që për rrjedhojë qon në stress dhe joharmoni. Për ta rritur cilësinë e jetës tënde, ti duhet ti njohësh përparësitë e tyre, ta zëvendësosh urgjencën me rëndësinë dhe të krijosh ekuiliber në mes të të gjitha detyrave tua. Këtë mund ta bësh duke pasur një vizion të orientuar nga e ardhmja, gjë që do të të ndihmojë të vësh qëllime efektive. Kur i vendosh gjërat më të rëndësishme të parat, në vend se ti vendosësh aty gjërat urgjente apo më të vogla, atëherë do të arrish lumturi dhe paqe të brendshme.