Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Vetja jote e Ardhshme
Përmbajtje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Gjeje çelësin që të ndihmon të marrësh vendime më të mira, që ta ngrisin motivimin, dhe të ndihmojnë ta kesh një lidhje më të shëndoshë me personin që do të bëhesh.
Imagjinoje këtë: Je duke pirë kafe me një të panjohur. Ky person di gjithçka për ty-të gjitha shprehitë, çdo vendim që ke marrë ndonjëherë, rrugët që i ke marrë, madje edhe fshehtësitë e tua më të thella. Ti, sidoçoftë, nuk di asgjë për këtë të panjohur. Kush është ky person? Epo, je ti-vetëm 10 vite më tutje në të ardhmen.
Tani, si thua, si do ti ndikonte ky takim veprimet e tua sot? A do të mendoje dy herë për ta kryer atë copë torteje, duke e ditur ndikimin që mund të ketë në shëndetin tënd në të ardhmen? A do ta konsideroje atë impuls të blerjes, duke e kuptuar atë dëmtim financiar që mund t’i bëjë vetes tënde në të ardhmen?
Jetët tona janë zhvillim i pandalshëm, çdo ditë duke na shtyer në të ardhmen-në një të ardhme e jetuar nga një version i joni që mund të ndihet i huaj dhe i shkëputur nga vetet tona të tashme. Kjo mospërputhje shpesh shpie në vendime që mund t’i përmbushin vetet tona të tanishme, por t’i lënë vetet tona të ardhme duke u lëkundur. Por prapë, ne këmbëngulim, duke u nxitur nga një fokus i brendshëm për kënaqësi të menjëhershme, duke injoruar shumë hijet kanosëse të së ardhmes.
Por çfarë nëse mund ta kalojmë këtë breg të përkohshëm? Çfarë nëse do të mund të kultivonim një raport empatik me vetet tona të ardhme, duke formësuar vendimet tona sot, për të siguruar një të nesërme më të mirë? Në këtë pulsim, do të endeni në një zbulim serioz në thellësitë e vetë-përceptimit, identitetit, dhe në ndërveprimin në mes të veteve tona të tashme dhe të ardhme. Ky rrugëtim do të ju ofrojë njohje të psikikës njerëzore, përderisa të inkurajon për të krijuar raportin me veten tënde të ardhme-duke ushqyer kështu, vendime që i bëjnë nder jo vetëm vetes tënde sot, por edhe vetes tënde nesër.
Ideja kyçe 1
A mund t’i transformojmë vetet tona të lindura?
Merrni një çast për të reflektuar në tregimin e Pedro Rodrigues Filho, një burrë i lindur në dhunë, duke bartur një kafkë të dëmtuar nga goditjet e babait të tij. Rodrigues Filho, i cili vdiq në vitin 2023, ishte një vrasës serik i cili kishte mbytur 71 njerëz që nga viti 1985. Por historia e tij nuk përfundoi në qeli burgu. Ai filloi të bënte ushtrime, mësoi të lexonte dhe të shkruante, dhe në vitin 2007, falë një shtegu legal, doli nga burgu si njeri i lirë. Ai filloi të zgjohej në ora 4 paradite çdo ditë, duke u larguar nga drogat dhe alkooli, ndau tregime frymëzuese në You tube, dhe këshilloi kriminelë të rinjë, duke u betuar se ishte zmbrapsur nga vetja e tij e vjetër dhe duke e konsideruar veten e tij të rilindur. Pyetja që na tërheq ta pyesim: A mund ta ndryshojmë krejtësisht atë që jemi?
Mendo për ndjenjën rreth vetes tënde. Paramendoje se çdo qelizë në trupin tënd është zëvendësuar me kohën, por ti i ke mbajtur kujtimet e tua. A do të ishte prapë ti? Çfarë nëse mendja dhe kujtesa jote ndërrohen me ato të dikujt tjetër? Sa pjesë të vetes tënde ke nevojë ti ndryshosh para se të konsiderohesh entitet i ri?
Reflekto në jetën tënde. Sigurisht, disa veçori kanë qëndruar qëkur ke qenë fëmijë. Sidoçoftë, përvojat e tua të kanë formësuar ty, trupi yt është transformuar, dhe madje edhe kujtimet e tua kanë pësuar zhvillim.
Filozofia vetëm nuk mund ta zgjedhë këtë mesele. Bota e përditshme, e parë në një studim nga Profesoresha Nina Strohminger, ofron lensa ndryshe. Ajo i pyeti kujdestarët e njerëzve që vuanin nga sëmundja Alzhaimer, dhe ALS nëse njerëzit për të cilët po kujdeseshin, ndiheshin njejtë rreth tyre. Çuditërisht, përveq dobësimit të trupave të tyre, pacientët ALS me mendjet e tyre të kthjellta, dukeshin më ‘’vetevetja’’ sesa pacientët e Alzhaimerit, kujtesat e të cilëve po shuheshin. Por truku i vërtetë ndodhi kur Strohminger ju foli kujdestarëve të njerëzve me demencë frontotemporale, një gjendje që e lë trupin dhe kujtesën të kthjellët por e dëmton aftësinë për tu sjellur me moral dhe etikë. Këta pacientë përceptoheshin si me të huaj, duke sygjeruar se vetet tona morale mund vërtetë ta përcaktonin identitetin tone të vërtetë.
Kështu, duke reflektuar në Pedro Rodrigues Filho, a u bë ai me të vërtet nëjeri tjetër? Nëse e kemi parasysh konceptin thelbësor të vetes morale, ai ndoshta u bë. Por tani, le ta ridrejtojmë fokusin në vetet tona. Si i shohim në vetet tona të ardhme? A do të qëndrojmë njësoj apo do të kthemi në dikë tjetër? Përderisa hulumtojmë më tutje, do ta zbulojmë këtë aspekt të mahnitshëm të egzistencës tonë njerëzore.
Ideja kyçe 2
Të shoqërohesh me veten tënde të ardhme
Paramendoje pavdekësinë tënde-gjithnjë i ri dhe i pa shqetësuar, si një vampir në dritë të hënës. Intrigante, apo jo? Por sërish e hedh një problem egzistencial. Si mund të jemi të sigurtë se kush do të jemi përballë kësaj egzistence të pafundme? Sikur të sjellësh një jetë të re në botë, çdo moment e lind një version ‘’tonin’’. Vetet tona të ardhme atëherë, do të qëndrojnë çdoherë enigmatike, figura të hijezuara në peisazhin e mjegullt të së nesërmes.
Përceptimi i veteve tona të ardhme ka ndikim të thellë në vedimet tona të tanishme. Paramendoi dy persona-një vete e jotja shtesë e së tashmes, dhe një vete e re. Si do ta përceptosh veten tënde të ardhme në këtë ndarje të dypjesshme do ta ngjyros në mënyrë të pandryshueshme mënyrën se si vepron sot.
Merre parasysh këtë-ne zakonisht veprojmë në interesin më të mirë të vetes sonë. Sidoçofte, nëse i përceptojmë vetet tona të ardhme si të panjohura, ne mund të jemi më pak të prirur për të krijuar shprehi të dobishme dhe të shëndetshme. Pse ti thuash jo një copë çokollate më shumë nëse beli yt nuk do të përjetojë peshën, por ai i dikujt tjetër? Kjo shkëputje mund poashtu të çojë në hargjim të patoleruar ose një anim kah borgji jetëgjatë.
Kur reflektojmë në të ardhmen e afërt, thuaj për shembull, ditëlindjen tënde të ardhshme-shumica e njerëzve ka gjasa të përdorin përemra në veten e parë, duke mbajtur një ndjenjë të vazhdimësisë së vetes. Por ku ngjarja është 30 vite tutje, gjuha ndryshon në vetën e tretë. Dikush mund ta quajë këtë përceptim. Mendo rreth dy zogjve në largësi. Ti ndash ata mund të jetë sfiduese. Njejtë qofsh ‘’ti’’ një dekade prej tani’’ ose ‘’ti’’ në dy dekada, këto vete të ardhme mund të bashkohen në një figure të mjegullt.
Vetja jonë e ardhme është e mjegullt, pothuajse fantazmë, përderisa vetja jonë e tanishme është e fortë dhe e prekshme. Megjithëse vetja jonë e ardhme nuk është literalisht tjetër person, të menduarit në këtë mënyrë mund të ofrojë kuptime të reja. Sakrificat për një të huaj mund të duken jologjike, por çfarë nëse fillon ta shikosh veten tënde të ardhme si një shok, apo një njeri të dashur?
Ndoshta është koha për ti ndërruar pikëpamjet. Në vend se ta trajtosh veten tënde të ardhme si një figurë të largët, afrojë atë pak. Konsideroje atë si një aleate, një shok, dikë për të cilin ja vlen të bësh sakrifica. Ndoshta atëherë, ‘’vetja jote’’ e nesërme do të jetë më pak e huaj për ty, dhe më shumë si një e dashur për të cilën do ta leje të shkojë atë copë shtesë të tortës, apo do ti rikonsideroje vendimet e këqija financiare. Në fund të fundit, edhe nëse do të jetoje përgjithmonë, si një vampir në perëndim, a nuk do ta doje më të mirën për të gjitha vetet e tua të ardhme?
Ideja kyçe 3
Orientimi i zgjidhjeve për veten tënde të ardhme
Paramendoje metaforën e një anijeje, e lidhur fortë për një breg të caktuar. Përveq shenjës së horizontit dhe thirrjes së detit të hapur, mbetet e lidhur për spirancën e saj. Në një mënyrë, të gjithë ne jemi sikurse ajo anije. Ne jemi të lidhur pas konceptit të ‘’spirancës’’ së veteve dhe vlerave tona të tanishme, edhe kur e dijmë se duhet ti lirojmë zingjirët dhe të lundrojmë në të ardhmen.
Kjo spirancë metaforike shpesh na shpie në zgjedhje që janë shkatërruese për vetet tona të ardhme. E prezantuar me një zgjedhje në mes të pranimit të 1000$ brenda gjashtë muajve, apo 990$ tani, shumica e njerëzve do ta zgjidhnin pagën e menjëhershme. Por ku është pika e kthesës? Çfarë sasie parashë do tia vlente për të pritur?
Kjo tendencë për të bërë përparësi shpërblimet e menjëhershme për dobitë e ardhme, mund të çojë në vendime problematike, sikur shpërndarja e menjëhershme e pasurisë nga milionerët. Sidoçoftë, kjo fotografi ndryshon kur e largojmë shpejtësinë nga e tashmja. Kur pyetemi për të zgjedhur në mes të 900$ në vit dhe 1000$ në muaj, shumica e njerëzve tregojnë më shumë durim dhe zgjedhin shumën më të madhe.
Ky fenomen nuk kufizohet në vendimet financiare. Kur pyetemi për të zgjedhur në mes të një çokollate dhe lajthijave të shëndetshme për ti pranuar brenda një jave, shumë do të shkonin për opsionin më të shëndetshëm. Joshja për kënaqësi të menjëhershme zhduket kur shpërblimi nuk është i menjëhershëm. A ndodh kjo sepse e shohim të ardhmen të pasigurtë, duke u kapur për fjalën e urtë se ‘’Më mirë një zog në duar se dy në fole’’?
Tërheqja e së tashmes është e fuqishme sepse ne e njohim atë. Është ngrirë në përceptimin tonë, dhe koha duket ti bëjë presion derisa shikojmë në të ardhmen e largët. Një ditë në të tashmen duket më e gjatë sesa keqardhja e një dite të kaluar në një detyrë gjashtë muaj më vonë.
Sikurse një larvë që evulon në një flutur, ne shpesh e anashkalojmë se si momentet individuale të së tashmes mblidhen për ta krijuar të ardhmen tonë. Nëse nuk përqendrohemi në mënyrë aktive në vetet tona të ardhme, ne rrezikojmë bërjen e vendimeve në të tashmen për të cilat mund të pendohemi në të ardhmen. Kështuqë, ndoshta është koha ta peshojmë spirancën dhe ti lëjmë vetet tona të ardhme të na udhëheqin derisa orientohemi në detin e zgjidhjeve që na sjell e tashmja.
Ideja kyçe 4
Shtyerja, vendimet, dhe rrugëtimi drejt një jete pa pendime
A e ke gjetur ndonjëherë veten duke u ngutur për një afat-sikur Mozarti, i cili supozohet të ketë kryer Don Giovannin në momentin e fundit? Ndoshta je shqetësuar një natë para provimit të madh. Shtyerja është një shprehi e zakonshme që të gjithë e kemi. Por ajo që nuk e kuptojmë shpesh është se jemi duke i lënduar vetet tona të ardhme, duke lënë detyra deri në momentin e fundit. Shkaku kryesor i këtij problemi? Ne kemi vështiresi ti imagjinojmë vetet tona qartë. Pamundësia jonë për ta parashikuar të ardhmen qartë sjell një mungesë të kuptimit të barrëve që po ju lëjmë veteve tona të ardhme në përgjegjësi.
Por ka shpresë! Falja mund të bëjë shumë dobi. Fale veten tënde të kaluar për lënien e detyrave pa kryer, dhe puno në zhvillimin e një kuptimi më të mirë të vetes tënde të ardhme për ta shmangur shtyerjen. Duke bërë kështu, jo vetëm që do tia lehtësosh barrën vetes tënde të ardhme, por gjithashtu do të krijosh lidhje më të fortë në mes të vetes tënde të kaluar, të tashme dhe të ardhme.
Njejtë, a je pajtuar ndonjëherë për ndonjë orar në të ardhmen, vetëm për tu penduar kur të vijë koha për të. Ai efekt, po/dreqin. Ndoshta e ke përjetuar këtë kur ke pajtuar të përgigjesh në një ndejë të cilën më vonë nuk ke dashur të marrësh pjesë në të. Ai efekt po/dreqin është reflektim i vështirësisë tonë për ti parashikuar gjendjet tona emocionale të ardhme-një fenomen që ndodh poashtu kur marrim veprime për të cilat pendohemi.
E njëjta vlen për pendimin lidhur me tatunë. Domethënia pas tatusë mund të zhduket me kohën. Apo një vendim i ngutur i bërë kur dikush është i dëmtuar mund të çojë me një shenjë të përhershme që më vonë mund të pendohet për të. Kjo mund të jetë diçka sikurse paketimi i rrobave të gabuara për pushim. Ti e di se caku është i ngrohtë, por meqenëse tani është ftoftë, ti nuk ja del ti paketosh rrobat eduhura. Kjo pra, e zbulon vështirësinë tonë për tu lidhur me vetet tona të ardhme.
Kjo vështirësi mund ti ketë gjurmët në dy paragjykime parësore. E para është projektimi-tendenca jonë për të supozuar se vetet tona të ardhme do të ndihen në mënyrën që dihemi tani. E dyta është iluzioni i histories së fundit-besimi ynë se personaliteti ynë dhe parapëlqimet tona nuk do të ndryshojnë shumë në të ardhmen. Të dyja këto paragjykime e mjegullojnë të gjykuarit tonë, duke çuar në vendime që mund të pendohemi për to, qofshin ato një tatu që më vonë nuk e pëlqejmë, apo një lidhje romantike që përfundon keq.
Duke i kuptuar këto paragjykime dhe ndikimin e tyre, ne mund të përpiqemi të marrim vendime më të mira për vetet tona të ardhme. Në fund, kalimi nga vetet tona të tashme dhe të ardhme do të na ndihmojë të bëjmë zgjedhje për të cilat nuk do të pendohemi më vonë. Mos harro, çelësi i vendimeve të mira është një kuptim i qartë dhe empatik i vetes tënde të ardhme.
Ideja kyçe 5
Strategjitë për balansimin e të tashmes dhe të ardhmes
Paramendo ta takosh veten tënde të ardhshme, vetëm për ta zbuluar se je i pakënaqur, e ngecur në një martesë të dështuar, dhe në shëndet të dobët. Pyetja atëherë është, si mund ta parandalosh një të ardhme të tillë? Si mund ta formësosh veten në versionin tënd më të mirë të mundshëm? Ky udhëtim fillon duke e bërë veten tënde të ardhme të ndihet më afër, më e prekshme dhe më reale.
Studimet shkencore sygjerojnë se ne më pare e ndihmojmë një familje në nevojë nëse na thuhet se familja tashmë është zgjedhur, sepse ata duken më të njohur, më realë. Kjo qasje mund të përvetësohet poashtu për vetë-përmirësim. Duke shkruar një letër vetes tënde të ardhme apo duke ndërtuar një kapsulë kohe, ti e bën veten tënde të ardhme person të prekshëm, duke të nxitur për të marrë vendime të dobishme për të.
Mundesh poashtu të provosh një ushtrim mendor: vizualizoje të ardhmen tënde, dhe pastaj udhëto mendërisht prapa në të tashmen. Duke medituar në të ardhmen, përdor ditë në vend të viteve si njësi kohe-perspektivë kjo që është më e lehtë për tu kuptuar dhe funksionalizuar. Sidoçoftë, thjeshtë duke e vizualizuar të ardhmen nuk mjafton. Pastaj, marrja e hapave konkrete dhe vendosja e premtimeve të forta është poashtu e domosdoshme. Për shembull, anëtarësimi në 30 sesione palestre sinjalizon përkushtimin tënd në fitnes.
Të mbështeturit thjeshtë në vullnet nuk është çdoherë efektive. Ndonjëherë është më mirë që tia largosh shpërqendrimet plotësisht vetes tënde të ardhme. Për shembull, mund ta kyqësh telefonin tënd në një kohë për tu siguruar se ke një periudhë punë të pashpërqendruar, duke punuar kështu në të mirë të vetes tënde të ardhme.
Shtimi i dënimeve të menjëhershme për sjelljet e padëshiruara është poashtu një motivues i fuqishëm-siur t’ia japësh vetes një gjobë për humbjen e një ushtrimi në palestër. Thumbi i një humbjeje të menjëhershme do të të bëjë të veprosh në interesin më të mirë të vetes tënde të ardhme.
Duke e formësuar një të ardhme më të mirë nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet e vështira dhe sakrificat; ajo poashtu nënkupton ta bësh të tashmen më të këndshme. Nëse një detyrë është e vështirë ose jotërheqëse, bashkoje atë me një të këndshme. Pse mos ta dëgjosh një liber audio të këndshëm derisa je duke ushtruar, ose ta shikosh një video intriguese në You Tube kur je duke i larë dhëmbët? Këto janë modifikime të thjeshta që mund ti bëjnë detyrat e zakonshme ose sfiduese më të përballueshme.
Kur ballafaqohesh me një detyrë dërrmuese, sikurse një borgj i madh, ndaje atë në pagesa më të vogla, më të menagjueshme. Kjo është strategji më e qasshme dhe më e lehtë në vetën tënde të tashme, që i bën dobi edhe vetes tënde të ardhme.
Të mësosh ti vësh në balancë nevojat e së tashmes me ato të së ardhmes është çelësi në këtë udhëtim. Duke i përdorur disa nga këto strategji, mund ta ndërtosh një urë drejt të ardhmes kur të pret verzioni më i mirë i vetes. Ky është një veprim i balansuar dhe i kujdesshëm, por poashtu një që mund të qojë në një të ardhme të përmbushur.
Përmbledhja Përfundimtare
Të kuptuarit dhe të ushqyerit e një lidhje me veten tënde të ardhme mund të ndikojë thellësisht në vendimet e tua të tashme, duke të bërë që të veprosh në mënyra që përputhen me interesat më të mira të vetes tënde të ardhme. Përveq kapacitetit të lindur për transformim, njohja dhe pranimi i vetes tënde të ardhme mund të jetë sfiduese për shkak të distancës së përceptuar dhe mungesës së lidhjes së afërt.
Kjo shpesh shpie në përqendrim mbi nevojat e menjëhershme, ndonjëherë në llogari të mirëqenies së vetes tënde të ardhme.
Sidoçoftë, strategjitë sikurse vizualizimi, caktimi i kohës, përkushtimet e prekshme, pasojat e menjëhershme për sjelljet e padëshirueshme, dhe ngritja e kënaqësisë në detyra mund ta kalojë hapësirën, duke ushqyer një raport më të shëndetshëm me veten tënde të ardhme. Duke e bërë këtë gjë, mund te inkurajosh vendime që promovojnë një të ardhme më të përmbushur.