18.1 C
Pristina
spot_img

Si të faturizojmë punimet e zgjerimit të rrugës dhe shtrimin me zhavorr, së bashku me shpimet gjeodezike të kryera për të njëjtin projekt, segmente të caktuara aplikojnë ngarkesën e kundërt dhe segmente të tjera jo?

Date:

Share:

Jemi duke i kryer disa punime për zgjerimin e rrugës dhe shtrimin me zhavorr, për një biznes tjetër të regjistruar në TVSH që plotësohet kushti për aplikim të ngarkesës së kundërt, Sektori F – Ndërtimtaria. Mirëpo, në të njëjtën kohë jemi edhe duke i kryer disa shpime (analiza) gjeodezike të asaj pjese të rrugës e që janë të përjashtuara nga Sektori Ndërtimtarisë që nuk mund të aplikojmë ngarkesën e kundërt për TVSH. Si të veprojmë në faturim për këto dy lloje të shërbimeve në të njëjtën kohë?

Skema e veçantë në ndërtimtari, aplikohet nëse plotësohen kriteret e përcaktuara me nenin 70 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, si dhe nenin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016.

Sqarime për aplikimin e skemës së veçantë në ndërtimtari janë dhënë edhe me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 05/2016, në të cilën janë dhënë sqarime për sa i përket aplikimit të ngarkesës se kundërt në ndërtimtari dhe si orientim për trajtim të drejtë të shërbimeve në lëmin e ndërtimit merret Sektori F për Klasifikimi i Veprimtarive Ekonomike (NACE Rev.2).

Sipas kërkesës tuaj nëse shërbimet analiza gjeodezike të asaj rruge janë shërbime që bëhen për qëllime në lëminë e ndërtimit, atëherë këto shërbime duhet të faturohen sipas dispozitave të ngarkesës së kundërt, pra fatura duhet të jetë pa TVSH.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img