3.7 C
Pristina
spot_img

Një agjencion turistik, që shet bileta udhëtimi dhe aranzhime në cilësinë e ndërmjetësuesit, si duhet t’i deklaroj të hyrat nga këto shitje? A deklarohen vetëm të hyrat nga provizioni, apo duhet të deklarohen komplet të hyrat nga shitja?

Date:

Share:

Trajtimi tatimor i çështjes varet nga statusi i juaj në kontratën/at ( marrëveshjen ) që keni ju me kompanitë për të cilat ofroni shërbime.

1.Nëse ju me kontratë (marrëveshje) konsideroheni si agjent i ndonjë kompanie që ofron shërbime turistike dhe kompanive që merren me shitjen e biletave, dhe shitni në emër të saj dhe për interesin e saj, dhe si kundër shpërblim keni një provizion në shitjet totale, kjo nënkupton se ju do të tatoheni vetëm në shumën e provizionit.

Në këtë rast ju duhet të deklaroni dhe paguani tatim vetëm në pjesën e provizionit që ju keni, ku këtë shumë edhe duhet ta regjistroni në libër të shitjes.

2.Në të kundërtën nëse ju shitni në emrin tuaj, atëherë ju duhet t’i nënshtroheni tatimit sipas rregullave në vijim:

Nëse biznesi tatohet në bazë të të ardhurave reale, do ta njihni të hyrën totale, kurse vlera e blerjes së shërbimeve nga këto kompani, do të jetë kosto (shpenzim) për ju. Në këtë rast komplet vlera e shërbimeve duhet të regjistrohet në libër të blerje dhe atë të shitjes, apo

Nëse tatoheni në qarkullimin bruto, atëherë njihet e hyra totale dhe pagesa e tatimit bëhet sipas normës tatimore përkatëse.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img