Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Përmbledhje libri
Parimi i Thjeshtësisë
Hyrje
Çfarë ka për mua në këtë libër? Mëso ti marrësh gjërat me thjeshtësi.
E ke parasysh situatën-je i trullosur pasi ke shikuar në ekran për shumë kohë, pa pirë ujë apo pa bërë mjaftë ushtrime. Je në gjysmë të pesë detyrave të rëndësive të ndryshme, duke filluar nga përgjigja ndaj një emaili pune deri tek kujdesja për macen e vogël që sapo e ke marrë. Dhe mos ta harrojmë poashtu telefonin tënd, i cili tingëllon nga njoftimet. Nuk ke pasur kohë as të bësh një dush gjithë ditën.
E gjithë kjo do bënte një gjysmë komedi të mirë-sikur të mos ishte jeta jote. Por çfarë saktësisht mund të bësh për ta ndryshuar atë? Epo, shumë thjesht, duhet ti thjeshtosh gjërat. Kjo nënkupton ndaljen e të gjitha atyre paisjeve që duken aq kyçe dhe largimi nga gjithë ajo përmbajtje. Nënkupton, ta organizosh kohën tënde në mënyrë me produktive, ashtuqë t’ju përgjigjesh email-ave dhe poashtu të bësh pak ushtrime. Dhe, po, poashtu nënkupton të gjesh kohë për higjienën tënde personale. A je gati të mësosh si?
Në pulsimet e mëposhtme do të zbulosh mënyrat se si ta bësh jetën tënde më të thjeshtë dhe të lidhesh me atë që është më e rëndësishme.
Gjatë rrugës do të mësosh:
- Pse bletët janë një model i shkëlqyeshëm për qytetërimin njerëzor;
- Pse Warren Buffet ju thotë jo pothuajse të gjitha gjërave; dhe
- Si ta luftosh ‘’infobezitetin’’-sasinë e madhe të të dhënave
Ideja kyçe 1
Në ballafaqim me një botë të ndërlikuar, më së shumëti e dëshirojmë thjeshtësinë.
Le ta paramendojmë se duhet ti dërgosh email një kolegut tënd në zyre. E ndez kompjuterin. Por para se të ndizet, vijnë të rejat. Ke provuar ta rifillosh makinën. Kështuqë e bën edhe atë, dhe pas pesë minutave të gjatë, më në fund sistemi është përtrirë. Por prit- tani kompjuteri ka nevojë ta bëjë një kontroll virusi derisa interneti duket se po bie.
Dhe gjithë kjo vetëm për të folur me dikë disa tavolina më larg!
Mesazhi kyç këtu është: Në ballafaqim me një botë të ndërlikuar, më së shumëti e dëshirojmë thjeshtësinë.
Ndonëse teknologjia jonë e sofistikuar i ka thjeshtësuar shumë gjëra sikurse ruajtja e të dhënave dhe e numrave, poashtu ka ardhur me një grumbull ndërlikueshmërishë. Na huton dhe del kundër asaj që duam më së shumëti-thjeshtësisë.
Një person që e kuptoi këtë ishte Steve Jobs. Thjeshtësia është në zemër të produkteve Apple, që nga estetika e tyre e butë dhe e hijshme deri tek përdorimi i tyre funksional. Megjithëse ne të gjithë e kërkojmë privilegjin që teknologjia komplekse na dhuron, ne duam që ajo të funksionojë sa më thjeshtë që të jetë e mundur. Kjo është arsyeja kryesore pas suksesit të Apple.
Në fakt, nëse shikon më afër tek kompanitë më të suksesshme në botë, ka një gjë të përbashkët tek ato. Nga Amazona deri tek Johnson& Johnson, ato i bëjnë gjërat të drejtëpërdrejta për konsumatorët. Edhepse ka shumë kompleksitet në brendësinë e tyre, përvoja e konsumatorit është thjeshtësia.
Dëshira jonë për thjeshtësi mund të shihet në rezultatet e zgjedhjeve moderne poashtu. Shumë njerëz rreth botës janë shkëputur nga kompleksiteti dhe nuanca e politikës moderne. Kështuqë kur vijnë zgjedhjet, ata votojnë për ofertën më të thjeshtë.
Merre për shembull referendumin e vitit 2016 të Brexit të Mbretërisë së Bashkuar. Kampanja e ‘’Largimit’’ fitoi-sepse e kishte mesazhin më të drejtëpërdrejtë: ‘’ktheje kontrollin’’. Ana ‘’Qëndro’’ me rastin e tyre kompleks dhe të zbukuruar për ndërkombëtarizëm, nuk ishin të gatshëm të përballen me këtë drejtëpërdrejtësi. E njëjta vlen edhe për fitoren e vitit 2016 të Trumpit. Kampanja e tij shumë lehtë mund të përmblidhet në një slogan kombëtar të thjeshtë: ‘’Bëje Amerikën të madhe përseri’’. Edhe nëse pajtohesh, edhe nëse nuk pajtohesh me politikat e Brexit apo të Trumpit, votuesit kishin nevojë jashtëzakonisht për thjeshtësi në një botë të komplikuar.
Kjo nuk domethënë se kompleksiteti nuk është i nevojshëm dhe i parapëlqyer ndonjëherë. Por në shekullin e 21të, i kemi komplikuar pa nevojë gjërat që duhet të jenë shumë të thjeshta-sikurse komunikimi me votuesit dhe oraret tona të punës. Ta shohim se çfarë mund të bëjmë për ti thjeshtësuar gjërat ne pulsimet e mëposhtme.
Ideja kyçe 2
Për ti thjeshtësuar jetët tona, ne mund të mësojmë nga bletët dhe kosheret e tyre gjashtëkëndëshe.
Paramendoje brendësine e një koshereje. Përgjatë mureve të kësaj strukture jetësore ka qeliza të mbushura me mjaltë, polen dhe larva të bletëve. Vështro në këtë katedrale të errët, gumëzhuese dhe do ta shohësh se këto qeliza janë gjashtëkëndëshe.
Kjo nuk është rastësi. Bletët e përdorin gjashtëkëndëshin sepse është forma e përsorur që ato mund ta përdorin për ti ndërtuar hojet e tyre të ndërthurura. Gjashtëkëndëshi ësht poashtu i qëndrueshëm, i gatshëm ti qëndrojë një force të madhe, edhepse është e ndërtuar nga materiale të lehta. I thjeshtë dhe efektiv, strukturat gjashtëkëndëshe të bletëve janë mrekulli e ndërtimtarisë.
Mesazhi kyç këtu është: Për ti thjeshtësuar jetët tona, ne mund të mësojmë nga bletët dhe kosheret e tyre gjashtëkëndëshe.
Sikurse ne, bletët jetojnë në rrjete jashtëzakonisht të sofistikuara. Dhe derisa shumë nga ne nuk do të jetonim në një shoqëri aq të njëjtë si në një koshere, prapë mund të mësojmë nga mënyra se si bletët e organizojnë veten.
Le ta konsiderojmë përdorimin e tyre të gjashtëkëndëshit. Kjo formë e thjeshtë mund të kombinohet në mënyra të pakufizuara për të krijuar strukturë të fortë dhe të lodhur. Në vend të ndërlikueshmërisë së habitshme, ato ofrojnë qartësi dhe përkufizim. Krahasoje atë me mënyrën se si ne i organizojmë komunitetet dhe bizneset tona, me burokracitë e tyre të shtrira, dhe do ta shohësh pse thjeshtësia e gjashtëkëndëshit është aq tërheqëse.
Kjo është në nivel të zgjeruar. Në nivel të ngushtuar, gjashtëkëndëshi shërben si një përkujtues i mrekullueshëm i mënyrave se si mund ti thjeshtësojmë jetët tona individuale. Thjeshtësia arrihet përmes ndarjes së përparësive. Dhe mënyra më e mirë për ta mbajtur mend ndarjen e përparësive është duke i vizualizuar ato.
Të rregullta mjaftueshëm, gjashtë faqet e gjashtëkëndëshit poashtu lidhen me një numër gjërash që mundemi lirisht ti mbajmë në kujtesën tonë në çdo kohë-gjashtë. Kështuqë kjo formë, e përdorur suksesshëm nga natyra, mund të shërbejë si një mjet i mrekullueshëm vizuel për ta përkujtuar atë që është kyqe në jetën tonë të përditshme.
Në fund, autori ka ndërtuar një sistem të tërë rreth saj, të cilin e quan gjashtëkëndëshi i veprimit. Përmes përqendrimit në gjashtë faqe të ndryshme, ajo propozon ti drejtojmë jett tona drejt gjërave më të rëndësishme për ne. Këto janë: Qartësia, Individualiteti, Rifillimi, Njohuria, Rrjetet, dhe Koha.
Pra, e armatosur me mençurinë e thjeshtë të natyrës, do ta zbulojmë secilin përbërës individualisht.
Ideja kyçe 3
Qartësia është qenësore nëse dëshiron ta shmangësh hutimin dhe ta gjesh qëllimin.
‘’ Çfarë supozohet se duhet të jem duke bërë?’’ Sa shpesh e pyet veten për këtë? Nëse je sikurse shumica e njerëzve, do ta kuptosh se është shumë pak.
Një moment je në punë të thellë, tjetrin je duke klikuar mbi një video qesharake apo në lajmet e reja. Para se ta kuptosh, ke humbur në një vrimë të madhe në internet sikurse ajo e lepurit. Një orë më pas do të vish në vete, me kokë të përzier dhe pa përqendrim.
Pra cila është zgjidhja? Në një botë ku humbim aq shumë kohë në gjërat si këto, ndërtimi i vijave të qarta është jetike.
Mesazhi kyç këtu është: Qartësia është qenësore nëse dëshiron ta shmangësh hutimin dhe ta gjesh qëllimin.
Rrjetet shoqërore janë krijuar për të na bërë të varur. Ato na japin pak shpëjtësi endorfine sa herë që marrim një ‘’like’’-duke e bërë këtë shprehi një sfidë për ta kaluar. Zgjidhja? Hiqe këtë opsion nga mendja krejtësisht. Ndjeke një ‘’Shabbat Interneti’’ rigoroz dhe ndale krejtësisht pas një kohe të caktuar gjatë ditës. Autori e bën pikërisht këtë-duke e këputur veten nga interneti në ora 8 pasdite të Premteve në mbrëmje, deri të Hënën në mëngjes.
Nëse po kërkon të përqendrohesh në punë apo të kalosh kohë cilësore me të dashurit e tu, krijimi i kufinjëve të qartë është jetik. Saherë që i kontrollon të rejat në Twitter, të merr 23 minuta e 15 sekonda marramendëse për ta rifituar vëmendjen dhe përqendrimin, sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë. Mendo për të gjitha ato orë të humbura!
Në të njëjtën mënyrë, duhet të krijojmë kufinjë personalë të qartë për ti dhënë jetëve tona përqendrim. Duhet ta mësojmë artin e të thënit jo. Sikurse investitori i njohur Warren Buffet thotë, ‘’Dallimi në mes të njerëzve të suksessshëm dhe atyre vërtetë të suksesshëm është se këta të dytët i thonë jo pothuajse gjithçkaje.’’
Edhepse është jashtëzakonisht i pasur, Buffeti e ka thjeshtësuar jetën e vetë në gjërat më të domosdoshme. Ai e ka përparësi familjen dhe shokët, jeton duke kursyer, dhe përqendrohet në talentin e tij kryesor: investimi. Ai refuzon shumë ftesa për ta mbajtur veten në binare. Dhe, gjëja tjetër-ai nuk ka telefon të mençur, dhe nuk e mban një të tillë mbi tavolinën e tij.
Gjithë kjo thjeshtësi nuk të duhet gjë nëse nuk ke një synim të qartë. Për ta gjetur këtë, duhet ta dëgjosh nga afër vetëveten. Pyete veten, ‘’ Çfarë ka rëndësi për mua?’’ Përgjigja jote mund të jetë e thjeshtë-sikur ta shohësh familjen tënde me shpesh. Ose mund të jetë ta përfundosh një roman apo të jesh në formë. Çfarëdo që të jetë, fokusohu në të. Pastaj, kur të bësh mjaftueshëm hapësirë në jetën tënde, do ta mbushësh kohën tënde me gjëra të mira.
Ideja kyçe 4
Individualiteti është kyq për gjetjen e thjeshtësisë.
Nëse shikon poshtë nga një rrokaqiell, çfarë sheh? Njerëz dhe vetura të zvogëluara në pika të vogla që lëvizin me ritmin dhe rrjedhën e qytetit. Është një perspektivë përulësie.
Është e lehtë ta harrosh veten në botën moderne-të harrosh çfarë të dallon ty nga të gjitha pikat tjera. Por është jetike ti mbash cilësitë e sakta që të bëjnë ty ai që je.
Mesazhi kyç këtu është: individualiteti është kyq në gjetjen e thjeshtësisë.
Së pari, nuk duhet të kesh frikë nga të qenit i ndjeshëm dhe që e dëgjon zërin tënd të brendshëm. Nuk duhet të kesh frikë nga të qenit ajo që njihet si një flokë bore. Sikur gjashtëkëndëshi, flokët e borës kanë gjashtë anë. Sikur njerëzit, asnjë flokë bore nuk është e njejtë me tjetrën.
E vërteta është se ne të gjithë do të ishim më të lumtur sikur ta dëgjonim flokën e borës brenda nesh më shpesh. Kjo do të nënkuptonte ti besojmë intuitës tonë dhe ti thonim gjërat më haptas-në punë ose kudo tjetër. Dhe ta shmangim bashkimin e një problemi me një tjetër, do të merreshim me të parin me kohë. Në fakt, sikur të ishim ‘’me flokë bore’’, kjo do ti bënte gjërat shumë më të thjeshta!
Një pjesë tjetër e përqafimit të individualitetit tënd është ti mbrosh vlerat e tua. Lidhja jote me botën bëhet me e thjeshtë nëse je i vërtetë për besimet e tua me të thella. Në anën tjetër, nëse vazhdimisht bën diçka me të cilën nuk pajtohesh, do të përfundosh duke komplikuar gjithçka përreth teje.
Te themi se po punon për një biznes këshillimi dhe të kanë ofruar një kontratë me një kompani të madhe vaji. Problemi është se ti beson se kompania e vajit është ndotëse e madhe. Nëse e pranon punën pa i ngritur shqetësimet e tua, do të mund të të ofrohej një punë e ngjashme ndërkohë. Eventualisht, do ta gjesh veten duke i bërë gjërat që nuk pajtohesh aspak me to. Me siguri do të ishte thellësisht i palumtur, dhe puna jote do vuante. Problemet do fillonin të rreshtoheshin për ty dhe kompaninë tënde. Atëherë është me rëndësi që të jesh i vërtetë me atë që e ke brenda vetes.
Një tjetër gjë me rëndësi është të jesh i vetëdijshëm se si ndihesh në raport me një vend. Duhet ta kesh parasysh se ku ndihesh persosnalisht më rehat. Kjo është një gjë që shumë lehtë mund ta humbësh në një botë ku shumë njerëz punojnë online, udhëtojnë në largësi të mëdha, dhe vazhdimisht. Kjo mund të çojë në një ndjenjë të thellë të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë. Dhe sikurse hojet e bletëve, të gjithë kemi nevojë të kthehemi ndonjëherë në koshere dhe ta rimarrim veten.
Ideja kyçe 5
Në një Kulturë ‘’gjithmonë aktiv’’, është jetike që të rinisim gjithçka.
Ka një skenë në seritë televizive Njerëz të Cmendur, ku protagonist kryesor, njeriu i reklamave Don Draper, papritur u shkatërrua. Ai e ka vënë veten në një punë të madhe me cigare, uisky, gra, dhe shumë punë. Problemi është se, ai është vetëm 36 vjec.
Njerëz të Çmendur është mbajtur në New York 1950, por tregimi i djegjes qëndron me ne deri sot. Në fakt, kur shumë njerëz e kanë mentalitetin ‘’gjithmonë aktiv’’, atëherë dëmi është edhe më i madh.
Mesazhi kyç këtu është: Në një kulturë ‘’Gjithmonë aktiv’’, është jetike që të rinisim gjithçka.
Ne harrojmë se jemi vetëm njerëz. Të rrethuar nga pajisjet tona teknologjike, ne po harrojmë se nuk kemi hapësirë të pakufizuar dhe aftësi të pafund për të bërë detyra të shumta. Ne nuk jemi sikur Iphone apo KP, pra nuk mund ti bëjmë 100 detyra përnjëherë. Dhe ne eventualisht i arrijmë kufinjtë tanë pas një punë të madhe, sikur Don Draper.
Ne duhet të ndalemi plotësisht para se të digjemi. Kjo mund të nënkuptojë të marrësh pushime të gjata, apo thjesht të meditosh për dita momente gjatë pushimit të drekës. Çfarëdo që të jetë, ne duhet të shkëputemi plotësisht nga bota e punës dhe nga të qenit të zënë.
Pastaj, ne duhet ti zbrazim mendjet tona nga çdo gjë urgjente në mënyrë që të mbushemi përsëri. Në vend të vetëdijes, ne poashtu kemi nevojë për pavëmendje-gjendja ku ne thjesht i ndalim të gjitha dhe e lëmë ndërdijen tonë ta bëjë punën e saj rehabilituese. Njerëzit e arrijnë këtë gjëndje paqeje në mënyra të ndryshme, duke filluar nga një ecje e gjatë deri tek thjesht lëshimi i një video loje duke qenë në pixhame. Nuk ka rëndësi çfarë bëjmë-e rëndësishme është që ti zbrazim mendjet tona.
Një mënyrë tjetër e fuqishme është të rifillojmë veten përmes udhëtimit. Babai i autorit, historian Erik Hobsbawm, nuk donte asgjë më shumë sesa të udhëtonte për ta rimbushur mendjen dhe trupin e tij pas disa periudhave të gjata të punës. Ai përfshihej në atë që ai e quante ‘’vërejtur’’ -që nënkuptonte se ai do ta absorbonte me kujdes shtytësin e një qyteti apo regjioni të ri, në mënyrë që ti linte brengat e tij pas.
Sipas punës se një psikologu social Adam Galinsky, udhëtimi mund të jetë rehabilitues. Duke e përfshirë veten tonë në stimuj dhe përvoja të reja, ne e stimulojmë rritjen e trurit tonë përmes neuroplalticitetit. Për të mirë, këto ndryshime neurologjike mund të kenë një efekt të dobishëm në shëndetin tonë mendor.
Dhe të rigjallëruar-përmes meditimit, lëshimit të video lojërave, ose udhëtimit në vende të largëta-ne mund të kthehemi në punë si njerëz edhe më të shëndetshëm dhe më të lumtur dhe më efektiv.
Ideja kyçe 6
Ne duhet të jemi përzgjedhës në lidhje me njohuritë dhe konsumin.
Herën tjetër që ta përdorësh internetin, kontrolloje shfletuesin tënd. Sa faqe i ke të hapura? Gjasat janë se ke më shumë sesa një. Dhe ka mundësi që shumë nga ato faqe janë përgjysmë të absorbuara nga lajmet e reja apo pjesë mendimesh të ruajtura për një date tjetër.
Nëpër gjithë botës, ne konsumojmë më shumë informacione sesa mund të ruajmë në kokat tona. Ne jemi ngopur me gjëra. Aq shumë, saqë shkenctarët kanë filluar ta përdorin një fjalë të re për ta përshkruar gjendjen: infobeziteti. Në fakt, tejmbushja e kujtesës punuese sikurse kjo mund të kontribojë në rënien mendore.
Mjaft shqetësuese, apo jo? Pra si tia bëjmë?
Mesazhi kyç këtu është: Duhet të jemi përzgjedhës lidhur me njohuritë qe konsumojmë.
Kur është në pyetje konsumimi i lajmeve online, një gjë është e qartë: është e rëndësishme të përdoren burime të besueshme për ta shmangur humbjen e kohës me mashtrime dhe konspiraci të shumta.
Shume e thjeshtë, apo jo? Shikoje faqen tënde të preferuar të lajmeve. A ka një histori që gjithnjë ti kuptosh gjërat drejtë? Apo është e tejmbushur me teprime dhe gënjeshtra? Nëse është kjo e fundit, mund ta largosh atë nga ‘’dieta jote informative.’’
Pastrimi I burimeve tua është një shprehi e mirë në përgjithësi. Ti duhet të synosh krijmin e një Tabeleje të Njohurisë ku i mban burimet tua më të besueshme dhe më të përshtatshme. Në atë mënyrë, ti mundesh shpejt ta rifreskosh me mendimet të cilave ju beson pa humbur në internet fillimisht.
Sikurse me lajmet, ti mund ta rregullosh mënyren se si i konsumon llojet e përmbajtjeve online. Ndoshta ke një revistë të parapëlqyer mode? Apo një faqe analize tregu të preferuar? Apo një vend të mire ku mund ta kontrollosh motin?
Shtuar kësaj, dhënia përparësi e cilësisë së informatës, është mire ta kujtosh se jo çdo gjë ka të bëjë me ngjeshjen e kokëve tona me fakte. Në realitet, ne i neglizhojmë aftësitë tjera të rëndësihme, që nuk janë online në qejfimet tona ditore të internetit. Këto janë ‘’aftësi të buta’’, sikur fuqia për negocim, për empati, apo ndërmjetësimi në mes të njerëzve. Me fjalë të tjera: aftësitë shoqërore.
Ndonëse jetojmë në atë që njihet si një ‘’njohuri ekonomike’’, ne duhet të sigurohemi se ende mund ta mbajmë një bisedë si duhet, dhe të lidhemi me të tjerët në nivel emocional. Kështu, në vend se të zgjedhim pavemëndshmërisht në hapësirë kibernetike me orë të tëra, le të shohim nëse ende mund të funksionojmë sikur qenie njerëzore!
Ideja kyçe 7
Në vend të raporteve online, ne duhet të kërkojmë lidhje të vërteta-në jetët tona profesionale dhe më tej.
Sikurse bletët, ne jemi qenie shoqërore. Por ndryshe nga ato, lidhjet tona janë bërë jashtëzakonisht virtuale.
Përderisa bletët janë në gjendje të komunikojnë ‘’nga larg’’ duke liruar kemikale-të njohura si fermone-në ajër, rrjetet tona virtuale nënkuptojn se ne flasim me njerezëit në vende të ndryshme pa i parë ata asnjëherë.
Në fakt, ne komunikojmë me shokët e afërm dhe familjen më shumë përmes mesazheve të shpejta sesa që bëjmë në jetën tonë reale. Dhe megjithëse mediat tona shoqërore kanë dobitë e veta-sikurse ngadalësimin e rënies natyrore të miqësive me largësi të madhe dhe bashkimi i të afërmve të ndarë shumë kaherë-nuk zëvendësohet me takimin e njerëzve sy me sy.
Mesazhi kyç këtu është: Në vend të lidhjeve online, ne duhet të kërkojmë për raport të vërtetë-në jetët tona profesionale dhe më tej.
Thënë thjeshtë, ne kemi nevojë për lidhje reale, njerëzore. Nëse ne flasim vetëm virtualisht me njerëzit, ne humbim të gjitha ato cilësi shprehëse delikate që njerëzit i përjetojnë kur janë ulur pranë nesh. Lidhja jonë me ta është shumë më e fuqishme kur mund mund të shohim, nuhasim dhe prekim njerëzit e tjerë.
Përderisa mund të duket e parehatshme ti prekësh njerëzit në kontekst profesional prekja reale e duhur mund të mos jetë ide e keqe nëse dëshiron ti forcosh lidhjet me dikë. Studimet tregojnë se thjesht të prekurit e krahut të dikujt ose dhënia e një përqafimi, janë mënyra të fuqishme për zvogëlimin e stresit dhe ndërtimin e besimit.
Dhe vetëm sa për ta nënvizuar pikën se ndërveprimi jetësor real është më i miri, hulumtimi Gazetës Psikologjia Eksperimentale tregoi se ke mundësi ta marrësh atë që kërkon personalisht 34 herë më shumë sesa nëse e kërkon përmes emailit.
Një mënyrë tjetër për të krijuar lidhje domethënëse është ti trajtosh njerëzit si njerëz. Ne kemi nevojë të krijojmë lidhje reale sesa të kultivojmë lidhje interesi ku të tjerët shihen vetëm si një mjet për të arritur diçka. Harroje raportin e ‘’akullt’’ kur çdokush qëndron quditshme në kanape ngrënëse-dhe zhvillon raporte më të vërteta me njerëzit e fushës tënde. Në fakt, kur ti e lë pas mentalitetin shitblerës dhe kërkon miqësi organike, do të mahnitesh nga lidhjet që mund ti krijosh thjesht sepse ke me ta gjëra të përbashkëta.
Ideja kyçe 8
Përvoja jonë personale e kohës është një fakt i rëndësishëm kur jemi duke kërkuar thjeshtësi.
A ke dëshirë ndonjëherë të kthehesh pas në të kaluarën në momentin e fundit ‘’kur ke ruajtur diçka’’ sikur në një video lojë, apo në word dokument? Fatkeqësisht, ajo është e pamundur. Kur hargjohet koha, është hargjuar përgjithmonë.
Por fatmirësisht, ka gjëra që mund ti bëjmë për ta përdorur kohën më së miri.
Mesazhi kyç këtu është: Përvoja jonë personale e kohës është një faktor i rëndësishëm kur jemi duke kërkuar thjeshtësi.
Mënyra më e mirë për ta përdorur kohën tonë është ta kuptojmë se të gjithë ne e përdorim atë ndryshe nga tjetri. Për shembull, afatet na ndihmojnë ti japim jetës tonë formë dhe të sigurohemi që i përfundojmë gjërat. Pa to, ne thjesht do ti linim projektet të sillen papërcaktueshëm pambarim. Sidoqoftë, afatet duhet të jene shumë personale. Disa njerëz punojnë më ngadalë, disa më shpejt. Disa njerëz punojnë më mirë në vrulle, përderisa të tjerët parapëlqejnë një sesion të gjatë.
Afatet mund të jenë të dëmshme kur janë rigoroze. Shumë vende pune moderne vendosin afate për punëtorët bazuar vetëm në fitim, sesa në cilësi dhe kohë të kërkuar për punë të një individi. Kjo reflektohet në mënyrën se si bizneset ju qasen rezultateve të tyre tremujore, të cilat janë zakonisht të përshtatura për ti kënaqur aksionarët në afat të shkurtë sesa në strategji të qëndrueshme korporate në afat të gjatë.
Mos u bëj sikur ato biznese- mos i shpejto gjërat vetëm për hir të shpejtësisë. Në vend të kësaj, vendos afate realiste që do ti konsiderojnë të gjitha kërkesat e tua individuale. Kjo do të lejojë që ta përmbushësh projektin, detyrën apo ëndrrën në potencialin e saj të plotë.
Bashkë me afatet tona, ne poashtu kemi nevojë ti kushtojmë vëmendje mënyrës se si trupat tanë e masin kohën. Të gjithë ne kemi orë të brendshme trupore me ritmet e tyre të veçanta. Në fakt, sa m shumë që mësojmë për trupat tanë, aq më shumë duket se koha e standardizuar nuk ju përshtatet mirë nevojave tona individuale. Merri shembull, adoleshentët. Mendjet e tyre kalojnë ndryshime të mëdha neurologjike gjatë orëve të shkollës, gjë që e bën kohën e tyre të studimit shpesh jashtëzakonisht joproduktive.
E vërteta është se ne dallojmë kur janë në pyetje orët tona të punës, sasia e gjumit që kemi nevojë për të dhe kohët e duhura për ushqime. Ka kuptim, prandaj, ti kushtosh vëmendje të madhe ritmeve tona personale dhe ta ndërtojmë një strukturë të përshtatshme rreth tyre.
Në fund, mbaje në mend se përdorimi më i mirë i kohës tënde fillon tani, në këtë moment të çmuar, të tashëm që zhduket shpejt. Nuk ka asgjë që mund të bësh për të kaluarën, kështu që carpe diem, bëje më të mirën në këtë dit! A mund të ketë diçka më të thjeshtë se kjo?
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Ndonëse e kemi bërë botën më të ndërlikuar me përparimet tona teknologjike, qeniet njerëzore e parapëlqejnë thjeshtësinë. Dhe në fund, ne mund të mësojmë shumë nga natyra-përkatësisht, bletët dhe mënyra sesi ato i konstruktojnë kosheret e tyre. Ato përdorin një stukturë të lidhur gjashtëkëndëshe të qartë dhe të thjeshtë. Në fakt, ne mund ta aplikojmë një gjë të quajtur Veprim Gjashtëkëndësh për ti thjeshtësuar jetët tona. Për ta bërë këtë gjë, ne duhet të ju japim përparësi 6 aspektet shquese: Qartësia, Individualiteti, Rifillimi, Njohuria, Lidhjet dhe Koha. Duke e adresuar kompleksitetin në këto fusha, ne mund të arrijmë një gjendje më të lumtur ku ne jemi më të lidhur me vetëveten- dhe më pak të lidhur me pajisjet tona mobile!
Keshillë veprimi:
Vendos një numër të vogël synimesh reale.
Në vend se ti japësh vetes synime jorealiste, vendosi disa që ti e di sigurtë se mund ti arrish. Qoftë ajo një kapitull i romanit tënd apo një synim investimi, sigurohu që është diçka që mund ta arrish, sidomos nëse e planifikon kohën tënde dhe burimet e tua si duhet. Mos e mbingarko veten!
Ndonjë mendim vlerësues?
Do të donim të dëgjonim nga ju se çfare mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgojeni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si kryetitull emaili dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexoni tjetër: Thjesht Kompleksitet nga Neil Johnson.
Kështu, sapo ke mësuar ta thjeshtësosh jetën tënde: ndaj zvogëlimi i kohës që kalon online në mënyrat që mund ta ngatërrosh mendjen tënde. Por çfarë ti bëjmë kompleksitetit? Vetëm sepse mëson ta thjeshtësosh raportin tënd me botën, ajo nuk do të thotë se fenomenet komplekse do të largohen.
Kompleksiteti na rrethon: nga trafiku i ngarkuar e deri tek ndryshimet e disponimit të tregjeve financiare. Si përgjigje, shkenctarët janë duke zhvilluar një dege të re të shkencës të quajtur teoria e kompleksitetit, e cila na mëson ti njohim modelet e këtyre situatave të ndryshme. Në këtë libër, Neil Johnon sqaron të gjitha pikët kryesore të ardhjes së kësaj disipline. Pra me çfarë tjetër të shpejtojmë me mirë sesa me këto pulsime të Thjesht Kompleksiviteti?