Sipas nenit 30 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, janë përcaktuar procedurat për kompensimin tatimor. Respektivisht, paragrafi 1 i të njëjtit nen i jep të drejtën tatimpaguesit për kërkesë të kreditimit tatimor ndaj obligimeve të pashlyera, citojmë:
“ 1. Çdo shumë e tatimit e paguar mbi shumën e detyrimit tatimor, me kërkesën e tatimpaguesit do të kreditohet ndaj detyrimit aktual të tatimpaguesit për çdo detyrim tjetër tatimor dhe kontribute pensionale. ATK-ja do t’i dorëzojë tatimpaguesit njoftim më shkrim aty ku pagesa e tepërt është përdorur për mbulimin e një detyrimit tjetër, duke e informuar tatimpaguesin për shumën e kreditimit të aplikuar, tatimin dhe periudhën tatimore.”
Afati për dorëzimin e kërkesës për kompensim tatimor është përcaktuar me nenin 30, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, citojmë:
“Kërkesa për kreditim ose rimbursimi për një pagesë të tepërt të çfarëdo lloji të tatimit mund të dorëzohet brenda gjashtë (6) vitesh nga data kur është paguar tatimi. Procedura për aplikim të rimbursimit të tatimit do të rregullohet me akt nënligjor.”
Mirëpo, bazuar ne paragrafi 2 të Nenin 38 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, përcaktohet mënyra e ushtrimit të drejtës për te zbritur TVSh e zbritshëm, citojmë:
“Nëse personi i tatueshëm nuk e zbret TVSH-në e tij të zbritshme në këtë periudhe tatimore, ai mund të zbres këtë shume te TVSH-së së zbritshme në çdo kohë pas kësaj periudhe tatimore, mirëpo, jo më vone se në periudhën e fundit tatimore te vitit kalendarike që vijon pas vitit në të cilin ai e ka pasur te drejtën qe te zbres TVSH-në e zbritshme”
Pra, nëse personi i tatueshëm nuk e zbret TVSh-në e tij të zbritshëm në periudhën kur ju është ngarkuar, ai këtë TVSH-ë mund te zbresë në çdo kohë, por jo me vonë se në periudhën e fundit të vitit vijues, pra nëse posedoni faturat e vitit 2016 me TVSH keni të drejtën në TVSH të zbritshëm deri në periudhën 12/2017, në të kundërt do të konsiderohen si blerje pa TVSH dhe kjo TVSH do te jete kosto për tatime direkte