-0.4 C
Pristina
spot_img

Sipas barometrit, bizneset shqiptare, të parat në rajon për shitjet online, ja numri përqindja e bizneseve që tregtojnë çdo ditë online

Date:

Share:

Biznesi shqiptar, i pari në rajon për shitjet online/ Barometri i Ballkanit: Rreth 20% tregtojnë mallra online gati çdo ditë

Sondazhet e Barometrit të Ballkanit sistemohen, analizohen dhe prezantohen në dy raportet që janë “Anketa e Opinionit Publik” dhe “Anketa e Opinionit të Biznesit”. “Scan Intel” këtë herë është ndalur në Anketën e Opinionit të Biznesit për të parë se sa janë angazhuar bizneset e rajonit vitin e kaluar në blerjet dhe shitjet online të mallrave.

Të dhënat për vitin 2023 tregojnë se Shqipëria ka normën më të lartë të bizneseve të cilat janë përgjigjur se blejnë ose shesin mallra online gati çdo ditë. Janë 20% e ndërmarrjeve shqiptare të cilat janë shprehur se janë angazhuar çdo ditë vitin e kaluar, pra vitin 2022, në shitje dhe blerje online të produkteve të ndryshme. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar, kjo normë për Shqipërinë është rritur me 5 pikë përqindje. Pas Shqipërisë ndjekin Serbia dhe Bosnje Hercegovina me 14% të bizneseve të cilat janë thënë se blejnë ose shesin online çdo ditë. Normën me të ulët në rajon sa i përket këtij treguesi e regjistron Kosova me 5% të biznese të cilat tregtojnë mallra online çdo ditë, ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kanë këtë tregues në 7% dhe 9% përkatësisht.

Kosova dhe Bosnje Herceegovina kanë normën më të lartë të bizneseve të cilat janë shprehur se kanë kryer blerje ose shitje online një herë në muaj, me 16% dhe 15%. Në Shqipëri rreth 9% e ndërmarrjeve të intervistuara janë përgjigjiur se kanë tregtuar mallra online një herë në muaj, ndërkohë janë vetëm 1% e tyre që kanë thënë se blejnë ose shesin online një herë në tre muaj.

Nga ana tjetër të dhënat thonë se 19% e tyre blejnë ose shesin produkte online herë pas here dhe 52% e bizneseve shqiptare nuk janë angazhuar fare vitin e kaluar. Referuar grafikut, Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kanë normën më të ulët të ndërmarrjeve të cilat vitin e kaluar nuk janë angazhuar fare në blerje dhe shitje online, ndërkohë Serbia ka normën më të lartë me 71% raporton SCAN INTEL.

 

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img