9.7 C
Pristina
spot_img

ARBK njofton se tash e tutje nuk mund të ndryshoni më aksionarin ose drejtorin e biznesit pa Noter

Date:

Share:

Agjencioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë bën njoftimin e radhës për shoqëritë tregtare.
Njoftohen të gjitha shoqëritë tregtare se me vendimin e arbk-së nr.582 të datës 16.08.2023, është vendosur që shoqëritë tregtare gjatë aplikimit për ndryshimin e të dhënave ekzistuese në regjistrin e bizneseve, lidhur me bartjen e aksioneve dhe/apo ndërrimin e drejtorëve, të dorëzojnë në ARBK dokumentet e noterizuara apo vërtetim nënshkrimi nga noterët e licencuar nga Ministria e Drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ky vendim ka për qëllim parandalimin e keqpërdorimit të nënshkrimeve nga personal e pautorizuar gjatë bartjes së aksioneve dhe/apo ndërrimin e drejtorëve.

Vendimi është marrë me 16/08/2023, Prishtinë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img