Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
2030
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Një dritare për tek dekada tjetër botërore.
Çfarë mban e ardhmja? Në këto kohë të pasigurta, turbulente, kjo pyetje është më me presion sesa asnjëherë më parë.
Arritja tek një përgjigje e vetme, e sigurtë dhe, natyrisht, e pamundur-ndonëse mund të bëjmë parashikime të informuara. E që këtu hyjnë në punë këto pulsime. Duke ardhur nga një numër i ndryshëm i trendeve të tanishme, këto pulsime ofrojnë një pamje paraprake të ndryshimeve që mund të presim ti shohim në dekadën e ardhshme, dhe të pikturojmë një fotografi të llojit të botës që ka gjasa ta kemi në 2030-at.
Pra, si është jeta në të 2030-tat? Me një fjalë: ndryshe. Përgjatë dhjetë viteve të ardhshme, temperaturat e larta do ta rrezikojnë dukshëm mënyrën e jetës urbane bregdetare. Një numër i vogël i lindjeve, kombinuar me jetëgjatësi më të lartë do ti kthejë bebet e pakta të lindura në shtëpi energjie demografike. Dhe disa ekonomi kombëtare do të stagnojnë derisa të tjerat papritmas do të kenë sukses.
Për ti parashikuar sfidat dhe për ti përqafuar mundësitë që do të sjellë dekada e ardhshme, do të të duhet të informohesh për atë se çfarë përmban e ardhmja.
Në këto pulsime do të mësosh:
- Cilat teknologji të reja po ofrojnë shpresë në luftën kundër ndryshimit klimatik dhe varfërisë.
- Pse gratë mund të presin fitime financiare më shumë sesa meshkujt në dhjetë vitet e ardhshme; dhe
- Si do ta kryesojë shoqëria jonë mënyrën bashkëpunuese të konsumit.
Ideja kyçe 1
Ulja e lindshmërisë do ta ndryshojë përjetësisht demografinë njerëzore.
Në vitin 1968, profesorët Paul dhe Anne Ehrlich lëshuan librin me titull provokativ Bomba e Pupullatës. Ehrlikët thanë se nëse raca njerëzore vazhdon të prokrijojë sikur në ritmin e tanishëm, do të ishte vetëm qështje kohe derisa njerëzit do ta tejmbushin planetin.
Nëse shkojmë përpara më shumë se 50 vite, dhe shumë prej nesh jemi ende të alarmuar nga mundësia e mbipopullimit. Por më shumë se sa një bombë bebeje, brenga jonë më e madhe që mund të vijë mund të jetë mungesa e bebeve.
Mesazhi kyç këtu është: Rënia e lindshmërisë do ta ndryshojë përjetësisht demografinë njerëzore.
Që nga viti 1970, gratë në SHBA kanë pasur, mesatarisht, më pak se dy fëmijë secila. Me fjalë të tjera, më pak sesa është e domosdoshme për ta zëvendësuar gjeneratën e tanishme.
Çfarë nuk shkon me këtë? Një popullatë në rënie mund të jetë lajm i mirë për burimet e mbitaksuara të planetit. Por sistemi ynë i tanishëm ekonomik mbështetet në atë që gjenerata e ardhshme të kujdeset për të vjetrit dhe të shkelë mbi faturën e pensioneve përmes taksave të tyre. Tani, përreth gjithë botës, nga Brazili në Japoni, qeveritë po vendosin në pikëpyetje, se kush saktësisht, do ta mbështesë popullatën e tyre të moshuar në dekadat e ardhshme.
Po pse po bie lindshmëria? Epo, ditët e sotme gratë janë më aktive në punë. Andaj ka gjasa që ato ta shtyejnë fillimin e një familjeje derisa të sigurohen në fushën e tyre të zgjedhur. Lindshmëria bie me moshën, andaj gratë që fillojnë familjet e tyre vonë, kanë tendencë të kenë më pak fëmijë.
Gjithashtu, në familje ka më pak marrëdhënie intime. Një studim nga Arkivat e Sjelljes Seksuale gjeti se në të 2010tat Amerikanët kishin marrëdhënie intime, mesatarisht, nëntë herë më pak në vit sesa në vitet e 1990-ta. Pse? Pjesërisht kjo ndodh sepse teknologjia ka sjellur një numër të shpërqendruesve argëtimi në shtëpitë tona-dhe marrëdhëniet seksuale janë vetëm një kohë e kaluar në të cilën mund të përfshihemi në një natë me shi.
Por jo çdo vend e ka lindshmërinë në rënie. Kontineti Afrikan ka një popullatë të tanishme me diku 1.3 bilion. Kjo projektohet të rritet ne 2 bilion nga viti 2038, dhe në 3 bilion nga viti 2061, me boom-in e përqendruar në regionin nën-Saharian.
Boom Bebja Afrikane do të ketë dy efekte kyçe. Së pari, Afrika nën-Sahariane jeton nga ushqimi i importuar. Me rritjen e popullatës së saj, tregjet për ushqimin dhe zhvillimin e agrokulturës në regjion do të rriten, poashtu, duke u bërë potencialisht sektore triliondollarësh, sipas Bankës Botërore.
Së dyti, vendet perëndimore do të duhet ti rimendojnë qëndrimet e tyre të vështira mbi imigrimin.
Ato së shpejti mund të jenë të varura në punëtorët imigrantë nga Jugu Botëror për ti siguruar fonde dhe kujdes rradhëve të pensionistëve të enjtur.
Ideja kyçe 2
Konsumatorët e moshuar do të kenë më shumë fuqi shpenzuese se asnjëherë më parë.
Holandë, 1891: Frederick dhe Gerard Phillips, një ekip baba dhe bir, bashkëthemeluan kompaninë elektronike Phillips. Falë një sërë shpikjesh inovative – mes tyre, llambat me fije tungsteni, briskun elektrik, VCR-në dhe CD-në – Phillips mbetet i rëndësishëm dhe fitimprurës gjatë pjesës më të madhe të shekullit të njëzetë. Kjo ndryshon në vitet 1990, kur Philips papritmas u nënvlerësua nga elektronika më e lirë, e prodhuar në Azi. Në vitet 2000, kompania e sëmurë flirton me falimentimin.
Phillips mund të ishte palosur krejtësisht nëse Frans van Houten nuk do ta kishte marrë helmetën në vitin 2011. Ai e ndërroi fokusin e Philipsit në teknologjinë e kujdesit shëndetësor, sikurse janë skanerët dhe imazherët. Pjesërisht falë popullatës së moshuar, këto produkte tani janë shumë të kërkuara-dhe ajo kërkesë do të vazhdojë me shumë gjasa të rritet.
Ja ku është mesazhi kyç: Konsumatorët e moshuar do të kenë më shumë fuqi shpenzuese se asnjëherë më parë.
Van Houten e pa në vitin 2011 atë që shumë kompani as nuk e kanë imagjinuar-që popullata e moshuar botërore, apo tregu gri, përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme financiare për firmat.
Tani për tani, njerëz me 60 vite e përmbi-këto janë bebet bomba, të lindur mes viteve 1944-1964, dhe Gjenerata e Heshtur, e lindur mes viteve 1925 dhe 1943-mbajnë më shumë se gjysmën e pasurisë së botës. Deri në vitin 2030, do të ketë edhe 400 milion njerëz më shumë në moshën 60 e më shumë botërisht.
Ky grup parashikohet të pensionohet me vonë sesa paraardhësit e tyre, për shkak se ata do të grumbullojnë edhe më shumë pasuri. Për ta mbajtur ekonominë dhe për të qëndruar në biznes, korporatat kanë nevojë të prekin në këtë fuqi shpenzuese.
Quditërisht, ato rrallë e bëjnë këtë. Në fakt, 96% e kombëtarëve të MB mbi moshën 50 vjeqare raportojnë të ndihen të injoruar nga korporatat dhe reklamat.
Për ta kapitalizuar këtë ndërrim demografik, bizneseve do të ju duhet të ju flasin grupit të 60 vjeqarëve e tutje në një mënyrë targetuese, dhe qëllimore, dhe t’ju përshtatin produktet dhe shërbimet ndaj tyre. Fatkeqësisht, ata nuk janë grup i lehtë tregu. Mosha e tyre nënkupton se ata ka gjasa që ‘’i kanë parë të gjitha’’, kur është në pyetje reklamimi.
Parashikimi i nevojave të ndryshueshme dhe parapëlqimeve të tyre, sidoqoftë, do të ja vlejë. Ka një treg, për shembull, për këpucë që janë modë dhe ofrojnë mbështetje ortopedike. Dhe për aparatet stilistike të formësuara për të ju përshtatur ndryshimeve të aftësive fizike. Një makinë larëse me ngarkesë përpara mund të menagjohet për një përdorues në të 70-tat, por është e pamundur që i njëjti përdorues ta përdor kur të jetë në të 80-tat.
Mësimi është i thjeshtë. Për tu kujdesur për ekonominë, kujdesu për të rriturit.
Ideja kyçe 3
Deri në vitin 2030, klasat e mesme do te kenë ndërruar në mënyrë dramatike.
Pyete cilindo ekonomist, dhe ai do të të thotë: klasat e mesme janë makina e ekonomisë. As të pasura dhe as të varfëra, ato janë të qëndrueshme-dhe nëse janë të kujdesshme-konsumatore. Dhe është mënyra e tyre e qëndrueshme e të shpenzuarit që e mban rrotën ekonomike duke u sillur.
Dhe Akoma, në Evropë dhe në Amerikë, klasat e mesme, sapo të forcohen, stagnojnë. Shumë punë tradicionale të klasës së mesme po automatizohen ose po bëhen online.
Por kjo nuk ndodh çdokund. Mbi më shumë se njëqind million njerëz ju bashkangjiten klasave të mesme çdo vit, dhe deri në vitin 2030, klaset e mesme në Azi, duke përjashtuar Japoninë, do të përbëjnë gjysmën e fuqisë konsumatore botërore.
Mesazhi kyç këtu është: Deri në 2030-tën, klasat e mesme do të kenë ndërruar dramatikisht.
Në vitin 2030, do të shohim kryesisht një apo dy përralla të ardhjes së klasës së mesme.
Në Azi dhe në botën e zhvilluar, klasa e mesme po bën boom. Dhe, duke vazhduar me trendin global të tanishëm, shumë më pak njerëz do të jenë duke jetuar poshtë vijës së varfërisë. Kjo është një dobi botërore neto.
Në ndërkohë, kompanitë e vendosura në botën e zhvilluar, sikur faqja E-commerce Kineze Alibaba apo platforma për ndarjen e udhëtimeve Didi, do të përgaditen për tu bërë shtëpi energjie botërore. Derisa SHBA-të dhe kompanitë Evropiane që duan ti plasaritin ato tregje mund të përshtaten me parapëlqimet kulturalisht të përkulura të kësaj klase të re të mesme, sidoqoftë, vështrimi i tyre është shumë më i zbehtë.
Hyrja e Walmartit në botën e zhvilluar ilustron rreziqet e zgjerimit të pamenduar në tregun e ri. Në Korenë Jugore, zingjiri i supermarketit shiti produkte me shumicë, dukshëm i pavetëdijshëm për preferencat e konsumatorëve Koreanë për blerje në sasi më të vogla. Në Brazil, ku nuk ka për të gjetur pista skijimi, po shesin skija. E panevojshme të thuhet, por zgjerimi i Walmartit nuk ishte një sukses.
Derisa klasat e mesme së shpejti do të bëhen më të pasura, ato poashtu parashikohen të grumbullojnë më shumë borgj derisa i arrijnë kurthet tipike të klasës së mesme me blerje të shtëpisë dhe veturës, duke shfaqur statusin e tyre përmes gjërave të shtrenjta. Për më tepër, ky trend në rritje të konsumimit do ta lë botën në një proces të humbjes edhe më të madh sesa tani.
Në SHBA dhe në Evropë, sidoqoftë, klasat e mesme mund të vazhdojnë të shuhen. Sipas Qendrës Pew të Hulumtimit, në vitin 1971 kishte 80 milion shtëpi që konsideroheshin klasë e mesme, përderisa 52 milion ishin ose të pasur, klasë punëtore, ose të varfër. Në vitin 2015, kishte 121.3 milion shtëpi të klasës së mesme, derisa 120.8 milion shtëpi nuk ishin të tilla. Kështuqë, përderisa teknikisht ka më shumë shtëpi të klasës së mesme, proporcionalisht, klasa e mesme ka rënë dramatikisht.
Bota e zhvilluar njëherë e një kohë e shihte stilin e jetës së klasës së mesme Perëndimore si një gjë të synuar. Nga viti 2030, kjo perspektivë mund të ketë lëvizur në anën e kundërt.
Ideja kyçe 4
Gratë do të mbajnë telat e çantës në vitin 2030.
Në vitin 2008, kolapsi i bankës investuese Lehman Brothers sinjalizoi fillimin e një rënjeje globale. Por çfarë nëse do të kishte qenë Motrat Lehman në vend të Vëllezërve Lehman? A do të kishte pësuar rënie Banka? Ndoshta jo. Një studim i ndërmjetësusëve meshkuj dhe femra në një bankë investuese tregoi se ndërmejtëset femra ishin më të kujdesshme, përderisa meshkujt merrnin më shumë rreziqe.
Pse është kjo me rëndësi? Epo, në vitin 2030 gratë do të mbajnë për herë të parë më shumë se gjysmën e pasurisë botërore. Dhe shprehitë e shpenzimit botëror do të ndryshojnë si rezultat i kësaj. Shpenzimi me gjasë do të rritet në sektorët sikurse edukimi, kujdesi shëndetësor, siguria, ku gratë kanë qenë në mënyrë tipike shpenzuese më të mëdha sesa meshkujt. Në investim, gratë do të udhëheqin trendin e investimeve ‘’më të sigurta’’, sikurse janë fondet e indeksuara të aksioneve.
Mesazhi kyç është ky: Gratë do të mbajnë telat e çantës në vitin 2030.
Pra çfarë e sjell këtë ndërrim në fuqinë shpenzuese të grave? Momentalisht, gratë janë më aktive në fuqinë punëtore, por ende ballafaqohen me pengesa domethënëse në përparim dhe pasuri. Nëse një grua është poashtu kujdestare, ajo pritet të humb disa vite punë, dhe të humbë poashtu pjesë në pagën përkatëse. Një studim i Universitetit të Chicagos gjeti se një femër MBA e cila merr tre ose më shumë vite pushim nga puna mund ta kuptojë se paga e saj është pakësuar afërsisht 40% krahasuar me ato të meshkujve.
Por dekada e ardhshme sjell lajme të mira për grate që punojnë. Falë pupullatës tonë të moshuar dhe lindshmërisë së ulët, pishina e punëtorëve të kualifikuar do të shuhet. Kjo nënkupton se bizneset do të mbështeten në punëtoret nëna më shumë se kurrë më parë.
Në fakt, kjo tashmë po ndodh në Japoni, një vend me lindshmërinë më të ulët në botë. Me vite të tëra, gratë me kualifikime të larta në heshtje po priteshin ti linin punët e tyre pasi të kishin fëmijë. Tani ato po kthehen në fuqi punëtore sepse thjeshtë nuk ka mjaftueshëm punëtorë të ri për ti marrë vendet e tyre. Një rekord i 71% të grave të moshuara që punojnë në Japoni janë tani të punësuara në orar të plotë.
Dhe duket se ky ndërrim në dinamikat e fuqisë gjinore është një ndërrim për të cilin duhet të jemi gati. Një sondazh nga Gallup tregon se jemi jashtëzakonisht të ekspozuar ndaj grave me pozita të fuqishme. Në vitin 1953, Gallupi pyeti përgjigjësit e pyetësorit nëse do ta preferonin një shef mashkull apo femër. 60% preferonin një shef mashkull. Një 4% i vogël preferonin një shef femër. Gallup e ka bërë këtë pyetje çdo vit që atëherë. Në vitin 2017, 23% preferonin një shef mashkull dhe 21% një shef femër, përderisa të mbeturit ishin neutralë.
Ideja kyçe 5
Për ta përballuar krizën klimatike që po vjen, jetesa në qytet ka nevojë të ndryshojë.
Parisi, New Yorku, Delhi, Shanghai, Londra: Metropolet më të mëdha botërore janë vatrat e artit, kulturës, dhe financave-si dhe pabarazis, ndotjes, dhe epo, ngrohjes aktuale. Është e vërtetë. Qytetet po ngrohen në ritme më të shpejta sesa pjesët rurale, falë koncentrimit të tyre të lartë të fortësisë dhe asfaltit. Këto materiale që ngrehin nxehtësinë, si rrjedhojë rrisin ngrohjen globale. Ato janë qendra të konsumit, ndërtimit dhe trafikut. Në fakt qytete e botës janë përgjegjëse për 75% të energjisë së përdorur dhe 80% të emitimit të karbonit.
Ndryshimi klimatik do të ndihet padyshim më shumë në qytete. Qytetet mbajnë vetëm 1% të tokës së botës, por prapë, 55% e popullatës botërore jeton në to. Për më tepër, 75% e qyteteve janë afër bregdetit, duke i bërë ato të cenuara nga nivelet e rritura të detit.
Metropolet e mëdha Aziatike sikurse Jakartya dhe Bangkoku janë sidoms të rrezikuara. Tjetërkund, Venediku, New Orleansi, dhe Miami kanë rrezik të menjëhershëm. Pra çfarë mund të bëjnë qytetet për ta zvogëluar krizën klimatike që po vie?
Ja ku është mesazhi kyç: Për ta përballuar krizën klimatike që po vjen, jeta në qytet ka nevojë të ndryshojë.
Lajmi i mirë është se nëse banorët e qyteteve mund të bëjnë përshtatje të vogla në sjelljen e tyre, ata mund të sjellin një ndryshim për të mirë. Por ti bësh njerëzit të heqin dorë nga shprehitë e vjetra, jo eko-shoqëruese, është e vështirë. Zgjidhja? Qytetet mund ti nxisin qytetarët e tyre për të bërë zgjedhje më eko. Kredit kartat në autobusë dhe biletat më të lira, për shembull, do ta bënin transportin publik jo vetëm një zgjidhje eko-friendly, por një zgjidhje më të lirë dhe më të favorshme poashtu.
Një zgjidhje tjetër do të mund të ishte që qytetet ta rrisnin ushqimin e tyre. Agrokultura urbane mund ta ulë gjurmën e karbonit që vie nga transporti i ushqimit në qendra urbane dhe përforcimi i hapësirës urbane me gjelbërim, që si rrjedhojë, thith më shumë emitim karboni. Në Singapor, skemat e agrokulturës urbane janë tashmë të vendosura. Firma Sky Greens rrit sasi komerciale të letuces dhe spanakut në kopshte vertikale të kullave urbane. Falë teknologjisë së pastër, secila kullë ka një gjurmë të papërfillshme karboni dhe kushton përafërsisht tre dollarë në muaj për ta mbajtur. Bonusi: Në qytetet ekonomikisht depresive, kopshtaria vertikale mund të perdor ndërtesat e braktisura dhe të sjellë industrinë dhe punët prapë në qendër të qytetit.
Përkunder rrezikut klimatik që shfaqin, qendrat tona urbane vazhdojnë të rriten në mënyrë të pashmangshme. Deri në vitin 2030, mbi 400 qytete do të kenë më shumë se një million banorë. Në dekadën e ardhshme, qytetet duhet të inkurajojnë ndryshim të sjelljes dhe të përqafojnë nisma të gjebra sikurse kopshtaria vertikale, apo të përballen me pasoja të rënda.
Ideja kyçe 6
Përgaditu për ndryshim të shpejtë teknologjik në dekadën e ardhshme.
Të kujtohen seria e Jetsoneve? Ajo seri u lansua në vitin 1962, por është bërë në vitin 2062, ku ndoqi aventurat e një familje të së ardhmes, Jetsonet. Babi dhe burri George zbarkoi në punë çdo ditë me një veturë fluturruese, derisa gruaja e tij, Jane ia delegonte punët e shtëpisë mirëmbajtëses robot.
Deri në vitin 2030, ne ka mundësi të mos jemi duke udhëtuar me vetura fluturuese-por mund të presim shumë zhvillime emocionuese teknologjike në vitet e ardhshme.
Mesazhi kyç është: Përgaditu për ndryshim të shpejtë teknologjik në dekadën e ardhshme.
Ndryshe nga Jane Jetson, ne mund të mos kemi mirëmbajtëse robot, por robotët dhe tjera forma të inteligjencës artificiale tani janë shpërndarë rreth nesh. Në SHBA, robotët kanë marrë detyrat e mbi më shumë se dy milionë punëtorëve. Deri në 2030, prodhuesit do të punësojnë më shumë programerë sesa punëtorë.
Çfarë përmbajnë dhjetë vitet e ardhshme për Teknologjinë e Inteligjencës Artificiale? Epo, robotët do të depërtojnë në fusha edhe më njohëse. Në 2030-ën, nënpunësit ligjorë dhe mësuesit mund të kenë shumë lehtë kolegë robotë. Njejtë mund të ndodh edhe me kirurgët. Në fakt, në vitin 2016, një robot performoi me sukses një kirurgji të një zorre të vogël të një derri.
Në dekadën e ardhshme, printimi 3D poashtu do të marrë dhënë. Të gjitha llojet e gjërave, nga pjesët plastike deri tek furnizimet dentare, të gjitha do të printohen në vend se të prodhohen. Fushat bregdetare të goditura rëndë nga ngrohja globale mund të përdorin mirë deri të printuara 3D për të mënjanuar baticat në rritje, dhe shkëmbinjë nënujorë të printuar me 3D për të përforcuar pupullatat e peshqeve. Në Kinë, disa Kompani tashmë po printojnë shtëpi të tëra, në një inovacion që ndjell lajme të mira për përpjekjet për lehtësimin e fatkeqësive.
Natyrisht, përderisa shumë në botën e zhvilluar shikojnë kah e ardhmja, në pjesë të tjera të botës, jetët e njerëzve ngjajnë më shumë me shekullin e nëntëmbëdhjetë sesa me të njëzetë e njëtin. Në botën e zhvilluar, kur shumë shtëpi nuk kanë qasje në kanalizime, ata nuk mund të kenë toalete shpërlarëse. Pa toalete, njerëzit varen nga toaletet në gropa, të cilat janë rrezik për shëndetin dhe higjienën.
Në fakt, përafërsisht 1.5 milion fëmijë vdesin çdo vit për shkak të ujit të ndotur apo kushteve sanitare të papërshtatshme. Për këta njerëz, ndoshta zhvillimi më i thellë teknologjik nuk do të jetë një produkt I ri, por një rregullim i një produkti të vjetër: toaletet pa ujë.
Toaleti inovativ tashmë po prodhohet nga start-upi firma Loowatt. Ajo kap mbetjet në një film të biodegradueshëm, i cili pastaj vuloset dhe grumbullohet. Mbetja pastaj përdoret për të prodhuar elektricitet. Ky inovacion i thjeshtë teknologjik mund të ketë ndikimin më të madh në gjithë popullatën botërore.
Ideja kyçe 7
Mesohu të ndash gjëra, në vend se të posedosh.
Nëse i ke vëzhguar ndonjëherë parashkollorët duke luajtur me kova dhe lopata në rërë, atëherë e di se është e vërtetë: ndarja e gjërave nuk vjen gjithnjë natyrshëm. Por deri në 2030-tën, është më mirë që të mësohemi me këtë gje. Ekonomia e ndarjes së gjërave është në rritje. Së shpejti, të gjithë do të kemi më pak dhe do të ndajmë gjëra me njëri tjetrin më shumë.
Paramendoje të kesh një shtëpi në çdo kontinent, apo një veturë në çdo qytet që e viziton. I vetmi truk është se ato nuk janë tuat. Apo nuk janë vetëm pronë e jotja. Ti je një nga shumë njerëz që paguajnë një faturë për të pasur qasje në to. A të pengon kjo? Nëse përgjigja është jo, ti shumë lehtë mund të jesh një milenial apo një Gen Zer.Statistikat tregojnë se ti e vlerëson mënyrën e jetesës me shumë sesa pronën, dhe ka gjasa më shumë sesa prindërit e tu ta shohësh vlerën në pagesën e një çmimi të ulët për të përdorur një produkt, sesa të paguash një çmim të lartë për të poseduar një të tillë.
Ja ku është mesazhi kyç: Mësohu të ndash gjëra në vend se ti posedosh ato.
Ekonomia e ndarjes së gjërave nuk është asgjë e re: në fillim të shekullit njëzetë e një, platformat e ndarjes së udhëtimit sikurse Uber dhe platformat e ndarjes së shtëpisë sikur Airbnb kanë shkuar nga sipërmarrjet fillestare në emra shtëpisë. Dhe ne nuk duhet të habitemi aq shumë nga suksesi i tyre. Këto platforma të hershme të ndarjes së gjërave kanë hyrë në treg duke rritur teknologji të aplikacionit të ri celular, dhe duke sjellur një ndërrim në shprehi të konsumatorit.
Deri në vitin 2030, mesatarisht gjysma e harxhimeve tona do të jetë në shpenzim bashkëpunues: duke përdorur shërbimet që na lejojnë ta përdorim një produkt, qoftë ai një këngë, veturë, apo madje një hapësirë pune, pa e poseduar atë. Dhe nuk është që do të ndajmë prona, sikurse biçikletat apo pajisjet e kampingut. Ne do të ndajmë së bashku hapësirat punuese me një përzierje të firmave dhe punëtorëve, do ti paguajmë shpenzimet e njëri-tjetrit përmes financimit të turmës, dhe do ti financojmë kreditë shtëpiake të njëri tjetrit dhe edukimet e kolegjit përmes kreditimit nga kolegët. Në këtë proces, ne do të anashkalojmë institucionet si bankat dhe agjencitë e pasurive të paluajtshme.
E tërë kjo tingëllon utopike, apo jo? Epo, mund të ketë disa të meta. Platformat e ndarjes kanë të bëjnë me fleksibilitetin. Kjo është e shkëlqyeshme për konsumatorët e tyre, por mund të jetë e keqe për punonjësit e tyre. Duke punësuar punëtorë “fleksibël” të përkohshëm dhe të pavarur, kompani si Uber shmangin dhënien e punonjësve të tyre përfitime kritike si pushimi me pagesë, sigurimet shëndetësore ose planet e daljes në pension.
Pavarësisht nga këto boshllëqe kritike për punëtorët, potenciali pozitiv i ndarjes është i madh. Ndarja redukton pasurinë dhe më pak pasuri do të thotë më pak mbikonsum. Ndarja thjesht mund të ndihmojë në shpëtimin e planetit – nëse mësojmë ta bëjmë mirë.
Ideja kyqe 8
Në dekadën e ardhshme, ne do të shfrytëzojmë potencialin e plotë të kriptomonedhës.
Në fund të shekullit të trembëdhjetë, eksploruesi i guximshëm italian Marco Polo shkoi në Kinë. Ai ishte evropiani i parë që vuri këmbën atje. Ai pa shumë gjëra të mahnitshme që nuk kishin mbërritur ende në Evropë, si baruti dhe porcelani. Por gjëja që e shpërtheu vërtet mendjen? Para letre. Eksploruesi e vuri re duke u shkëmbyer me solemnitet të madh, “sikur të ishte ari ose argjendi i pastër”.
Këto ditë, ne ndihemi rehat duke përdorur forma të parave që abstragohen gjithnjë e më shumë nga vlera që përfaqësojnë – nga monedha letre që i bëri aq përshtypje Marco Polo-s deri te aksionet dhe obligacionet. Dhe revolucioni i ardhshëm i mundshëm në monedhë tashmë është duke u zhvilluar. Deri në vitin 2030, kriptovalutat mund të kenë lëvizur nga kufiri në rrjedhën kryesore.
Mesazhi kryesor këtu është: Në dekadën e ardhshme, ne do të shfrytëzojmë potencialin e plotë të kriptomonedhës.
Çfarë është saktësisht kriptomonedha? Le ta zbërthejmë duke përdorur si shembull një nga kriptovalutat më të njohura: Bitcoin.
Bitcoin lëshohet dhe shpërndahet plotësisht në internet, përmes një sistemi peer-to-peer. Nuk është e lidhur me asnjë qeveri apo bankë. Një rekord i çdo transaksioni të kryer me Bitcoin është i aksesueshëm në internet, në formën e një blockchain. Një bllok është një transaksion i regjistruar.
Të bashkuara së bashku, këto transaksione formojnë një blockchain të koduar. Nuk ka boshllëqe në blockchain – kodi e bën këtë të pamundur. Dhe nëse ndonjë bllok ngatërrohet, kjo bëhet menjëherë e dukshme. Sistemi blockchain, sipas kripto-entuziastëve, e bën Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera të tilla formën më të sigurt të monedhës në botë.
Megjithatë, deri më tani, shumica e njerëzve nuk janë tunduar të ndahen me llogaritë e tyre bankare dhe të kalojnë në kripto. Kjo është e kuptueshme. Kripto është i paqëndrueshëm. Vlerësimi i Bitcoin është vazhdimisht në luhatje. Në vitin 2017, një bitcoin vlente 20,000 dollarë. I njëjti bitcoin një vit më vonë? 2500 dollarë.
Por teknologjia blockchain mund të revolucionarizojë mënyrën se si ne kryejmë të gjitha llojet e transaksioneve. Kur një furnizues i kontraktuar përfundon punën e tij, ai thjesht mund të aktivizojë një kod që shkakton një pagesë automatike kripto në llogarinë e tij. Një qeveri mund të zbresë automatikisht pjesën e saj të tatimit nga çdo transaksion kripto.
Kjo mund të na ndihmojë gjithashtu të shpenzojmë më shumë në mënyrë etike. Dexio, për shembull, është një aplikacion që përdor teknologjinë blockchain për të gjurmuar transaksionet e diamanteve, në mënyrë që konsumatorët të shmangin blerjen e diamanteve të gjakut. E njëjta teknologji mund të përdoret për të forcuar sigurinë e votimit elektronik, ose për të minimizuar piraterinë në internet të pronësisë intelektuale. Nëse keni akses në muzikë, televizion ose një libër në internet, një pagesë direkte mund t’i bëhet krijuesit të tij.
Egzistojne të gjitha llojet e aplikacioneve për teknologjinë e kriptomonedhës, mjafton që ne ta përqafojmë atë.
Përmbledhja Përfundimtare
Dekada e ardhshme do të sjellë ndryshime të mëdha në botën ku jetojmë. Disa, si kriza e afërt klimatike dhe plakja e popullsisë globale, do të paraqesin sfida. Të tjera, si rritja e ekonomisë së ndarjes, kriptomonedha dhe inovacionet në teknologji, do të paraqesin mundësi. Me përgatitje, ne mund të kapërcejmë të parën dhe të përqafojmë të dytën.
Këshilla vepruese:
Përshtatuni me qëllim. Bizneset shpesh tundohen të diversifikohen në mënyrë që të sigurojnë veten e tyre për të ardhmen. Ata duhet të jenë të kujdesshëm që të mos e harrojnë misionin e tyre kur e bëjnë këtë. Në vitet ’90, Lego u diversifikua në produkte të modës dhe stilit të jetesës me rezultate katastrofike. Ata u bënë sërish një qendër elektrike për prodhimin e lodrave vetëm kur u kthyen “në tullë”, duke përmirësuar dhe diversifikuar gamën e tyre kryesore të produkteve në përputhje me tendencat bashkëkohore.