-3.2 C
Pristina
spot_img

Rizaj nga StarLabs: Platforma ‘AveHR’ në shërbim të të gjitha kompanive, veçanërisht për ato start-up

Date:

Share:

Bashkëthemeluesi i kompanisë vendore StarLabs, Darsej Rizaj tregon se platforma për menaxhimin e burimeve njerëzore “AveHR” është krijuar që t’iu shërbej të gjitha bizneseve, e në veçanti atyre start-up.

Rizaj në një intervistë për Telegrafin me redaktorin e ekonomisë Albert Spahiu, thekson se ideja fillestare e kësaj platforme është që të bëhen partner me një kompani fillestare.

“Në fillim ideja ka qenë që të bëjmë diçka për vete, edhe kur kemi ardhur te pikat e finalizimit, atëherë kemi thënë se pse nuk po e bëjmë edhe për të tjerët. Kështu që strategjia dhe qëllimi i ‘AveHR’ është që të ofron një platformë të burimeve njerëzore, e cila është e menduar që për start-upe me qenë pa pagesë dhe është po ashtu e menduar edhe tregu i jashtëm, pra për ta zhvilluar këtë platformë për tregun e jashtëm sa më shumë që mundemi”, theksoi Rizaj.

Sipas tij, me anë të kësaj platforme ndihmohet biznesi start-up, deri në atë moment kur ka mundësi të bëjë pagesa.

“Ideja fillestare është që të bëhemi partner me një start-up dhe këtë e dimë më së miri, ku ne i kemi dy start-upe si StarLabs dhe Shkolla Digjitale, e që gjithmonë të mbetet në memorie personi, produkti ose kompania që të ka ndihmuar në fillimet e tua, pra ata bëhen ADN-ja e kompanisë”, tha ai.

“Me këtë logjikë është që të ndihmohet start-upi deri sa të vjen te ajo pikë ku pastaj ai biznes ka mundësi për të bërë pagesën”, shtoi Rizaj.

Rizaj pohon se “AveHR” shërben për të pasqyruar gjendjen e një kompanie.

“‘AveHR‘ së pari i nevojitet një zyrtari të burimeve njerëzore brenda një kompanie, që ia tregon një status komplet se sa e ka numrin e punëtorëve, sa prej tyre largohen e sa po vijnë brenda kompanisë, mund të gjeneron raporte që ta shikon gjendjen e kompanisë dhe kjo pastaj jep sinjale, ku në kohën e duhur je duke bërë diçka keq, pra e vëren trendin që punëtorët po të largohen atëherë nuk je duke bërë diçka mirë”, pohon ai.

“Gjithashtu të jep informata ku pastaj mund të jesh më proaktiv me punëtorët dhe kur ai i bën një apo dy vjet brenda kompanisë”, vijon bashkëthemeluesi i StarLabs.

Në këtë intervistë, Rizaj ka folur edhe për funksionet kryesore të “AveHR” dhe mundësitë e zgjerimit të kësaj platforme.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img