-0.5 C
Pristina
spot_img

Inteligjenca artificiale e Google përmirësohet në programim

Date:

Share:

Mesa duket një përditësim i ri vjen çdo ditë në garën për të krijuar inteligjencën artificiale më të avancuar. Më e fundit vjen nga Google që po sjell përmirësime të mëtejshme të Bard i cili tashmë është më i mirë në logjikë dhe matematikë.

Bard nuk do të mbështetet vetëm në modelet gjuhësore të cilët janë më të mirët për të parashikuar sesa për të zgjidhur probleme komplekse. Përkundrazi tani Bard mund të mësojë kur nevojitet më shumë përpunim për të gjeneruar kod dhe përmirësuar saktësinë.

Sipas Google, ky përditësim ka rritur saktësinë në problemet matematikore me 30 përqind. Kompania pretendon se Bard mund të ofrojë informacione siç janë numrat e thjeshtë në miliona.

Përveç përmirësimeve në gjenerimin e kodit, Google njoftoi një funksion i cili lejon të dhënat që Bard prodhon të editohen dhe manipulohen në Sheets. Është një përditësim i vogël por shumë i dobishëm për ata që urrejnë dokumentet Excel. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img