10.1 C
Pristina
spot_img

Prishtina Mall: Brendi i njohur francez GiFi edhe në Kosovë

Date:

Share:

 

Një ndër markat më të njohura ndërkombëtare për gamën e saj inovative të produkteve që përfshijnë kategoritë shtëpiake, artikuj dhe lodra për fëmijë, dekorime, dhurata, artikuj për hobi të ndryshme, artikuj për hotelieri, restorante dhe kafiteri, dhe artikuj për kafshët e shtëpisë, ka njoftuar zyrtarisht për hyrjen e saj në tregun e Kosovës.

Ky zgjerim ka për qëllim të përmbushë nevojat e tregut Kosovar dhe atij rajonal duke ofruar një përvojë blerjeje të jashtëzakonshme. Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Zyret Qendrore të Qendrës Tregtare, Prishtina Mall, marrëveshja e arritur është nënshkruar në prani të ambasadorit francez, Olivier Guérot.

Ambasadori shprehu një optimizëm të qartë dhe theksoi rëndësinë strategjike të kësaj nisme për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet të dy shteteve.

“Jemi të lumtur dhe të nderuar të jemi pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme”, tha ambasadori, duke vënë në pah se kjo marrëveshje nuk është vetëm një transaksion biznesi, por një përpjekje për të thelluar marrëdhëniet ekonomike mes të dy shteteve.

Për rëndësinë e marrëveshjes u tha edhe nga vet përfaqësuesit e GiFi-t, të cilët u shprehën që “Jemi të lumtur që kemi arritur në këtë marrëveshje me Kosovën, e cila është hapi i parë për zgjerimin tonë në këtë pjesë të Evropës”.

“Kemi shpresa të larta për sukses në tregun e Kosovës”.

Ndërsa, Presidenti i Bordit të Prishtina Mall, Fatmir Zymberi, shprehu vlerësimin e tij për vendimin e GIFI për të zgjedhur Prishtina Mall si lokacion.

“Kjo është një zgjedhje strategjike që bën të mundur një zgjerim të suksesshëm”, tha ai.

Përderisa Alvaro Costa, Drejtor Menaxhues në Prishtina Mall, tha se “Jemi shumë të lumtur për fillimin e këtij bashkëpunimi, dhe bashkëngjitjes së GiFi si pjesë e brendeve të hapura në Prishtina Mall. Është nder dhe privilegj të jemi qendra e parë tregtare në Evropën Juglindore që po arrin të hap një brend prestigjioz si Gi-Fi, i cili u themelua në vitin 1981 dhe ka më shumë se 600 dyqane në mbarë botën”.

Në vijim të konferencës, Drejtori Ekzekutiv për Kosovë i GIFI, Gojart Shaqiri, prezantoi detajet e hapjes së dyqanit të parë, ku pritet të ketë hapësire shitëse më shumë se 2,000 metra katrorë dhe do të ofrojë një gamë të gjerë prej mbi 30,000 produkteve. Shaqiri theksoi veçanërisht mundësinë që GIFI ofron për prodhuesit vendorë: të hyjnë në tregjet ndërkombëtare përmes rrjetit të GIFI-t, i cili ka mbi 600 lokacione në të gjithë botën.

Ai e vlerësoi këtë si një platformë shumë të rëndësishme për ekspozimin, zhvillimin dhe suksesin e kompanive vendore në arenën ndërkombëtare. Gjatë konferencës, u bë e ditur se hapja e dyqanit GIFI në Prishtina Mall pritet të ndodhë në javën e parë të muajit nëntor. Marrëveshja e sotme midis GIFI dhe Prishtina Mall shënon një hap të madh për të dyja palët dhe për ekonominë e Kosovës. Ky partneritet do të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme blerjeje për konsumatorët kosovarë, duke ofruar një gamë të pasur të produkteve që i përfshin të gjitha kategoritë, nga artikujt shtëpiakë deri te lodrat për fëmijë dhe shumë të tjera.

Marrëveshja, e nënshkruar në prani të përfaqësuesve të nivelit të lartë nga të dy shtetet, jo vetëm që mbron interesat ekonomike, por edhe ndihmon në thellimin e marrëdhënieve kulturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img