-1.3 C
Pristina
spot_img

Subvencionimi energjisë elektrike, ekspertët e ekonomisë po e konsiderojnë si formë të gabuar

Date:

Share:

Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar po konsiderohet formë e gabuar nga Qeveria e Kosovës. Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se çdo ndihmesë për qytetarët është e nevojshme, por sipas tyre, shteti i Kosovës nuk mund të mbahet me subvencione.

Ndërsa, këtë vendim Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e konsideron të vonshëm.

Sipas Ministrisë së Financave deri tani kanë aplikuar mbi 16 mijë familje për subvencionimin e energjisë. E prej atyre që kanë aplikuar për këtë mbështetje janë edhe pensionistët të cilët po i përmbushin kriteret për subvencionim të energjisë elektrike.

Subvencionet e energjisë elektrike të nevojshme i cilëson pensionisti, Rizah Krasniqi, pasi që sipas tij, kjo do të mundësojë të kursejë gjysmën e pensionit të cilën e shpenzon për të paguar faturat e rrymës.

“Jam i interesuar për ata me na bërë, se më së pakti 25 metra dru i shpenzoj për nxehje edhe prapë nuk po nxehem, ato i kemi kryer rrymën, ujin, bërllokun, këto tri si të marr pensionin këto i rri gati. Pensioni është shumë pak, qeveria është mirë të na ndihmojë, unë një kontroll ose të shkoj barna me marrë edhe rrymën, ujin e bërllokun. Mua nuk më mjafton asgjë, mos me ngrënë as mos me pi asgjë, në qoftë se na bëjnë subvencionin mua më shpëtojnë se gjysmë më pak tash. Rrymën e kursej, edhe për shtetin edhe për veten”, tha Krasniqi.

Pensionisti tjetër Tahir Mavriqi, i cili ka aplikuar për të përfituar subvencionimin e energjisë elektrike, tha se të gjithë faturat e rrymës duhet t’i paguajë vetë, për çka shprehet se nuk po mund t’i sigurojë të hollat.

“Tani me fatura me i marrë paret, pare nuk po kemi për t’i financuar (paguar) vetë edhe jemi mbet asgjë, shteti deri tash nuk ka ndihmuar kurrgjë, unë kam aplikuar por ai për me bërë këtë efiçiencë për nxehje me ujë kam konkurruar se tjerave i ka dal afati për energji të diellit, por tash po duhet të financohet vetë po tani me i marre paret, ku me i marrë paret, gjithë ato para”, tha Mavriqi.

Liron Gjocaj nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka deklaruar se një formë e tillë e subvencionimit ka ndodhur edhe në vendet e tjera dhe sipas tij, nuk ka arsye që edhe në Kosovë të mos jetë e mirëpritur.

“Këto familje do të ketë ndikim ani pse është vonë le të themi, por gjatë muajve të dimrit kur konsumi është më i madh i energjisë elektrike si shkak i përdorimit të saj për ngrohjen ambientit normal se këto familje do të vërejnë një ndikim, do të ketë përmirësim në gjendjen ekonomike të tyre. Këto janë masa të mira por të vonuara të cilat do të kishin efekt më të mirë nëse do të ishin implementuar më herët. Nga përvoja në të kaluarën dhe vet ato analiza tona e dimë që një formë e tille është implementuar edhe ne vendet e tjera dhe e mirëpritur nga konsumatorët andaj nuk ka arsyeje që edhe në Kosovë të mos jetë e mirëpritur, ndoshta jo shumë por është një bazë e lehtësuar për ata në pagesën e faturave mujore e vjetore”, tha Gjocaj

Po ashtu, ai shtoi se subvencionimi i qytetarëve për faturat e energjisë elektrike është pagesë e cila e do të i kthehet ekonomisë së vendit, ndërsa për KESCO-n është garanci se faturat do t’i paguhen.

“Me shumë gjasë një shumë e të hollave përsëri do të futet në ekonomi e përsëri përmes TVSH-së dhe vlerave të tjera t’i kthehet vendit. Për KESCO-n është më mirë sepse një formë sigurohet pagesa e faturave, ata mund të bëjnë faturimin, por nëse nuk është pagesa krijohet procesi i shkyçjes, kështu që vet Qeveria e Kosovës jep të holla dhe jep subvencion është një lloj garancie për KESCO-n që faturimi do të paguhet dhe do të pranojnë të holla për energjinë elektrike të shpenzuar nga konsumatorët. Prandaj, normalisht se është e mirëpritur duke ditur faktin se çka po shpenzohet do të paguhet”, shoti ai.

Ndërsa, njohësi për çështje ekonomike, Safet Gerxhaliu tha se çdo ndihmesë për qytetarët është e nevojshme, derisa shtoi se shteti i Kosovës nuk duhet të mbahet në këmbë me subvencione.

“Në këtë drejtim duhet të mësojmë që nuk mbahet shteti me ndihma do të thotë subvencionim të rrymës dhe disa produkteve. Është koha kur duhet të mendohet në aspektin afatgjatë, qëndrueshmëria dhe duhet të kemi një plan nga i cili plan Kosova duhet të jetë prodhuese dhe eksportuese e energjisë elektrike dhe jo të jetë e varur nga importi por sidoqoftë është kohë krize e inflacionit dhe çdo ndihmë për qytetarët duhet të duartrokitet”, tha Gerxhaliu.

Tutje, ai u shpreh se nëse energjia elektrike do të ishte prodhuar në Kosovë, do të fitonte më shumë ekonomia e Kosovës, por në mungesë të kësaj janë ekonomitë familjare që do të përfitojnë më shumë.

“Po të ishte energjia elektrike ajo që prodhohet në Kosovë, efekti do të jetë më i madh , do të jetë një energji elektrike e importuar për të subvencionuar në qoftë se do të fitojë do të fitojë shumë më tepër ekonomitë familjare apo familjet por edhe kjo e ka efektin e vet sepse sfidat janë të shumta. Mirëpo të mendohet e përmes subvencionimit do të kemi rritje ekonomike apo zhvillim ekonomik është një teori e re e cila duhet të hulumtohet dhe të patentohet si e arritur”, u shpreh ai.

Në anën tjetër nga KEDS-KESCO nuk janë përgjigjur se si do të trajtohen ato familje përfituese dhe në çfarë forme do t’i pranojnë paratë nga Qeveria e Kosovës.

Thirrja për subvencionimin e energjisë elektrike do të jetë e hapur deri në fund të shtatorit.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img