14.2 C
Pristina
spot_img

Arsyeja pse punëtorët e mirë largohen, nuk është paga

Date:

Share:

Nëntë nga dhjetë raste kur një punonjës thotë se dëshiron të largohet për një punë më të paguar, kjo nuk është e vërtetë.

Pse njerëzit japin dorëheqje? Sa i përket kësaj pyetje sigurisht që ka shumë arsye si paratë, orari i punës, vendndodhja, mungesa e interesimit. Për Alison McMahon, eksperte e burimeve njerëzore dhe CEO i “TwoFold” arsyeja kryesore që punonjësit largohen nga puna është sepse ata janë lodhur duke punuar për shefat e këqij.

Sipas saj, njerëzit janë të gatshëm të kalojnë disa aspekte negative të vendit të punës për aq kohë sa ata ndihen të lumtur se për kë punojnë. Punonjësit zakonisht thonë se po largohen për një punë më të paguar por e vërteta nuk është e tillë. McMahon thotë se vërteta është shumë e ashpër dhe shumë punonjës nuk janë rehat ta thonë atë. Njerëzit kanë nevojë për një udhëheqës, dhe një shef i keq ka shumë të ngjarë të jetë një udhëheqës i keq.

McMahon ofron disa sugjerime për ata që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese, megjithëse këto gjëra duket se janë më shumë cilësi të lindura sesa diçka që mund të fitohet.

Ajo thotë se një shef i mirë duhet të kujdeset vërtet për njerëzit e tij. McMahon thekson se një problem kronik i shumë organizatave është se punonjësit me e mirë me aftësi të mira teknike, por që nuk kanë asnjë aftësi të udhëheqjes vendosen në pozicione drejtuese. Rekomandimi i saj është që kompanitë t’i kushtojnë vëmendje procesit të promovimit dhe të sigurojnë që avancimi i çdo punonjësi të bëhet në mënyrën e duhur

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img