Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka apeluar qytetarët e Kosovës që të reduktojnë qeset plastike.
Ai ka thënë se ndalohet prodhimi, importi dhe shitja në treg e qeseve plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza me trashësi nga zero (0) deri në njëzetepesë (25) mikron.
Postimi i plotë:
Javën që kaluam miratuam vendimin dhe nismën për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, me ç’rast informuam opinionin publik se:
Ndalohet prodhimi, importi dhe shitja në treg e qeseve plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza me trashësi nga zero (0) deri në njëzetepesë (25) mikron.
Ndalohet prodhimi, importi dhe shitja në treg e qeseve plastike mbajtëse të okso-degradueshme.
Ndalohet vendosja e: logos, markës tregtare, sloganit, emrit të prodhuesit ose shitësit, në qese plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza prej njëzetepesë (25) deri pesëdhjetë (50) mikron.
Ky është vetëm hapi i parë i një serie masash që do të ndërmarrim për reduktimin e qeseve të plastikës, përfshirë këtu kontrollet që do të ushtrohen nga një sërë institucionesh në javët në vijim