15 C
Pristina
spot_img

Udhëzues i shpejtë tatimor për biznesin në Kosovë

Date:

Share:

  1. Kategorizimi i llojeve të bizneseve

Personat fizik (bizneset individuale dhe ortakritë) – Kanë përgjegjësi të plotë me tërë pasurinë e tyre private. Sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare, Personat juridik (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar – ShPK, Shoqëri Aksionare – ShA, Kompani e huaj, Dega në Kosovë) – kanë përgjegjësi të kufizuar vetëm me pasurinë e ndërmarrjes. Aplikimi për regjistrimin e biznesit mund të bëhet online si dhe në çdo qendër komunale të ARBK-së (Qendra One-Stop-Shop).

  1. Cilat tatime aplikohen në Kosovë?

Më poshtë gjeni llojet e tatimeve të cilat aplikohen në Kosovë si dhe institucionet përgjegjëse për mbledhjen e tyre.

Lloji i tatimit Institucioni përgjegjës
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (brenda vendit) Administrata Tatimore
Tatimi në të Ardhurat e Korporatave Administrata Tatimore
Tatimi në të Ardhurat Personale Administrata Tatimore
Kontributet Pensionale Administrata Tatimore
Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (Import) Dogana
Taksat Doganore Dogana
Akcizat Dogana
Tatimi mbi Pronën Komunat
Taksat lokale Komunat
  1. Krijimi dhe mbajtja e regjistrimeve

Librat dhe regjistrimet mbahen me shkrim ose në formë elektronike.

Për bizneset me qarkullim nën limitin për tatuarje në të ardhura reale (50 000 euro për TAP dhe 30,000 euro për TAK), librat dhe regjistrimet minimale që duhet mbajtur, janë: Libri i blerjes, Libri i shitjes, Libri i Arkës, raportet bankare, kopjet e dokumenteve, regjistrimi i mallit, Libri i të Punësuarve, etj.

Ndersa bizneset me qarkullim vjetor mbi limitin për tatuarje në të ardhura reale (50 000 euro për TAP dhe 30,000 euro për TAK) dhe ato që zgjedhin vullnetarisht të deklarojnë në baza reale, duhet të mbajnë regjistrime sipas Standardeve të Kontabilitetit të Kosovës (SKK), si:

  • Libri i Blerjes (regjistrohen të gjitha blerjet ose deklaratat);
  • Libri i Shitjes (regjistrohen të gjitha shitjet dhe deklaratat);
  • Libri i Arkës (regjistrohen të gjitha hyrjet dhe daljet në arkë);
  • Raportet Bankare (regjistrimet e depozitave dhe tërheqjeve);
  • Llogaria kryesore (bilanci hapës, të hyrat në kapital, zhvlerësimi, bilanci mbyllës);
  • Pasqyrat financiare dhe bilanci, kopjet e dokumenteve mbështetëse për hyrjet në libra, regjistrimi i mallit dhe Libri i të Punësuarve.

Bizneset janë të obliguara për ruajtje të regjistrimeve për një periudhë 6 vjeçare, pas periudhës kur ka lind detyrimi tatimor.

  1. Dokumentet mbi Origjinën e Mallit

Dokumentet të cilat dëshmojnë origjinën e mallit janë: Dokumenti Unik Doganor (DUD) , Dokumenti i Transportit, Faturë me TVSH, Faturë pa TVSH, Çertifikatat tatimore / Kuponët / Dëftesat.

  1. Transaksionet mbi 500€

Për transaksionet në mes të personave të tatueshëm, çdo transaksion mbi 500€, duhet të bëhet përmes llogarisë bankare pavarësisht nëse pagesa bëhet pjesë-pjesë.

  1. Tabela informuese për llojet dhe normën tatimore

Lloji i tatimit Norma tatimore
TVSH (progresive) Regjistrimi dhe faturimi i TVSh-së është i obligueshëm për çdo tatimpagues me qarkullim vjetor më të lartë se 30,000 euro në vit.

18% norma standarde; 8% norma e reduktuar.

Disa veprimtari si shërbimet financiare, shërbimet spitalore dhe kujdesi mjekësor, shërbimet e edukimit, etj. janë të liruara nga TVSh. Poashtu, ligji parasheh edhe lirimet në importe për linjat e prodhimit dhe makineritë për përdorim në procesin e prodhimit, lëndën e parë që shfrytëzohet për procesin e prodhimit, disa nga pajisjet e teknologjisë së informacionit etj.

Deklarimet dhe pagesa e TVSh-së bëhet në baza mujore më së largu deri me datën 20 të muajit pasues për periudhën paraprake dhe konsiderohet vlerësim i bërë nga vetë tatimpaguesi (deklarime vullnetare nga ana e biznesit).

Tatimet Doganore 10% standard.

0%, 2%, 5%, 6%, 10% ose 15% (varësisht nga natyra e importit, vendi i origjinës si dhe shkalla e zbatimit të MSA-së me BE-në në rastet e importit nga vendet e BE-së).

Në momentin e importit – përveç në rastet e përjashtimeve apo kur futet në depo doganore.

Akciza Varësisht nga produkti.

E pagueshme në rastin e importit apo prodhimit (marka e akcizës).

 

 

Lloji i tatimit Norma tatimore
Tatimi në të Ardhura Personale Tatimpagues janë Personat Fizik Rezident dhe Jo Rezident, Ndërmarrjet Personale Afariste, Ortakëritë dhe Shoqëritë, të cilët pranojnë ose krjojnë të ardhura bruto.

Ndërmarrjet personale afariste në Kosovë me qarkullim mbi 30,000 Euro klasifikohen si biznese të Mëdha Individuale. Këto biznese deklarojnë këste paradhëni me formularin IL çdo tremujor me përllogaritje në njërën nga dy mënyrat

% e detyrimit të përgjithshëm tatimor bazuar në të ardhurat e tatueshme të vlerësuara;

110 % e detyrimit tatimor nga viti paraprak.

Në fund të vitit bëhet deklarimi vjetor përmes deklartës PD.

Norma – Sipas shkallëve tatimore në të ardhurat pas shpenzimeve të pranueshme.

Fitimi para tatimit = Të ardhurat bruto-shpenzime të pranueshme.

ardhurat Vjetore nga 0 deri 960€=0%

ardhurat Vjetore nga 960-3000€=4%

ardhurat Vjetore nga 3,000 deri 5400€=8%

ardhurat Vjetore nga 5400€ e tutje = 10%

Deklarimi dhe pagesa e kësteve pardhënie bëhet çdo tre muaj, nga data 01 deri 15 të muajit pasues pas çdo tremujori, ndërsa deklarata vjetore duhet të dorëzohet nga data 01 janar deri 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.

Tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto deri në 30.000€ klasifikohen si biznese të Vogla dhe deklarojnë deklaratën IS ku aplikohen normat si më poshtë:

Norma – 9% të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pak se 37.50 euro per tremujor.

Norma – 3% të të ardhurave bruto nga tregtia, transport!, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme ekonomike të çdo tremujori, por jo më pak se 37,50 euro për tremujor.

Tatimi në paga Punëdhënësi është i obliguar që me rastin e pagesës së pagës për të punësuarin të mbajë tatimin në burim, të cilin tatim më pas duhet ta deklaroj dhe ta paguaj më së largu deri me datë 15 të muajit pasues pas çdo muaji. Punëdhënësi kryesor, mban tatimin në burim sipas shkallëve tatimore, si në vjim:

ardhurat mujore nga 0 deri 80€ =0%

ardhurat mujore nga 80-250€=4%

ardhurat mujore nga 250-450€ =8%

ardhurat mujore nga 450€ e tutje=10%

Punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore.

 

 

Lloji i tatimit Norma tatimore
Kontributet Pensionale 5% nga punëdhënësi (biznesi) mbi pagen bruto.

5% nga paga bruto e të punsëuarit (kontributi ndalet ne burim dhe paguhet në momentin e pagesës).

Kontributet Vullnetare Punëdhënësit mund të kontribuojnë vullnetarisht për një shumë plotësuese deri në dhjetë përqind (10%) të rrogës vjetore, për një shumë të përg’ithshme prej pesëmbëdhjetë përqind (15%) të rrogës. Po ashtu, punonjësit mund të kontribuojnë vullnetarisht një shumë plotësuese deri në dhjetë përqind (10%) të rrogës së tyre vjetore, për kontributin e përg’ithshëm prej pesëmbëdhjetë përqind (15%) të rrogës. Kontributet vullnetare mund të bëhen pas moshës së pensionimit, por asnjë kontribut nuk mund të bëhet në emër të pjesëmarrësit, i cili merr përfitime nga Fondi në formë të anuitetit ose tërheqjes graduale apo ka marrë pagesë në shumë paushalle.
Tatimi në të Ardhura të Korporatave Tatimpagues për TAK është një korporatë apo një ndërmarrje tjetër afariste që ka statusin e personit juridik sipas lig’it në fuqi në Kosovë. Këto ndërmarje klasifikohen si Korporata të Mëdha dhe Korporata të vogëla. Korporatat e mëdha janë ato të cilat kanë qarkullim vjetor mbi 30,000€, si dhe korporatat që dëshirojnë vullnetarisht të tatohen në të ardhura reale. Këto korporata deklarojnë këste paradhëni me formularin QL çdo tremujor me përllogaritje në njërën nga dy mënyrat:

% e detyrimit të përgjithshëm tatimor bazuar në të ardhurat e tatueshme të vlerësuara;

110 % e detyrimit tatimor nga viti paraprak.

Në fund të vitit bëhet deklarimi vjetor përmes Deklartës CD.

Tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto deri në 30.000€ klasifikohen si Korporata të Vogla dhe deklarojnë Deklaratën QS ku aplikohen normat si më poshtë:

Norma – 9% të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pak se 37,50 euro për tremujor.

Norma – 3% të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme ekonomike të çdo tremujori, por jo më pak se 37,50 euro për tremujor.

Norma – 10% në të ardhurat pas shpenzimeve të pranueshme.

Fitimi para tatimit = Të ardhurat bruto-shpenzime të pranueshme.

Deklarimi dhe pagesa e kësteve paradhënie bëhet çdo tre muaj, nga data 01 deri 15 të muajit pasues pas çdo tremujori, ndërsa deklarata vjetore duhet të dorëzohet nga data 01 janar deri 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.

 

 

Lloji i tatimit Norma tatimore
Tatimi në Dividenda Dividenta si për personin rezident apo jo-rezident është e liruar nga tatimi
Tatimi në qira Tatimi në qira është 10%, ndërsa Tatimi i mbajtur në burim në qira është 9% në vlerën bruto të qirasë.

Nëse qiradhënësi dhe qiramarrësi janë biznese atëherë tatimi ndalet në burim dhe deklarohet e paguhet nga qiramarrësi.

Nëse qiradhënësi është person fizik dhe qiramarrësi biznes atëherë tatimi ndalet në burim dhe deklarohet e paguhet nga qiramarrësi.

Nëse qiradhënësi është biznes dhe qiramarrësi është person fizik atëherë tatimi deklarohet e paguhet nga qiradhënësi.

Në rastet kur të ardhurat e qiradhënësit janë të përjashtuara nga tatimi, pavarësisht se kush është qiramarrës nuk duhet të ndalet tatim në burim në qira.

Tatimi në interesa dhe të drejta pronësore Secili person fizik afarist, ortakëri apo grupim i personave, i cili iu paguan interes apo të drejta pronësore, përveç interesit që është i liruar sipas këtj ligji, personave rezidentë apo jo rezidentë, do të mbajë në burim tatimin dhjetë për qind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit. Përjashtim bëjnë rastet kur ka të bëjë me pagesën për personin jo-rezident dhe me shtetin nga vjen personi jo-rezident ka Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, pra në raste të tilla zbatohet METD.
Tatimi për jo-rezidentët 5% apo sipas Marrëveshjes për Eliminimin e Tatimeve të Dyfishta.

 

Regjistrimi dhe menaxhimi elektronik i taksave & dokumenteve tjera tatimore: http://www.atk-ks.org/services/

Regjistrimi dhe Menaxhimi i kontributeve pensionale:

https://online.trusti.org/

  1. Procesi i regjistrimit për TVSH:

Personi i cili zhvillona aktivitet ekonomik në mënyrë të pavarur mund të aplikojë për tu pajisur me certifikatë të TVSh-së, pavarësisht qarkullimit të biznesit të tij. Pra, regjistrimi në TVSH mund të bëhet në mënyrë vullnetare ose me kalimin e pragut në qarkullim mbi 30.000€, brenda vitit kalendarik.

Person i tatueshëm është çdo person qoftë ky individ, person fizik ose juridik, ose i organizuar në çdo formë tjetër të njohur nga legjislacioni në Kosovë, i cili në mënyrë të pavarur kryen veprimtari ekonomike sipas kuptimit të Ligjit, pavarësisht vendit, qëllimit, ose rezultatit të kësaj veprimtarie. Për TVSH nuk është i rëndësishëm rezultati (humbjefitim) i veprimtarisë ekonomike.

Një person është i detyruar për t’u regjistruar për TVSH, kur personi në mënyrë të pavarur kryen aktivitet ekonomik në Kosovë, në pajtim me nenin 4 të Ligjit për TVSH dhe qarkullimi i të cilit (duke përfshirë edhe qarkullimin e furnizimeve të liruara të TVSH-së) në tërësi, brenda vitit kalendarik, e tejkalon vlerën prej 30,000€.

Elemente që nuk ndikojnë në përcaktimin e të qenit personi i tatueshëm janë: mungesa e fitimit, statuti i personave ose forma e organizimit, përgjegjësia ndaj llojeve të tjera të tatimeve, kryerja efektive ose jo e pagesës së TVSH-së.

Regjistrimi në TVSH bëhet në mënyrë online në Administratën Tatimore të Kosovës përmes platformës E-Deklarimi.

Bibliography

(n.d.). EY Worldwide VAT, GST and Sales Tax Guide 2020.

Kosoves, A. T. (n.d.). Sherbimet Elektronike.

Kosoves, P. S. (n.d.). Taksat.

Biznesi.RKS

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img