11.4 C
Pristina
spot_img

Nissan do të shesë vetëm makina elektrike në Europë

Date:

Share:

Po më herët Nissan është shprehur se 98 përqind e shitjeve në Europë do të jenë të elektrifikuara, plotësisht elektrike ose hibride.

Nissan tha ditën e Hënë se të gjitha modelet e reja Europiane do të jenë plotësisht elektrike ndërsa planifikon të shesë vetëm makina elektrike deri në 2030-ën në kontinent.

Prodhuesi Japonez i makinave tha se modelet e reja elektrike do të prodhohen në fabrikat e saj në Sunderland të Anglisë.

Në fillim të vitit Nissan rriti objektivat për makinat elektrike ndërsa punon për të kapur një segment të dominuar nga emrat e rinj si Tesla duke thënë se 19 modele të reja elektrike do të vinë deri në 2030-ën.

Po më herët Nissan është shprehur se 98 përqind e shitjeve në Europë do të jenë të elektrifikuara, plotësisht elektrike ose hibride.

Objektivi i ri e sjell kompaninë në një linjë me partnerin Renault me të cilin kanë edhe një aleancë. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img