-2.1 C
Pristina
spot_img

Sette Gioielli përdor inteligjencën artificiale në prodhimin e stolive. Drejtuesit ndajnë përvojën me studentët e universitetit Polis

Date:

Share:

Sette Gioielli është një laborator italian i punimit të arit, themeluar në Padova me 1981. Ajo është e specializuar në punimin e unazave të ndryshme, për raste të veçanta me ngjyra dhe me forma origjinale.

Marco Sette tregon se, “Prej 40 vitesh investojmë shumë në kërkim dhe zhvillim. 15 vite më parë, aplikuam të parët printimin 3D për të realizuar stolitë. Nga 2021 “Sette goielli” po përdor në procesin krijues edhe disa softëare të inteligjencës artificiale”.

Falë cilësisë së stolive të tyre, drejtuesit e kompanisë janë pritur nga Papa Francesco në 2013 dhe kanë marrë në 2015 një medalje nga Presidenti Italian.

Për të ndarë këtë përvojë, ata janë ftuar nga ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Buçi. Në bashkëpunim me universitetin Polis është organizuar një ëorkshop, ku u tregohet nxënësve se si përdoren këto instrumente.

Në 4 ditët e workshopit, nxënësit e universitetit Polis mundën të dizenjojnë stolitë e ëndrrave të tyre, duke përdorur software të inteligjenës artificiale si, midjourney, të krijojnë modele 3D me një software për projektimin, si Rhinoceros dhe në fund, falë printerave të pranishëm në laborator të printojnë modelet e përgatitura.

Ky workshop është një rast që u mundëson studentëve të zbulojnë botën e dizenjimit të stolive dhe të marrin mesazhin se është e rëndësishme të mësohen teknologjitë e reja për të qenë konkurrues në tregun e punës së të nesërmes.

Drejtuesi i kompanisë “Sette gioielli” tregon se, gjatë vizitës tonë kemi pasur mundësinë që falë ICE, Agjensisë për promovimin jashtë vendit dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve italiane, të vizitojmë disa dyqane të stolive në Tiranë. Tregtimi i stolive është në zgjerim në Shqipëri dhe prodhimet “Made in Italy” janë shumë të çmuar.

Në projektet e ardhshme, përfaqësuesit e kompanisë ndajnë me ne se ndodhen në fazën e tranzicionit mes gjeneratash. Nga Mauro e Nadia Sette, që kanë themeluar kompaninë mbi 40 vite më parë, tek Marco Sette, djali i tyre. “Falë kreativitetit të prodhimeve tona dëshirojmë të ndërkombëtarizojmë ndërmarrjen dhe të kërkojmë tregje të reja për stolitë tona”.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img