1.7 C
Pristina
spot_img

A mund ta transferojmë Pajisjen Elektronike Fiskale (shesim) tek një biznes tjetër?

Date:

Share:

Shitja apo blerja e Pajisjes Elektronike Fiskale konsiderohet transaksion i rëndomtë dhe i lirë i bërë me vullnetin e palëve kontraktuese.

Pajisjet Elektronike Fiskale (PEF) të Certifikuara nga Operatori Ekonomik sipas Legjislacionit në fuqi, shiten dhe instalohen te tatimpaguesit e obliguar për shfrytëzimin e PEF, në tërë territorin e Republikës së Kosovës;
Pajisjet Elektronike Fiskale, të cilat operojnë në treg dhe nuk janë ri-certifikuar nga Operatori Ekonomik, nuk mund të shiten/blihen si PEF për përdorim të mëtutjeshëm. Pajisjet e tilla të cilat janë në përdorim duhet të përkrahen me pjesë rezervë nga Operatori Ekonomik sipas afateve ligjore dhe duhet të kryhet kontrolli i rregullt periodik;
Kur tatimpaguesi plotëson kriteret e përcaktuara me Vendimin Shpjegues Publik Nr.02/2016 – Procedurat për Transferimin e Pronësisë tek ndryshimi në Formën e Biznesit, p.sh: nga Biznesi Individual në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, etj. apo ndryshimin e pronarit nga biznesi me pronar “X” në biznesin me pronar “Y”, mund t’i bartë PEF edhe nëse ato nuk janë ri-certifikuar nga Operatori Ekonomik, pasi që kjo konsiderohet vazhdimësi e biznesit.
Kur tatimpaguesi nuk plotëson kriteret e përcaktuara me Vendimin Shpjegues Publik Nr.02/2016 – Procedurat për Transferimin e Pronësisë tek ndryshimi në Formën e Biznesit, dhe nëse PEF, me të cilat operojnë në treg nuk janë ri-certifikuar nga Operatori Ekonomik, nuk mund të transferohet/instalohet tek tatimpaguesi tjetër

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img