Ministria e Ekonomisë ka ndarë rreth 1.2 milionë euro për krijimin dhe funksionalizimin e Parkut Teknologjik “Tech Park Prishtina” ndërkohë që po bëhen përgatitjet e fundit për eventin e hapjes zyrtare!
Javën që vjen do të inaugurojmë parkun i cili do të shërbej si hub i kompanive të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), start up-eve, profesionistëve, studentëve të TIK-ut e institucioneve të hulumtimit.
Tutje komuniteti i TIK-ut do të mund të shfrytëzojë:
- Zyrat
- Sallat e takimeve
- Dhomat e trajnimit
- Hapësirat e gjelbëruara
- Hapësirat për rrjetëzim