Claudia Goldin, profesoreshë në Harvard, është nderuar me çmimin “Nobel Memorial” në Shkencat Ekonomike, çmimi i fundit i sezonit Nobel të këtij viti.
Goldin, një specialiste në historinë e punës dhe ekonomisë është gruaja e tretë që shpërblehet në historinë e çmimit.
Çmimi i Ekonomisë u krijua në vitin 1968 nga banka qendrore e Suedisë dhe njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Fituesit e vitit të kaluar ishin ish-kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke, Douglas W. Diamond dhe Philip Dybvig, për kërkimin e tyre në dështimet e bankave që ndihmuan në formësimin e reagimit agresiv të Amerikës ndaj krizës financiare 2007-2008. Vetëm dy nga 92 laureatet e nderuara të ekonomisë kanë qenë gra.